Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër.

Ai gjatë emisionit ka debatuar me analistin Sadri Ramabaja.

Ndër tjerash, Mirena pyeti Ramabajën se a e voton një minator më Albin Kurtin.

“A mundesh me thënë se minatorët e Trepçës e votojnë këtë qeveri. Sepse po mundoheni me kriju frymën e propagandës, na 80% po i marrim. Ju mufshi me prek 30% sukses ka me qenë”, ka thënë Mirena.

“Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër, kjo është analizë”, ka deklaruar ai.

Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Policia e Tiranës ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm nga numra që mund t’u shkruajnë në rrjetet e tyre sociale, pasi është zbuluar një skemë e re mashtrimi për të vjedhur të dhënat e llogarive bankare.

Sipas policisë, janë konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në mënyrë të padrejtë.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nëse jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj”, njofton policia.

Për më shumë klikoni KËTU, për të shikuar postimin e Policisë së Shqipërisë

Gazetari serb Bajqinovcit: Ju s’jeni trima, Thaçi ka pasur fuqi më shumë

Gazetari serb, Branislav Kërstiq që këtë të hënë ishte pjesë e panelit të Politikos, para deputeti Bajqinovci prezantoi një kërkesë, raporton Gazeta10.

 

 

“Unë kërkoj veç një send: Nganjëherë kur janë duke shkuar në veri pjestarët e pushtetit ekzekutiv jo veç me i vizitu kompanitë e Vetvendosjes që janë importuar nga jugu, veç njëherë me i vizitu OJQ-të serbe e politikanët serb. Ju jeni duke i kontrolluar protestat”, deklaroi Kërstiq.

Tutje, derisa ai po fliste për situatën në veri, përmendi edhe ish presidentin e vendit, Hashim Thaçi duke thënë se ndose kishte fuqi për ndryshime në veri, ai dëgjonte këshillat e ndërkombëtarëve.

 

 

“Unë kërkoj veç një send: Nganjëherë kur janë duke shkuar në veri pjestarët e pushtetit ekzekutiv jo veç me i vizitu kompanitë e Vetvendosjes që janë importuar nga jugu, veç njëherë me i vizitu OJQ-të serbe e politikanët serb. Ju jeni duke i kontrolluar protestat. As nuk jeni trima as nuk jeni politikanë. Zotëri Thaçi ka pasur fuqi më serioze për me bo këtë që e keni bë ju e a dini pse nuk e ka bë? Sepse e ka ndëgju mesazhet e ndërkombëtarëve”, deklaroi ai.

Kajtazi: Kurti e ka luajtur për mrekulli lojën e Vuçiqit

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka luajtur për mrekulli lojën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë deklarim ai e bëri në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

“Ka vallëzuar me muzikën që e ka luajtur Vuçiqi”, tha Kajtazi.

“Nuk jam i sigurt që e do krejt Kosovën, ai e do veriun, ai e do autonominë në kuadër të Kosovës. Nuk jam i sigurtë që e do Komoranin e as Malishevën, as që e do Rahovecin sepse janë ngarkesë për ta. Ai e do atë çka ka arritur. Dhe, çka ka arritur? Ka arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme që ia ka ofruar ndokush deri më tani, është Albin Kurti”, tha Kajtazi duke folur rreth kërkesave që ka Vuçiqi në raport me Kosovën.

Shikoni sesa te sigurta janë veturat Volvo

Folksam në raportin e saj “sesa e sigurt është vetura?” ka listuar automjetet më të sigurta.

Në top listën janë disa modele e kompanisë, Volvo ndërsa pasohen prej Toyotas dhe Mercedesit.

Raporti i Folksam tregon gjithashtu se dallimi në siguri është jashtëzakonisht i madh midis modeleve të automobilave më të sigurta dhe më pak të sigurta dhe se rreziku për t’u plagosur rëndë ose për të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku është ulur në mënyrë drastike që nga vitet ’80.

