“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje nga plagosja në Mitrovicë

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri është dërguar tashmë në QKUK, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Ish kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka reaguar për këtë rast, duke treguar se viktima është një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili sipas tij u qëllua me 6 plumba.

Bahtiri ka shkruar se viktima u plagos prapa shpinës së tij dhe gjendjen e ka të rëndë.

“Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij.Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij anipse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së.” – ka shkruar ai ndër të tjera.

Berisha për intervistimin e Dejona Mihalit: 15 katë me e bërë Dubravën s’do t’i zë këta hajtut ordiner

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër, pas thirrjes për intervistim të Dejona Mihalit të Vetëvendosjes, duke thënë se po i vjedhin paratë e qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Demos.

Mihali e VV-së, të premtën paradite është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Koovës për intervistim, ku dyshohet për korrupsion.

“Komisarja politike e VV Dejona Mihali, po intervistohet sot në Prokurorinë Speciale, për korrupsion të nivelt të lartë, ku janë në pytje miliona euro. Edhe 15 kate me bë Dubravën nuk ka me zën keta hajtut ordiner, të cilën në mënyr të pamëshirshme po i vjedhin parat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

“S’e di në çfarë mënyre jam dënuar”, Pjetër Shala ankohet se kanë gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve

Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur më shumë se 213 fjalë të ndryshuara.

Ai është ankuar se nuk e ka në gjuhën shqipe për të parë se si ka rrjedh gjykimi i tij që nga fillimi deri në tri ditët e fundit.

“Unë kam një shqetësim shumë të madh sa i përket për tri ditë seancë të mëparshme 15,16, 17 kur ishte leximi përfundimtar. Vetëm për tri ditë gjetëm mbi 213 fjalë të ndryshuara, jo gabimisht të përkthyera, por të ndryshuara. Dhe unë nuk e kam akoma në gjuhën shqipe rrjedhën si ka rrjedhë gjykimi im prej fillimi deri në ato tri ditët e fundit. Nuk e kam pas vëmendjen se nuk ma ka marrë mendja se bëhen gabime të tilla, që të ndryshohet fjala. Mirëpo, me 15,16 dhe 17 e keni të vërtetuar se ka 230 gabime, ndryshime fjalë se nuk janë gabime por ndryshime të fjalive që ia humb të gjithë kuptimin e gjithçkafit”, tha Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai gjithashtu u ankua se nuk e ka në dispozicion në gjuhën shqipe edhe aktvendimin ndaj tij duke shtuar se nuk e din se në çfarë mënyrë është dënuar.

“Tani unë akoma nuk e kam as aktvendimin e përkthyer. Unë nuk e di si do të ankohemi, bëjmë ankesën kur unë nuk e di se në çfarë mënyrë dënohem. Më jepet aktvendimi, dënohem për vrasje që nuk kam vra kurrë në jetën time. Ma shpjegojnë avokatet e unë nuk muj me besu përderisa nuk e kam zyrtarisht në mënyrë zyrtare, para vetës ta lexoje dhe kuptoj se për çka jam i dënuar dhe nuk e di si kam mundësi që të punoj me avokatët dhe të bëjmë ankesa kur akoma nuk e kam të përkthyer.”, tha Shala.

Shala ishte duke folur kur seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

Përpara kësaj, kryetarja e panelit të Apelit, Michele Picard tha se përkthimet e përfunduar dhe redaktimi i përkthimit pritet të dorëzohen në javën e fundit të tetorit sa i takon të gjithë procesit gjyqësor të Thaçit.

