Pesë deputetët me më së shumti mungesa në Kuvend gjatë sesionit pranveror

Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është listuar i pari nga partitë shqiptare.

Kështu vlerëson raporti i Institutit Demokratik të Kosovës, ku Pacolli gjatë sesionit pranveror ka gjithsej 14 mungesa.

E për këtë çështje i pari i AKR-së, ka një arsye.

Ai arsyeton mungesat me lobimin për njohjen e Kosovës dhe sipas tij, kjo punë që ka bërë ka qenë më e rëndësishme sesa sic është shprehur, humbja e kohës në Kuvend duke dëgjuar akuza dhe kundërakuza mes partive.

“Po, mund të jetë ashtu. Unë kam munguar në disa seanca të Kuvendit, por nga ana tjetër nuk jam ndalur kurrë. Kam lobuar nëpër botë për njohjen e Kosovës, që për mua ka qenë shumë më e rëndësishme se sa të humbas kohë duke dëgjuar akuza dhe kundërakuza banale mes partive dhe grupeve parlamentare brenda Kuvendit. Nga ana ime, kam sjellë disa nota verbale nga shtete të rëndësishme që kanë njohur pasaportat e Kosovës. Jam gjithashtu në proces të sigurimit të njohjeve të tjera dhe gjithë këtë e kam bërë me iniciativën time personale, pa mbështetje nga qeveria e Kosovës”, tha Pacolli për TeVe1.

E pas tij me mungesa qëndron deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka.

Në një përgjigje të shkurtër për televizionin ai tha se i ka mungesat e arsyeshme.

“Të gjitha mungesat e mia janë të arsyeshme dhe që nga 9 shkurti nuk jam më deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Uka.

Ndërsa Ganimete Musliu dhe Adrian Kastrati bëjnë pjesë në këtë listë, por që kanë munguar për shkaqe shëndetësore.

Ndërsa televizioni nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga Xhavit Haliti i cili bënë pjesë në top 5shen e deputetëve me më së shumti mungesa gjatë këtij sesioni.

E për këto mungesa hulumtuesja në KDI Violeta Haxholli, tha që kryesia e kuvendit do të duhej të shqiptonte vërejte.

Në këtë rast kryetari dhe kryesia kanë mandatin që të shqiptojnë vërejtje fillimisht për deputetët e papërgjegjshëm por edhe ministrat pra ka raste kur psh në rastin e pyetjeve parlamentare shpesh mungojnë ministrat edhe kryetari si kryesues i seancës duhet që të shqiptojë vërejte për çdo kënd në seancë që sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj punimeve të asaj seance, ka thënë ajo.

Nga 24.3% e deputetëve që kanë munguar në seanca plenare, prin Lista Serbe e më pas Partia Demokratike e Kosovës.

Deputetët kanë bërë diku mbi 500 mungesa gjatë sesionit pranveror e natyrisht numrin e mungesave e ka rritur bojkoti që Lista Serbe ia ka bërë kuvendit gjatë legjislaturës së tetë pra ata kanë numrin më të madh të mungesave si subjekt politik, pastaj e dytë është Lëvizja Vetëvendosje sepse ka më shumë deputetë, por në raport me numrin e deputetëve PDK ka më shumë mungesa pas Listës Serbe.

Televizioni ka tentuar të marr përgjigje nga partitë PDK, LDK dhe LVV mirëpo deri në publikimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje.

Thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point “Kosova, Kosova, Kosova”, reagon Vuçiq: Kjo s’është e këndëshme për ne serbët

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në akademinë ushtarake amerikane West Point.

Ai ka thënë se kjo për serbët nuk është diçka e këndëshme.

“E keni parë dje Vjosa Osmanin në West Point teksa ushtarët amerikanë i thërrisnin “Kosova, Kosova, Kosova”, gjë që nuk është shumë e këndshme për ne serbët ta shikojmë. Por mirë, ne jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm jini të qetë, të durueshëm dhe tolerantë”, tha Vuçiq.

