Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi, lëndohen 2 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Ketë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avi Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Sot,rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes” ka thënë Avni Zahiti.

PE miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Parlamenti Europian ka miratuar me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian të heqin të gjitha kufizimet në mënyrë që Ukraina të përdorë armët perëndimore kundër objektivave brenda territorit rus.

Parlamenti nënvizon faktin se dërgesat e pamjaftueshme të municioneve dhe kufizimet në përdorimin e tyre rrezikojnë të kompensojnë ndikimin e përpjekjeve të bëra deri më sot dhe shpreh keqardhjen për rënien e vëllimit të ndihmës ushtarake dypalëshe për Ukrainën nga vendet e BE-së.

Eurodeputetët përsërisin thirrjen e tyre për shtetet anëtare që të përmbushin angazhimin e tyre të marsit 2023 për të dorëzuar një milion fishekë në Ukrainë dhe për të përshpejtuar dërgimin e armëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve, duke përfshirë raketat TAURUS. Ata gjithashtu ritheksojnë qëndrimin e tyre se të gjitha vendet e BE-së dhe aleatët e NATO-s duhet kolektivisht dhe individualisht të angazhohen për mbështetje ushtarake vjetore për Ukrainën në mënyrë ushtarake prej jo më pak se 0.25% të PBB-së së tyre.

Rezoluta u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ruajnë dhe zgjerojnë politikën e sanksioneve të Këshillit kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe vendeve dhe subjekteve jashtë BE-së që i ofrojnë Rusisë teknologji ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë. Eurodeputetët dënojnë transferimin e fundit të raketave balistike nga Irani në Rusi dhe bëjnë thirrje për sanksione të forta kundër Teheranit dhe Koresë së Veriut për përfshirjen e tyre në mbështetjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ata gjithashtu duan të shohin më shumë individë dhe entitete kineze të shtohen në listën e sanksioneve të BE-së, si dhe masa më të ashpra për të trajtuar sistematikisht çështjen e anashkalimit të sanksioneve nga kompanitë me bazë në BE, palët e treta dhe vendet jo-BE.

Mbyllet manastiri i Banjskës, mësohet arsyeja e vendimit

Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator.

Në njoftim thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorë në këtë periudhë është siguria dhe ruajtja e paqes.

“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.

Më 24 shtator të vitit të kaluar bëhen një vit prej agresionit në Banjskë, ku grupi kriminal dhe terrorist i udhëhequr prej kriminelit Millan Radoiçiq vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Ditë më parë Prokuroria Speciale në lidhje me agresionin në Banjskë ka ngritur aktakuzë për 45 persona, ku sipas aktakuzës, thuhet se qëllimi i këtij grupi kriminal ishte aneksimi i veriut.

Mijëra të evakuuar në Itali, stuhia Boris shkakton dëme të mëdha

Rreth 1.000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Itali, pas stuhia Boris goditi një rajon verilindor, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mediat italiane kanë raportuar të enjten se erërat e fortë që përfshinë Evropën Qendrore dhe Lindore, goditën edhe disa rajone italiane.

Autoritetet e shtetit tanë se shkollat janë mbyllur e trenat u anuluan, derisa vendi është në një emergjencë të plotë.

“Popullsia është në gatishmëri të plotë”, është shprehur udhëheqja në detyrë e zonës Emilia Romagna, Irene Priolo.

Stuhia Boris ka shkaktuar përmbytje të mëdha edhe në vende të tjera. Viktima janë regjistruar në Austri, Republikën Çeke, Poloni dhe në Rumani.

Ky është mesazhi i dhimbshëm i mësueses së vogëlushit të ndjerë

Sot ka ndërruar jetë vogëlushi mitrovicas Elvis Hyseni. I vogli mitrovicas ishte djali i vetëm i familjes dhe kishte dy motra më të mëdha se vet, njofton “Mitropol”.

I ndjeri ishte nxënës i shkollës fillore “Trepça” në fshatin Stantërg ndërsa vinte nga fshati Kaçanollë.

Për vdekjen e vogëlushit ka reaguar mësuesja e tij, Kumrije Hajrizi e cila tha se ishte shumë i rëndë lajmi për vdekjen e nxënësit të saj.

“Allahu inshAllah të shpërblen me xhenet o zemra e mësueses. Shumë e rëndë me marr këtë lajm për ty”, shkroi ajo.

Gjuajtje me armë zjarri, plagoset një person

Është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme një person në Vushtrri.

Mësohet se viktima po trajtohet në spital, por është jashtë rrezikut për jetë, shkruan “Jepi zë”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëni i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se Policia ka arrestuar një person të dyshuar për plagosjen.

“Rreth orës 14:22, në  Vushtrri, është raportuar për  një person të  lënduar nga arma e zjarrit. Nga hetimet e para është  bërë e ditur se nga arma e zjarrit i lënduar kishte mbetur viktima m/k/sh/, i cili është dërguar për  tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar personi i  dyshuar i cili dyshohet se ka plagosur viktimën, nga i njëjti është konfiskuar arma që  dyshohet se është përdorur në rast”, ka thënë Zahiti.

“Deputetë të Listës GUXO e VV-së po kërkojnë të antarësohen në LDK”

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në FRONTAL të T7 ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për listat e deputetëve. Ajo ka thënë se ka kohë për hartimin e listave deri në dhjetor.