“Pikë se pari dua të flas për gjendjen fizike dhe mendore të z.Shala. Nuk ka ndonjë gjë  në veçanti për të thënë në lidhje me këtë përveç se ju e dini të gjithë situatën familjare të z.Shala dhe problematikat që ka ai. Kjo ka pasur ndikim në gjendjen e tij shpirtërore. Megjithatë, ai është tërësisht në gjendje që të na ndjek sot. Kjo është e qartë. Sa i takon paraburgimit të z.Shala, me duhet të them që sigurisht e kemi njoftuar që ka rregulla të reja tash për ndalimin e tij. I kemi dhënë shpjegimet përkatëse. Z.Shala na kërkojë që të bënimnjë kërkesë në emër të tij të cilën do ta trajtojmë kur të jetë momenti i  duhur në varësi të rendit të ditës. Ne po e monitorojmë situatën e familjes veçanërisht dhe do të iu njoftojmë nëse është e nevojshme të ngrejmë dicka në lidhje me këtë”, tha avokati Jean-Louis Gilissen.

Lidhur me këtë temë nuk pati diçka nga ana e ZPS-së dhe as nga ana e mbrojtjes.

Ndërsa, kryegjyqtarja Picard tha se veç në raste që mund të ketë rrethana përjashtuese dhe të merret ndonjë vendim tjetër, personi i dënuar mbetet në paraburgim deri në momentin që merret një vendim i formës së prerë.

“… personi i dënuar do të mbetet në paraburgim deri në momentin kur merret një vendim i formës së prerë…”, tha kryegjyqtarja duke shtuar se rishikimi çdo dy muaj i masës së paraburgimit nuk është i mundshëm kur fillojnë procedurat e apelit.

Gjithashtu, mbrojtja kishte kërkuar që të rris numrin e fjalëve për dorëzimin e dosjes së Apelit dhe kryegjyqtarja e orientoi mbrojtjen që këtë kërkesë ta dorëzojë me shkrim që pastaj të merret vendimi.

ZPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave nuk pati ndonjë çështje për të ngritur

Vlen të theksohet se Pjetër Shala është i pranishëm përmes video-lidhjes.

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 7-vjeçarit nga Mitrovica

7 vjeçari nga Mitrovica, Elvis Hyseni i cili ndërroi jetë dje do të varroset sot në varrezat e fshatit Kaçanoll, shkruan Mitropol.

Babai i Elvisit, Sami Hyseni ka njoftuar se falja e namazit të xhenazës bëhet te varrezat e fshatit Kaçanoll në ora 15:00.

“Xhenazja niset nga banesa në Trepçe, ndërsa e pamja mbahet tre (3) ditë duke filluar nga e shtuna në Shipol në rrugën Tish Daia.”, thuhet në njoftim.

Gjuajtja me armë zjarri nëpër dasma, policia arrestoi 70 persona

Gjuajtja me armë në dasma e ahengje është një zakon e kahmotshëm i shqiptarëve. Ani pse vazhdimisht Policia dhe institucionet e sigurisë bëjnë thirrje që të mos festohet me armë, rastet e tilla nuk kanë të ndalur, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm gjatë muajit gusht, tre persona kanë mbetur të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në ahengje.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët kanë bërë të ditur se gjatë muajit të kaluar janë arrestuar 70 persona në lidhje me këto raste, janë konfiskuar 71 armë e 824 municione.

 

 

“Gjatë muajit gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.

Si shpesh herë, MPB sërish iu ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë me zemër e jo me armë, në mënyrë që të kujtojnë festën dhe jo tragjeditë që mund të ndodhin nga përdorimi i armëve në ahengje të tilla.

Po ashtu, kjo ministri ka bërë thirrje publike për raportimin e rasteve të përdorimit të armëve në ahengje, duke shtuar se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen.

E konfirmon Policia: Personi i plagosur dërgohet në spital

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm ne Mitrovicë dhe i njëjti është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:42 në rrugën “Fatime Hetemi”.

“Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për  një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në  rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri, viktima  i moshës madhore është dërguar për  tretman mjekësor”, potencoi Zahiti për Sinjalin.

Në lidhje me këtë rast, njësitet polciore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme.

Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.

Dyshohet se për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa në fotografitë e publikuara nga media lokale “Mitropol”, shihet se është duke u vendosur shiriti i Policisë.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo të njëtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Dejona Mihali merret në pyetje në Speciale, dyshohet për lidhje me tenderë milionësh

Prokuroria Speciale është duke intervistuar Koordinatoren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin.