Duke folur për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq thotë se ata “nuk i trajnojnë vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit”.

“Kanë personel të trajnuar mirë, nuk ka dyshim. I dimë numrat e saktë, nuk do të doja të flas për këtë tani. “Nuk është diçka që mund ta kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai.

Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Përfaqësuesit e Kosovës tradicionalisht këtë ngjarje mundohen ta shfrytëzojnë për kontakte me shtetet të ndryshme përfshirë ato që s’e kanë njohur Kosovën.

Gjatë qëndrimit të Osmanit në West Point, ushtarakët amerikanë kanë intonuar himnin e Kosovës, ndërsa ajo kadetëvë u është drejtuar me një fjalë.

“Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë! Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani

Asambleja e OKB-së, Vuçiq paralajmëron se do të flas për Kosovën…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje për “zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Pjesa kryesore për ne është 24 shtatori, e martë rreth orës 19:30 me orën e Serbisë”, ka thënë Vuçiq nga New York-u, duke paralajmëruar fjalimin e tij në OKB, raporton Danas.

Ai tha se fo të flasë për “shkeljen e të gjitha parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

Vuçiq e quajti Marrëveshjen e Brukselit si “të vetmen pikë në të cilën mund të qëndrojmë”.

Ai paralajmëroi se, si zakonisht, pjesa e madhe e fjalimit të tij ka të bëjë me Kosovën.

I pyetur për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq tha se sipas Rezolutës 1244, nuk ka të drejtë të ekzistojë asnjë forcë të armatosur”.

“Si e interpretojnë ata kur ne u themi se po e shkelin atë Rezolutë. Të gjithë ata që i armatosin më pas thonë ‘Epo situata ka ndryshuar’, duke iu referuar viteve 2008 dhe 2009 kur i njohën. Ata haptas ju thonë se neve nuk na intereson rendi publik ndërkombëtar, nuk na intereson asgjë dhe mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiq.

Sveçla: Për tri vite janë shkatërruar 19 laboratore të drogës-askush sdo të jetë i fuqishëm para ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot në Prishtinë është shkatërruar një laborator i drogës të llojit kokainë në Prishtinë.

Sveçla pë rmes një postimi në  rrjetin social “Facebook” ka thënë se laboratori i shkatë rruar sot ë shtë  i 19-të me radhë që tri vite qeverisje .

Sveçla njoftoi se  përpos shkatërrimit të laboratorëve të drogave, gjatë tri viteve 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave.

“Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pakompromis në këtë drejtim. Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrur me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave”, ka shkruar ministri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se luftimi i personave që kryejnë vepra penale nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit.

“Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, i’u them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, shkroi Sveçla.

Alarmet “taktike” të Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia

Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato jo vetëm që e kanë të vështirë të komunikojnë, por akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën se nuk duan paqe.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, autoritetet e Kosovës ushtrojnë “dhunë” ndaj komunitetit serb në veri.

Me “lëvizjet arrogante dhe ilegale, Prishtina rrezikon sigurinë e popullatës serbe”, ka thënë ai, kur Kosova ka mbyllur disa institucione paralele të Serbisë në veri të vendit.

Brenda një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka tërhequr vërejtjen së paku dy herë për rrezikun e konflikteve të reja nga Serbia.

I pyetur nga gazetarët më 17 shtator se si i komenton disa kërkesa të Vuçiqit për serbët e veriut që të riintegrohen në institucionet e Kosovës, Kurti ka thënë se ato “nuk janë racionale”.

“[Kërkesat e Vuçiqit] nuk janë aspak paqësore, por, përkundrazi, janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja, të cilat padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë, as askund”, ka thënë Kurti.

