Dëshmitari i Prokurorisë për krerët e UÇK-së në Hagë: S’kam asgjë ndaj tyre se nuk i njoh, nuk e di pse jam ftuar

Halim Berisha, gjatë dëshmisë së tij në seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, tha se nuk i njeh të akuzuarit, nuk ka asgjë ndaj tyre dhe nuk e dinë arsyen përse ZPS-ja e ka ftuar për të dëshmuar në këtë gjykim.

“Nuk i njihja, absolut nuk i njoh asnjë dhe nuk e di arsyen pse më kanë ftuar”, tha ai në seancë.

Përpara kësaj, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, ai pohoi se e kishte thirrur dy herë në telefon Prokurorinë për të pyetur pse duhej të jepte dëshmi në këtë proces gjyqësor, pasi nuk e kishte kuptuar arsyen e një gjëje të tillë.

Ai gjithashtu pohoi se i kishte thënë ZPS-së se ai nuk kishte dëshmi kundër të akuzuarve për shkak se nuk kishte asgjë kundër tyre dhe nuk i njihte.

“Shumë e saktë. Nuk kam kurrgjë ndaj tyre, nuk i njoh. Nuk e di”, tha dëshmitari i Prokurorisë, raporton Betimi për Drejtësi.

Çitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?

Vlora Çitaku nga PDK ka thënë se dje Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA’të për investime strategjike në fushën e energjetikës. Ajo përmendi edhe marrëveshjen me Gjermaninë për litiumin dhe me Francën për avionët.

Çitaku shtoi se Kosova është “e izoluar, e sanksionuar, e përjashtuar”.

“Serbia dje e nënshkroi një marrëveshje me SHBA për investime strategjike në fushën e energjetikës. Kjo pas marrëveshjes me Gjermaninë për Litium, dhe me Francën për avionët e avancuar ushtarak. E Kosova? E izoluar, e snaksionuar, e përjashtuar.”

Ajo tha se kur miqtë thonë që Kosova është në rrugë të gabuar “është koha me e pa veten në pasqyrë”.

“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre.”

Çitaku tha se për këtë nuk ka faj askush. Ajo iu drejtua Kurtit duke i thënë “vetëm ti e ke mirë, krejt na kanë faj”.

“Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika.”

“Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote. Mashtrimit tënd po i vie fundi.”

“Vuçiq tha gënjeshtra në 60 sekonda, në fjalimin e fundit ku i prezantoi masat për Kosovën”

Profesori universitar serb Ratko Ristic tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë disa gënjeshtra në më pak se 60 sekonda dhe i ka thënë që të respektojë pak më shumë komunitetin shkencor të Serbisë, të mos e përdorë atë në mënyrë utilitare dhe në përputhje me nevojat e tij politike.

“Dëshiroj t’i drejtohem publikut lidhur me sulmin e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj meje dhe bashkëpunëtorëve të mi, ku ai tha disa të pavërteta dhe gënjeshtra në më pak se 60 sekonda. E para ka të bëjë me faktin se kam grabitur buxhetin e shtetit, që është absolutisht e pavërtetë dhe do të doja më shumë që policia të bënte pjesën e saj. Nëse është e vërtetë ajo që thotë ish-kryetari i partisë së prapambetur antiserbe, Aleksandar Vuçiq, atëherë unë duhet të jem në burg, jo i lirë”, tha Ristiq, duke iu referuar fjalimit të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjatë të cilit ai prezantoi masat për Kosovën.

Reagimi vjen pasi Vuçiq tha se gjoja Ristiq ka grabitur shtetin duke i dhënë leje për MHE, që nuk është hera e parë që e akuzon për një gjë të tillë.

“Unë do t’i thoja Aleksandër Vuçiqit që ta respektojë pak më shumë komunitetin shkencor të Serbisë, të mos e përdorë atë në mënyrë utilitare dhe në përputhje me nevojat e tij politike”, tha Ristiq.

E dhimbshme: 12-vjeçari që vdiq dje në Malishevë ishte rrëzuar në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 12 vjeçari dje në QKUK përcjell Gazeta Express.

Sipas policisë, ai para disa ditësh ishte rrëzuar në shtëpinë e tij.

Malishevë  16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte  rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, përcjell Gazeta Express.

Sipas raportimeve të mediave, ai ishte rrëzuar në banjën e shtëpisë së tij në Malishevë.

Ky është moti për sot

Ditën e sotme, parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, fillimisht në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull lokalisht si dhe ndonjë reshje të izoluar, pastaj gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Sipas MeteoKosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C.

Ndërkaq, temperaturat maksimale prej 17 deri në 20°C.

Vendet që do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 19.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS TS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV TS Blloku I parë I (kodi: 11000002005) nga ora 10:00 deri 15:30

Vendet: 166. Rr. Mehmet Akif Ersoy p.n.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  vendosja e shtyllave  e tensionit të ulët rr. Ali Hadri.

Çfarë duhet të bëni nëse në trup shfaqen papilloma, lytha, nishane apo njolla të kuqe?
report

2.