Sipas raportimeve të mediave, të cilat kanë publikuar edhe pamje ku shihet Mihali duke hyrë në objektn e Prokurorisë, intervistimi i saj ka filluar në orën 09:30.

Mihali, konkretisht është ftuar të merret në pyetje për rastet e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Burime të Paparacit kanë thënë se Mihali ka dijeni për tenderët milionësh në KEK për të cilët është nën hetim Nagip Krasniqi.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi ndodhet nën hetime për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, në një rast që ndërlidhet me dyshimet për dallaveret me tenderë publikë.

Në muajin gusht, ndaj Krasniqit është ngritur një aktakuzë për një rast tjetër të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ai rast ka të bëjë me shit-blerjen e energjisë. Rasti për të cilin po hetohet ai aktualisht, është i ndarë nga tregtia me energji.

Dejona Mihali do duhej të intervistohej të premten në cilësinë e dëshmitares në Speciale, bazuar në një ftesë të Prokurorisë por ajo e refuzoi atë ftesë, raportoi Paparaci të premten e javës së shkuar.

Dejona Mihali është pjesë e të ashtuquajturit “Grup i Tiranës” në Lëvizjen Vetëvendosje. Pjesë e këtij grupi janë eksponentë në zë në LVV, të cilat kanë prejardhje nga Shqipëria. Aty bëjnë pjesë këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti: Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj.

“Grupi i Tiranës” ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e opozitës në Kosovë, sidomos të atyre me prirje ideologjike kosovocentrike. Njëri prej tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “të papranueshme” komentet e tyre politike ndaj aleatëve të Kosovës.

Vuçiqi pretendon se krerët e shtetit në Kosovë janë “të fiksuar pas tij”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili i quajti “të paarsyeshme dhe të nxitura nga dëshpërimi”, masat që së fundmi Vuçiq i prezantoi.

“Nëse është e paarsyeshme dhe agresive të kemi zgjedhje demokratike, atëherë mirë, faleminderit shumë”, tha Vuçiuq për Politiko.

Vuçiqi ka pretenduar është se autoritetet në Prishtinë janë të “fiksuar” pas tij.

“Nëse lexoni atë që thonë çdo ditë, vetëm shihni – Vuçiq, Vuçiq, Vuçiq”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Të enjten presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbajtur një drekë pune me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën kanë qenë të pranishëm edhe Vuçiq dhe Kurti, por  presidenti serb ka thënë se  të dy nuk kanë biseduar fare.

“Ne nuk kemi asnjë marrëdhënie fare”, tha Vuçiq për Politiko.

Ministri Çeku jep parashikimin e tij, thotë se VV-ja do t’i fitojë 65 deputetë: AAK-ja nuk e kalon pragun

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka folur rreth zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që priten të mbahen më 9 shkurt të vitit 2024.

Në Debat Plus, Çeku ka befasuar me numrin e ulësve që ia dhuroi partisë së tij, pra VV-së.

Sipas tij, VV-ja zgjedhjet e ardhshme do t’i ketë mbi gjysmën e ulësve në Kuvendin e Kosovës.

“AAK-ja unë besoj që do të sillet rreth pragut, por me shumë gjasa që nuk e kalon. AKR-ja është shumë më poshtë…Në sondazhet që kamë arritë me i pa, nuk besoj që do të ketë shumë lëvizje nga pozicioni i vitit 2021. 14 për qind aktualisht apo?…Ndoshta rreth 16 (LDK-ja v.j.). As sondazhet, as vlerësimet dhe p ërshtypjet e mia të përgjithshme, nuk tregojnë ndonjë rritje të PDK-së…18-19 deputetë…Këtë herë këtë rikonfirmim do ta synojmë me jo 50 për qind plus të votave të përgjithsme, por të vendeve të përgjithshme. Do të synojmë të kemi një mazhorancë me partnerët aktual, me listën guxo dhe alternativë, kështu që po e them si parashikim dhe objektiv i yni në zgjedhjet e radhës” – tha Çeku, të cilit VV-ja i doli me 65 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.