Katër ditë përpara kësaj deklarate, Kurti ka bërë një paralajmërim të ngjashëm edhe përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka siguruar, po ashtu, se Kosova është e gatshme për mbrojtjen e qytetarëve të saj.

“Serbia e drejtuar nga ministri i Millosheviqit, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës… Sot, Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre”, ka shkruar Kurti.

Në frymë të ngjashme është shprehur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Por, sipas saj, “assesi” nuk duhet pasur frikë nga Vuçiqi.

Me armatimin që ka blerë Kosova dhe me forcimin e përditshëm të institucioneve të sigurisë, “ne jemi shumë më të fortë seç kemi qenë më parë”, ka thënë Osmani më 17 shtator në një adresim para gazetarëve.

Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi thotë se ‘nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës’, përcjell Klankosova.tv.

“Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë”, shkruan kreu i PDK-së.

“Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran”.

E dhimbshme: Ky është personi që u gjend pa shenja jete në vendin e tij të punës në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se personi që u gjend i vdekur është Smaijl Rama, rreth 55-vjeçar, i cili ishte rojtar në një objekt.

Rasti ka ndodhur te Agjencia e Regjistrimit Civil, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Maqedonci: FSK-ja do të ketë helikopterë nga viti 2025

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se procesi i transformimit të Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është në fazën e dytë. Por, sipas tij, me rritjen e buxhetit për FSK-në shumë pajisje ushtarake që janë paraparë të procedohen në fazat e mëvonshme janë blerë.

Maqedonci ka thënë se në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve e cila parashihet që të bëhet në fazën e tretë, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028.

Ministri ka thënë se MB-ja është duke e mbështetur FSK-në për arritjen e objektivave të fazës së dytë të tranzicionit, fazë kjo që pritet që të kulmoj me validimin e tri regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së, të cilat do të jenë të gatshme për të realizuar detyrën kyçe të tyre, që është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“Në vitin e gjashtë jemi të planit të gjithëpërfshirës të tranzicionit, apo në fazën e dytë për shkak se plani gjithëpërfshirës i tranzicionit të FSK-së i hartuar edhe në bashkëpunim me ShBA-në, është i ndarë në tri faza. Faza e parë ka qenë prej viti 2019 deri në vitin 2022, ku fokus kryesor faza e parë ka pasur përpilimin e gjithë doktrinës së nevojshme, dokumentacionit të nevojshme për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, miratimin e programeve trajnuese të FSK-së. Si dhe përpilimin e kërkesave për sisteme të armatimit edhe për pajisje të tjera për nevojat e FSK-së. Aktualisht jemi në fazën e dytë të tranzicionit, MB po e mbështet me të gjitha aspektet FSK-në për arritjen e objektivave të fazës së dytë të tranzicionit. Dhe kjo fazë pritet që të kulmoj me validimin e tri regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së të cilat më pastaj do të jenë të gatshme për të realizuar detyrën kyçe të tyre që është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, që të jenë të afat për të realizuar operacione luftarake të fokusuara në mbrojtjen, mësymje dhe stabilitete”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka thënë se pas fazës së dytë, fillon faza e tretë e tranzicionit e cila fillon nga viti 2025, e që përfshinë ndërtimin e kapaciteteve të veçanta për FSK-në, e që janë mbështetja luftarake, mbështetja luftarake në shërbime, mbështetja ajrore si dhe mbrojtja kundër ajrore.

“Pas përfundimit të fazës së dytë të tranzicionit, do të kalohet në fazën e tretë nga viti 2025, që nënkupton ndërtimin e kapaciteteve të veçanta për FSK-në, e që janë mbështetja luftarake, mbështetja luftarake në shërbime, mbështetja ajrore si dhe mbrojtja kundër ajrore.  Këto pritet që të zhvillohen në fazën e tret të tranzicionit. Aktualisht ne jemi duke arritur objektivat e paraparë në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, gjatë vitit të kaluar në kuadër të ushtrimit ‘Defender Europ 2023’ është validuar regjimenti i parë i këmbësorisë për detyra luftarake. Këtë vit me saktësisht gjatë vjeshtës së këtij viti do të validohet regjimenti i dytë i këmbësorisë për të qenë i aftë për të realizuar detyrat luftarake. Kurse në vitin 2025, do të validohet regjimenti i tretë i këmbësorisë për të përmbyllur kështu edhe fazën e dytë të tranzicionit”, ka thënë ai.