 

 

Nga NS TS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV TS Blloku I parë I (kodi: 11000002111) nga ora 10:00 deri 15:30

Vendet: 115. Rr. Lidhja e Lezhës 70A.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  vendosja e shtyllave të tensionit të ulët, rr. Ali Hadri.

 

 

3.

TS 35/10kV Fushë-Kosovë  do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Bresje MBTS (kodi: 10012004029) prej ores 10:00 deri në ora 13:00

Vendet: rr. Naim Syla, rr. e Pejës ( një pjesë) dhe  rr.Dedë Gjoluli.

 

 

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllës 0.4kV dhe demontimi i saj.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

 

 

Nga TS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumbardhi (kodi: 53000005) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Lluka e Epërme, Llukë Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishë, Gramaqel dhe Maznik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim i trasesë- degëzimi Dashinoc-Maznik.

 

 

2.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV Zahaqi (kodi: 51000010) nga ora 10:30 deri 11:30

Vendet: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjeës e Llabjanit, Deponia, Ramuni një pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshani, Klinqina, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

 

 

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i grupit matës, te TS Qyshku (Hasan Selmont), Kodi 51000010001.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

 

 

Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:

Dalja 10kV Poslishta (kodi: 30035006) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Poslisht, Grazhdanik, Kobi I, Kobi II, Gurthyesi Renelual Tahiri, Poslishti I, Poslishti II, Vlashna I, Vlashna II dhe Muradema.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

 

 

2.

Nga TS 35/10[kV] Dikanca do të ndërprehet:

Dalja 10kV Radesha (kodi: 30037006) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Baqkë, Dikancë, Leshtan dhe Radeshë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventiv i daljes 10kV (shtrëngim i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

* * *

Punime nga palët e treta

1.

TS 110/35/10 kV Prizreni 1

Nga Dalja 10[kV] Bodrumi do të ndërprehet:

TS 10/04 kV TS Bio-farm-LORENA (kodi: 30000014035) nga ora 09:00 deri 12:00

Vendet: Bio Farm – Lorena.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Ferizaj

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallush, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

Nga NS 110/6 [kV] Hani I Elezit do të ndërprehet:

Dalja 6 [kV] G03 Paldenica (kodi: 42000004) nga ora 09:30 deri 14:30

Vendet: rrugët: Adem Jashari (një pjesë), Elham Curri (një pjesë), Hani Elezit (një pjesë), Hysen Suma, Imer Vila, Imri Curri, Kalimi Kufitar (një pjesë). Fshatrat Dimcë, Dromjak (një pjesë), Kashan dhe Paldenicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe ndërrim i izolatorëve.

* * *

Punime nga palët e treta

1.

NS TS 110/6kV Hani i Elezit do te nderprehet:

NS 10/0.6kV Dogana (kodi: 42000006043) nga ora 11:00 deri 11:30

Vendet: Firma “Sharrcem”Sh.P.K.

Arsyeja: Punim i planifikuar i Sharrcem-it.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Mitrovicë

1.

Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

LP 20kV Runiku (Kodi: 74000005)  nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Bajë, Çitak, Qubrel, Kastriot (një pjesë), Klinë e Epërme (një pjesë), Kllodernicë, Kostërc, Kotorr, Leqinë, Padalishtë, Pemishtë, Radishevë (një pjesë), Runikë, Runikë-Lagja: Kapllan Ahmeti, Dëshmorët e Kombit, Dardania, Dautaj, Miftaraj, Lagja e Re, Misiraj, Sejdiu, Shtruhera, te Kisha dhe te Xhamija, Suhogrll dhe Vitak.

Arsyeja : Mirëmbajtje preventive- ndërrimi i izolatorëve, pastrimi i trasesë dhe kontrollimi i ndarësve dhe linjës – kontrollimi i transformatorit etj.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00  deri në ora 17:00.

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumatorë), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Viliam Voker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Uiliam Uoker; fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumatorë) dhe Senik (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:

Nga  LP 10  Hogoshti-Stabiliment Poliqkë-drejtimi I Lisockes nga ora 10:30 deri 15:00 do të nderprehen këta trafostacione:

1.TS 10/0.4 kV Maroca (kodi: 62000001126)

  1. TS 10/0.4 kV Lisocka 1 (kodi: 62000001135)
  2. TS 10/0.4 kV Lisocka 2 (kodi: 62000001136)
  3. TS 10/0.4 kV Gjyrishec (kodi: 62000001137)
  4. TS 10/0.4 kV Shahiqi (kodi: 62000001138)
  5. TS 10/0.4 kV AIR-ENERGY SH.P.K. Sait Ali Vokshi (kodi: 62000001352)

Vendet:  Lisockë, Gjyrishevcë, Zhujë, Air Energy – Kitka, Marovcë dhe Shahiq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë – stabiliment Poliqkë, drejtimi i Lisockës.

Vërejtje: Dalja ka BRRE.

Haradinaj godet rëndë kryeministrin: Kurti është arsyeja pse ka ndodhur sulmi në Banjskë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka goditur rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është arsyeja kryesore se pse Serbia është trimëruar dhe ka ndodhur sulmi në Banjskë.