Krasniqi e pyetur rreth deputetëve të GUXO, ka thënë e ata janë shumë të pakënaqur dhe se bashkë me disa deputetët të VV-së janë duke kërkuar që të anëtarësohen në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Edhe deputetë të GUXO edhe të Lëvizjes vetëvendosje po kërkojnë me ardhë në LDK”, ka thënë Krasniqi.

Eskalon Drejtori i Financave në Postë Feim Kelmendi, ofendon me nënë opozitarët dhe kritikuesit e Kurtit

“Phuuuu jau ***** bota nanen po rrace e flliqte ishit kan. Serbia mi pas bo Kosoves keshtu eshte dashte me i ardhe marre e lere ma juve qe ju kan besuar njerzit me jau lene ne dore vendin”, ka shkruar Kelmendi.

Fillimisht, Kelmendi tha se “flokët po i shkojnë përpjetë” kur po i dëgjon “zhvatësit e partive opozitare” që qeveria Kurti nuk ka arritur ta ndryshojë gjendjen në vend për katër vite.

“Kur po i shoh keta zhvatesit e partive opozitare duke kokorizur se gjoja qeveria Kurti nuk ka arritur te ndryshoje gjendjen ne vend per 4 vite flokte per pjete po me shkojne. Thuajse keta nuk ka qeverisur asnjehere ose kan qeverisur aq mire sa qene cdo gje ka qene duke funksionuar per mrekulli dhe tash Albini cdo gje e shkatrroi. Ne fakt shkatrrimin e vendit e keni bere pikerisht ju me pangopesine tuaj, me hajdutllakun tuaj, me paaftesine tuaj.Albin dhe qeveria e tij per 4 vite ka bere perpjkeje maksimale per te permiresuar gjendjen aq sa ka qene e mundur, ne secilen fushe ka progres te dukshem. Normalisht qe balta ku ju e keni futur vendin per vite te tera rresht, ishte aq i thelle e i piste sa qe eshte e pamundur te nxirret per 4 vite.”

Ai ka folur për Telekomin e Kosovës duke thënë se “përkundër përpjekjeve maksimale dhe përkundër që për 4 vite ka pasur një progres të dukshëm” sipas tij ka qenë e pamundur që kjo ndërmarrje “të nxirret plotësisht nga flliqësirat ku ka qenë e futur”.

“Po e marre si shebull njeren nga kompanite me te fuqishme ne vend, Telekomin e Kosoves, perkunder perpjkejeve maksimale dhe perkunder qe per 4 vite ka pasur nje progres te dukshem, ishte e pamundur qe te nxirret plotesisht nga flliqesirat ku e keni futur. Ende po thuaj cdo dite duhet te perballur me lloj lloj krimineli, lloj lloj kontrate, e lloj lloj procesi gjygjesor si pasoje veprimeve tuaja kriminale qe i takojne vitit 2010, 2012, 2015, 2018, 2019. Po thuaj secila kontrate afategjate dhe e demshme ishte e lidhur me grupe kriminale, cdo gje ishte e kurdisur qe te plackiten dhjetra miliona euro permes procesve gjygjesore, gjykata ne te cilat keni vendosur njerzit tuaj poshtu te lidhur me kriminel te fuqishem. Te gjitha keto pervec kostos me vlere dhjetra miliona euro, kerkojne energji, perkushtim e kohe per t’u sanuar. Duhen edhe se paku dy vite qe gjerat te bien plotesisht ne binare. Pra nese vetem nje kompani duhen 6 vite qe nxirret nga flliqesira qe e kishit futur po kaq vite duhet edhe ne secilin sektor te largohet plotesisht nga flliqesirat tuaja.”

Kelmendi thotë se “çuditet që nuk iu vie marre për veprimet që kanë bërë”.

“Une vec nje gje cuditem me kete lloj te njerzve, qysh nuk ju vjen marre per veprimet qe kan bere, qysh nuk vjen marre me jetu ne Kosove, qysh nuk ju vjen marre me mendu qe njerzit kan harruar te bemat e tyre, qysh nuk ju vjen marre vec me mendu akoma mu rikthy me i vazhdu flliqesirat e njejta.”

Kurti në drekën e punës me von der Leyen parashtroi këto kërkesa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në Bruksel ku ka marrë pjesë në drekën e punës të ftuar nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, me liderë të Ballkanit Perëndimor.

Kurti fillimisht ka uruar von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Tutje, sa i përket Planit të Rritjes, kryeministri u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.

Ndryshe, në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.

“Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale”, thuhet ndër të tjera./teve1.info/

Kurti: Kosova vendi më demokratik në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel, ka marrë pjesë në një ligjëratë ku ka folur për dinamikat dhe perspektivat aktuale për angazhimin më të thellë dhe më të gjerë të Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).

“Ne shquhemi si vendi më demokratik në rajon. Kemi adresuar reformat e vonuara që nga viti 2012, në përputhje me hierarkinë e normave të BE-së,” deklaroi kryeministri Kurti gjatë një ligjërate të organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane.

Sipas tij, kapaciteti demokratik dhe institucional i Kosovës ka sjellë përfitime të mëdha ekonomike, duke rezultuar në rritje të fuqishme të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

“Komisioni i ri ka shansin të hapë një kapitull të ri për Ballkanin dhe Kosovën. Ne jemi në përputhje të plotë me vlerat e BE-së, dhe 22 shtete anëtare tashmë e kanë njohur pavarësinë tonë,” tha Kurti.