Ministri ka thënë se duke pasur mbështetjen e qeverisë së Kosovës, me rritje buxheti dhe me buxhet shtesë, kanë arritur që shumë nga sistemi i armatimit si dhe pajisjet të tjera t’i kenë në këtë fazë.

Sipas tij, këto pajisje janë dronët “Bajraktar” si dhe sisteme të ndryshme për mbrojtje ajrore.

“Normalisht që në duke pasur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, me rritje buxheti dhe me buxhet shtesë, kemi arritur që shumë nga sistemi i armatimit si dhe pajisjet të prokurojmë qysh në këtë fazë dhe që kanë qenë të planifikuara normalisht që të prokurohen në fazat e me vonshme. Siç është sistemi e që tani më është i njohur ‘Bajraktar’ i dronëve, por edhe sisteme të ndryshme duke përfshirë mortajat 120 milimetërshe, edhe mitralozat e ndryshëm që një pjesë e tyre kanë qenë të planifikuara që të blihen në fazën e tretë të tranzicionit ku do të duhej të ndërtoheshin kapacitet e plota ajrore për mbështetje ajrore të FSK-së”, ka thënë ai.

Maqedonci ka shtuar se në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve, e cila do të bëhet nga viti 2025 deri në vitin 2028.

“Bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve. Kjo flotë do të vendoset në fazën e tretë të tranizicionit, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028. Ne do të furnizohemi me helikopterë në mënyrë që të kompletojmë edhe këtë aspekt operacional të FSK-së. Normalisht ne në vazhdimësi me partnerët tanë, në veçanti me ShBA-në, jemi duke gjeneruar opsionet e blerjes së helikopterëve. Këta helikopter do të jenë shumëfunksional që përveç detyrave të mbështetjes me transport për trupat tona, do të kenë gjithashtu edhe mundësi që të realizojnë edhe operacione të evakuimit mjekësor por edhe operacione të tjera për mbështetje ushtarake për autoritet civile”, ka thënë ai.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se përformanca e oficerëve, nënoficerëve dhe ushtareve të FSK-së si në trajnime, si në programet edukimi ushtarak, e në ushtrime nëpër vendet partnere është shumë e lartë. Ai ka thënë se pjesëtarë të FSK-së janë duke trajnuar rekrutët ukrainas që janë pjesë e grupit të instruktorëve ne operacione “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtori i Onkologjisë: Rreth 1 mijë e 500 raste të reja me kancer

Rreth 1 mijë e 500 persona janë diagnostikuar me kancer në nëntëmujorin e këtij viti, duke shënuar një rritje prej më shumë se pesë për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, numri i të rinjve të prekur nga kjo sëmundje malinje ka shënuar rritje. Kanceri i gjirit mbetet më i përhapuri te femrat, ndërsa ai i mushkërive vazhdon të dominojë te meshkujt.

Kështu thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi në një intervistë për KosovaPress.

Kurtishi derisa potencon se numri i të prekurve me kancer po shënon rritje vazhdimisht, thekson se po përballen me mungesë të infermierëve.

“Në Klinikën e Onkologjisë janë evidentuar rreth 1,500 raste, që është një numër përafërsisht më i lartë sesa vitin e kaluar. Edhe pse gjatë këtij viti kemi pasur luhatje në regjistrim ose identifikim të rasteve, tremujorin e parë kishte numër pak më të madh, pastaj numri ka rënë, pastaj kur i kemi grumbulluar të gjitha të dhënat, del që kemi një rritje për këta nëntë muajt e parë diku pesë deri në shtatë për qind sesa vitin e kaluar dhe mbahet trendi i rritjes ose numrit të ri të rasteve të reja, të cilat lajmërohen në Klinikën e Onkologjisë”, tha Kurtishi.