Raporti “Sa e sigurt është vetura” bazohet në analizat e 184 mijë aksidenteve trafiku të testuara prej Folksamit, ku 55 modele veturash nga 383 morën rezultatet të larta për sa i përket sigurisë në aksidente, por vetëm shtatë prej tyre plotësojnë kriteret e Folksamit.

Sipas sondazhit të Folksamit, shumica dërrmuese e vozitësve kanë deklaruar se çmimi “Zgjedhja e mirë” i takon Volvos.

Për ta arritur këtë, Volvo Cars siguron që sistemet e sigurisë si frenimi automatik emergjent, paralajmërimi i përplasjes përpara, zbulimi i këmbësorëve dhe çiklistëve janë standarde në të gjitha automjetet e tij, ndërkohë që shumë konkurrentë ende i ofrojnë ato vetëm si opsione.

Veturat më të sigurta sipas vozitësve:

Volvo S80/V70 10-16 (48 për qind)
Toyota RAV4 15-18 (45 për qind)
Mercedes E-class 15-16 (44 për qind)
Volvo V40 12-19 (43 për qind)
Volvo S60/V60 10-18 (42 për qind)
Volvo S90/V90 16- (41 për qind)
Volvo XC60 08-17 (41 për qind)

Ndryshe, veturat më të reja në përgjithësi kanë një standard shumë më të lartë sigurie. Prandaj, një veturë e re mund të jetë po aq e sigurt apo edhe më e sigurt se një automjet i vjetër – por dallimet midis markave dhe modeleve të ndryshme janë të mëdha.

Nëse krahasojmë makinat e viteve 1981–90 me ato të viteve 2011–2020, rreziku i një dëmtimi personal është përgjysmuar me 60-70 për qind.

VIDEO KËTU!!

Kërkohet rritja e pagës: 550 euro pagë ose nuk punojmë

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot do të fillojnë grevën, kjo për shkak të pagave.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Federatës Sindiale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi disa ditë më parë.

Ai ka thënë se greva do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton teve1.info

Punëtorët teknikë kanë kërkuar që paga e tyre të rritet në 550 euro, përndryshe kanë paralajmëruar se do të ndalojnë së punuari.

Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi

Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzullahu, për ditëlindjen e tij të 77-të.

Kurti tha se u pritë ngrohtësisht nga familja Fejzullahu, ndërsa nga këngëtari Sabri dëgjoi rrëfimë siç i quajti “të paharrueshme”.

Postimi i plotë – duke klikuar KËTU

Hoxhaj e quan Kurtin demagog dhe gënjeshtar

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur Kurtin demagog dhe gënjeshtar.

Gjatë një interviste në emisionin Frontal në T7, Hoxhaj që është deputet në Kuvendin e Kosovës ka thënë se me veprimet e tij, Kurti po e rrezikon demokracinë.

“Demokracia rrezikohet prej një fenomeni. Në fillet e saj, tema kryesore ka qenë se a mund të ketë demagogë, që në situata të caktuara mund ta udhëheqin vendin në një formë të tillë dhe e humbë karakterin e mirëfilltë. Pra tema kryesore ka qenë që a mundën demagogët që në një situatë të shërbejnë si model i demokratit dhe demokracia t’i humb parametrat që ka”, ka thënë Hoxhaj.

I pyetur a është Kurti një demagog Hoxhaj tha se këtë ia ka thënë atij edhe në Kuvend kryeministrit të Kosovës. “Dhe tash në një kohë të tillë i besojnë dikujt që është demagog që përhap gënjeshtar të mesme që njerëzit janë të prirur t’i besojnë. Këtë i kam thënë edhe në të kaluarën edhe në Kuvend”, ka thënë Hoxhaj në Frontal.

Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pavarësisht viteve në Kosovë, ende nuk ka një adresë partiake e cila përfaqëson identitet liberal politik.