“Arsyet pse është trimëruar Serbia, duke goditur, ashtu siç ka goditur në Banjskë, ka të bëjë me gabimet e Kurtit. Kurti ua ka krijuar terrenin me gabimet e veta, që ata edhe të shpresojnë që nuk do ndëshkohen”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së ka thënë se serbët do të inkurajohen sërish për sulme, nëse kryeministri Kurti vazhdon me sjellje të ngjajshme.

 “Nuk mbahet siguria vetëm nga puna e ditore, është komplekse. Nëse, Serbia e dinë që ne i kemi marrëdhëniet shumë të fuqishme me Amerikën, nuk guxon as ëndërr ta sheh Kosovën, por ata i shfrytëzojnë dobësitë tona me na goditë. Kjo i bie, që nëse Kurti vazhdon kështu, ata prap kanë me u inkuraju”, potencoi Haradinaj në Kanal10.

Haradinaj i bindur: Në këto zgjedhje, VV do të bie nën 30 për qind!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurti, ka thënë se partia e tij me partnerët në koalicion do të jetë besafi e këtyre zgjedhjeve.

Ai ka thënë se koalicioni i tyre parazgjedhor ‘AAK-Nisma’ do të jetë shtyllë e fuqishme për të ndihmuar në ndryshimin e qeverisjes në vend.

“Ne e përkrahim opsionin që opozita t’i bëjë institucionet e reja. Ne do ta përkrahim kryeministrin nga opozita. Koalicioni ynë do të punojë që të dalim partia e parë në vend, para Vetëvendosjes”, ka thënë Haradinaj, raporton gazeta10.

Ai është shprehur i bundur se Lëvizja Vetëvendosje do të bie nën 30 përqin.

“Mund të jetë edhe me keq, por me këtë gjendje që ka do të bie nën 30 përqind”, ka thënë Haradinaj.

“Shyqyr është Hashim Thaçi gjallë se Albini për vota i kish ndërtu permendore”

Në “Pressing” të T7, të mërkurën është folur edhe për shatoren e ish-presidentit Ibrahim Rugova që i është ngritur në Podujevë, komunë e qeverisur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aty kishte marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për këtë, Ilir Mirena, duke cituar një postim të një qytetari në Facebook, tha se “fatmirësisht Hashim Thaçi është gjallë se përndryshe edhe atij Albin Kurti do t’ia ngriste një përmendore.

“Dikush e kish pas shkru një status, tha Albin Kurti nuk len metodë pa përdorur për me mbledhur vota, nuk e ka gajle. Fatmirsisht tha Hashim Thaçi është gjallë, se përndryshe do t’ia ngriste një përmendore”, ka thënë Mirena.

Më pas, këtë e komentoi edhe Besian Mustafa dhe Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Mustafa beson se Albin Kurtin “e ka kapur panika”, dhe kështu dëshiron të përfitojë duke përdorur figura historike.

“Albin Kurti me informacionet nga tereni është në panikë të fortë, ndaj po tenton me përvetësu figurën e Ibrahim Rugovës, njeri e ka themelu LDK-në, nëse dikush ka të drejtë me u thirr në figurën e Rugovës, natyrisht që ka secili shqiptar, por nëse dikush e ka këtë të drejtë në vija politike ajo është LDK-ja që mund të thirret në trashëgimin e tij”, ka thënë Mustafa.

E Visar Azemi tha se si Hashim Thaçi edhe Albin Kurti është kthyer te Rugova, përkundër se e kanë nënçmuar.

“Te Rugova është kthy edhe Hashim Thaçi,  edhe Albin Kurit, gjithë ata që e kanë nënçmu e përqesh, kanë ardhur prapë te idetë dhe vizioni i tij”, ka thënë Azemi. /Gazeta Express

Kastrati: Kush e quan Qeverinë Kurti qeverisje të mirë, i duhet vizitë në QKUK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë aktuale duke e cilësuar si të dështuar.

Kastrati ka theksuar se qytetarët po përballen me rritje të çmimeve në shumë sektorë, përfshirë rritjen prej 100% të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore me 50%.

Sipas tij, ndërkohë që qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike, qeveria ofron vetëm një rritje minimale të pagave prej 6.80 eurosh.

Përveç kësaj, ai ka theksuar sanksionet prej 300 milionë eurosh nga partnerët ndërkombëtarë, mungesën e njohjeve të reja për Kosovën, dhe izolimin gjithnjë e më të madh të vendit, si nga SHBA, ashtu edhe nga BE.

Sipas Kastratit, këto nuk janë vetëm shenja të një qeverisjeje të dobët, por edhe dëshmi të korrupsionit të thellë, përfshirë aferat milionëshe në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe në rezervat shtetërore.

Ai e përmendi gjithashtu se, ndërkohë që Kosova përballet me këto sfida, Serbia po bën marrëveshje të mëdha ndërkombëtare, duke nënshkruar kontrata miliardëshe me Gjermaninë për litium dhe me Francën për aeroplanë.

Kastrati e mbylli deklaratën e tij me një ironi, duke thënë se cilido që i konsideron këto si suksese të qeverisjes, i nevojitet një vizitë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).