Kurtishi tregon se nga muaji janar deri në gjysmën e muajit shtator janë regjistruar mbi 300 raste të reja me kancer të gjirit te femrat.

“Këta pesë vjetët e fundit dominon kanceri i gjirit, edhe këtë vit. Prapë shifrat janë në numër pak më të larta se vitin e kaluar. Pra, femrat e moshës mbi 50-vjeç janë më të atakuar nga kanceri i gjirit dhe numri më i madh i tyre dhe deri këtë muaj ne kemi regjistruar rreth 300 ose 330 raste të reja femra me kancer të gjirit për herë të parë. Te meshkujt vazhdon të dominojë kanceri i mushkërive dhe menjëherë pas tyre vjen kanceri i zorrës së trashë”, potencon Kurtishi.

Kurtishi thekson se shqetësuese është rritja e numrit të të rinjve të prekur me kancer.

“Është një trend edhe i këtyre moshave, një trend i rritjes së të sëmurëve të moshave të reja, nën moshën 50 ose 40-vjeçare dhe varet prej gjinisë. Përderisa, te meshkujt e rinj kemi një rritje të numrit të rasteve të kancerit të testiteve te djemtë nën 30-vjeç. Ndërsa, te femrat problematike është kanceri i gjirit, kur kemi femra nën 40-vjeç, të cilët prapë janë në numër më të madh me tumoret të gjirit. Edhe pse nën moshë, ka femra të cilat vuajnë ose janë të sëmura me kancer të organeve gjenitale, në mitër, qafë të mitrës ose vezore dhe ky numër ka një tendencë ngritjeje nga viti në vit”, tha Kurtishi.

Ndër të tjera, Kurtishi potencon se po përballen me numrin e reduktuar të infermierëve në këtë klinikë.

“Këtë vit diku katër infermierë kanë migruar në vendet e Bashkimit Evropian, ka infermiere, të cilat për shkak të nevojave fiziologjike, qofshin ato shtatzënive apo lehonave, ne kemi numër të reduktuar dhe gati është përgjysmuar. Andaj, kjo krijon vështirësi shumë të mëdha në menaxhimin e këtij numri kaq të lartë të pacientëve”, tha Kurtishi.

Përveç këtyre, Kurtishi tregon se pritet që objektit të Klinikës së Onkologjisë t’i shtohet edhe një kat tjetër, për të rritur gamën e shërbimeve. Po ashtu, ai thotë se pritet që vitin e ardhshëm të pajisen edhe me një aparat të ri për rrezatim.

Abdixhiku: LDK në Qeveri vetëm nëse e udhëheqim atë, nuk i bëjmë vota Vetëvendosjes

Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më parë, e tash ky i fundit, kryetar i LDK-së refuzon në çdo aspekt se do mund të ndodhte një gjë e tillë ndonjëherë.

Abdixhiku thotë se nuk do pranojë të ia bëj votat Kurtit qoftë edhe nëse i kërkohet nga Amerika, qoftë edhe nëse do të ketë krizë politike.

”Nuk dëgjoj për atë punë. Nuk e bën Lumiri më”- tha Abdixhiku në një intervistë për “KallxoPërnime” më 21.09.2024.

Ai tha se rruga e Kurtit është e dëmshme dhe nuk do të kontribuojë në një gjë të tillë.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje kemi probleme të thella ideologjike, politike dhe besa edhe të mirëbesimit. Kështu që është hendek i madh.

Abdixhiku tha se LDK-ja merr pozicion qeveritar vetëm nëse e ka udhëheqjen e Qeverisë