Ajo në DPT te Fidani, përmendi specifikisht vite nga karriera e saj, ndër to edhe PDK-në, për të cilën tha se ajo çdo gjë mund të jetë, por veç liberale jo.

”Në jetën publike në Kosovë, jam që 21 vite. Është e rëndësishme me marrë me formësu prezencën politike”.

”Edhe tash kur kemi qenë na kanë thënë ju të Vetëvendosjes”.

”Edhe kryeministri Kurti, përkundër dallimet nuk janë vrejtë në opinion me ne, e kanë ditë që ne përfaqësojmë një identitet politik”.

”Edhe sot, nuk ke identitet të theksuar politik të partive në kuptimin liberal të fjalës. Ka qenë AKR-ja pjesë e së cilës kam qenë, mandej tash zyrtarisht tash në familjen europiane janë PDK-ja, po janë përfaqësues ose bartës së identitetit të PDK-së që tashmë dihen prej periudhës kur është formu kjo parti, që gjithçka munden me qenë veç liberalë jo, në kuptimin e prezantimit të vlerave liberale. Sepse munden me qenë konservativë, munden me qenë ndoshta të qendrës së majtë, por diçka liberal nuk i shoh”.

”Për mu është shumë e rëndësishme me ekzistu një adresë e partisë liberale e mirëfilltë në Kosovë. A kemi me mbrri si Alternativë me marrë identitetin e plotë, dhe me pasë shtrirje, unë tash e kuptoj se në këto katër vite, unë pak kam bo për identitetin liberal edhe të subjektit që përfaqësoj por edhe në përgjithësi për vlerat liberale”.

Vuçiq kërkoi rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, ja çfarë thonë nga Qeveria

Thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, u mirëpritën nga Bashkimi Evropian si një lëvizje pozitive, por nuk u komentuan fare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha para gazetarëve se një veprim i tillë do të ishte antikushtetues.

Anëtarja e kabinetit të Kurtit, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Vuçiq, me kërkesat e tij, synon të vazhdojë “instrumentalizimin e serbëve” të Kosovës.

Pse serbët i braktisën institucionet dhe çka kërkoi Vuçiq?

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022.

Kjo pasoi indinjatën e tyre me një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Nga ajo kohë, kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u zëvendësuan me udhëheqës shqiptarë, pasi komuniteti shumicë serb në zonë i bojkotoi zgjedhjet.

Në gjykata, prokurori dhe polici, punonjësit serbë nuk u kthyen.

Në një adresim më 13 shtator në Beograd, presidenti i Serbisë, Vuçiq, parashtroi disa kërkesa për Kosovën – mes tjerash: kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre, si dhe shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veri.

Ndryshe, popullata serbe në veri të Kosovës – e dirigjuar nga Serbia dhe strukturat e saj paralele në vend – vështirë u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës.

Për pasojë, zona shndërrohet shpesh në vatër tensionesh.

Integrimi i pjesëtarëve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës ka qenë pjesë e disa marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke komentuar kërkesat e Vuçiqit, Konjufca tha se ai po tenton të ruajë në Kosovë “atë që nuk e ka më”.

“Ai, faktikisht, po e kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcenim, i cili, ta them të drejtën, nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi, sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë…”.

“Është shans i humbur i qytetarëve që kanë mendime të tjera për të marrë pjesë në procesin politik edhe për të qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur, vendi e ka marrë një drejtim të ri”, tha Konjufca.

Këtë vit, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.

Vendimet hasën në kritikat e aleatëve perëndimorë, të cilët i cilësuan si hapa të pakoordinuar dhe me rrezik për rritjen e tensioneve.

Kërkesat e fundit të Vuçiqit, BE-ja tha se janë pozitive dhe i bëri thirrje edhe Prishtinës, edhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për REL-in.

Derisa kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, e konfirmuan shkuarjen në Bruksel më 17 shtator, për një takim të mundshëm të përbashkët, një rund i ri i bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk duket në horizont.

Për herë të fundit ata u takuan më 14 shtator, 2023.