Punime në rrjet, zonat që do të ngelin pa rrymë nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 16.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës, më poshtë mund ta shihni orarin sipas rajoneve:


Orari i ndërprerjeve të rrymës sipas rajoneve të Kosovës:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10[kV] Badovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Mramor, Slivovë, Brusi, Busi, Zllashë, Viti e Marevcit dhe Mareci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

 

* * *

 

Punime në projekte investive

1.

TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga Dalja 10 kV Veterniku II do te nderprehen këta trafo stacione  nga ora 09:00  deri 21:00

1.TS 10/0.4 kV Çagllavica 4  kodi:19000036035

2.TS 10/0.4 kV Afrim Muhaxhiri Medical Institute N.SH.”FATI IM”         kodi:19000036264

3.TS 10/0.4 kV Betonjerka-Renulual Betonikodi: 19000036049

4.TS 10/0.4 kV TSSHM Fitim Lutfi Hasani-NTP “KUJTA”kodi: 19000036270

5.TS 10/0.4 kV TSSHBetoni Idriz Hasani “Dizi Metal”shpk kodi:19000036271

6.TS 10/0.4 kV N.T.”Luli”-Lulzim Marevci  kodi: 19000036044

7.TS 10/0.4 kV Albert Rudari            kodi: 19000036045

8.TS 10/0.4 kV Autosallon Toni kodi:19000036105

9.TS 10/0.4 kV Autoservis Kepa (Te Isaku)  kodi: 19000036097

10.TS 10/0.4 kV Valdrin Sahiti”Valdrin Sahiti”SH.P.K.kodi: 19000036349

11.TS 10/0.4 kV Afrim Hoxha           kodi: 19000036048

12.TS 10/0.4 kV Xhemail Ismajli”VAM-TRADE”SH.P.K kodi:19000036241

13.TS 10/0.4 kV TSSHmet Merkom Komp.PEZHO(Arif Elshani)   kodi:19000036039

14. TS10/0.4 kV Ferki Bajrami N.T.P.AUTOSALLON”GENI” kodi: 19000036240

15.TS 10/0.4 kV Shaip Kadriu           kodi: 19000036153

16.TS 10/0.4 kV Besim Hetemi          kodi:19000036245

17.TS 10/0.4 kV Marigona 3  kodi: 19000036099

18.TS 10/0.4 kV Basri Shahini           kodi: 19000036108

19.TS 10/0.4 kV Blerim Imeri “DEJA VU” shpk kodi: 19000036237

20. TS 10/0.4 kV UKABI       kodi: 19000036098

21.TS 10/0.4 kV EBC company         kodi: 19000036010

22.TS 10/0.4 kV  Betoniera FITORJA          kodi: 19000036104

23.TS 10/0.4 kV Porshe kodi: 19000036114

24.TS 10/0.4 kV  Muhamet Haxhimusa-obj.afarist   kodi: 19000036113

25.TS 10/0.4 kV JEHONA Ts Priv.   kodi: 19000036100

26.TS 10/0.4 kV NTSH” ELEKTRO AG”Alush Hasani      kodi: 19000036101

27.TS 10/0.4 kV Ll. Sello 3     kodi: 19000036121

28.TS 10/0.4 kV Ban. Priv. te shk. L.P.         kodi: 19000036020

29.TS 10/0.4 kV Llapnasella 1(Kulla)            kodi: 19000036123

30.TS 10/0.4 kV Llapnasella 4           kodi: 19000036120

31.TS 10/0.4 kV Llapnasella 2           kodi: 19000036122

32.TS 10/0.4 kV TSBmet. Blerim Mita energji kodi: 19000036303

33.TS 10/0.4 kV TSB Kompleksi kulturor Sportiv-Llapnasellë kodi: 19000036109

34.TS 10/0.4 kV Komuna e Graqanicës Qendër Multifunksionale kodi: 19000036242

Vendet: Bizneset përgjatë Magjistralja Prishtinë -Ferizaj dhe Llapnasellë.

Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i daljes në nivelin e tensionit nga 10kV në 20kV i trafo stacioneve të lartcekur.

2.

TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga Dalja 10 kV Veterniku II do te ndërprehen këta TS në dy termine nga ora 10:00 deri 11:00 dhe nga ora 16:00 deri 17:00

1.TS 10/0.4 kV TSB met. Shtypshkronja Rezniqi      kodi: 19000036038

2.TS 10/0.4 kV Besnik Pllana “BP-Home Invest” shpk         kodi: 9000036251

3.TS 10/0.4 kV Auto Sherreti kodi: 19000036050

4.TS 10/0.4 kV TSSHM Fitim Lutfi Hasani-NTP “KUJTA”            kodi: 19000036042

5.TS 10/0.4 kV  Naser Mustafa-obj banesor kodi: 19000036047

6.TS 10/0.4 kV Internation health centar(spitali turk)          kodi: 9000036043

7.TS 10/0.4 TSBmet. 250kVA Arian Bedri Jahja     kodi: 19000035336

8.TS 10/0.4 HIB Petrolli kodi: 19000036015

9.TS 10/0.4 Arena auto          kodi: 19000036027

10.TS 10/0.4 Objekti afarist te HIBI kodi: 19000036021

11.TS 10/0.4 Autodardania -Valdet Gjonbalaj         kodi: 19000036132

12.TS 10/0.4 Bujar Nuka       kodi: 19000036025

13.TS 10/0.4 TSBmet. Thesar Llapashticakodi: 19000036138

14.TS 10/0.4 kV NTP” ARBERIA”(Clirimi) kodi: 19000036016

15.TS 10/0.4 kV Petroll Company     kodi: 19000036029

16.TS 10/0.4 kV “EDA” Spitali intermed preoc        kodi: 19000036013

17.TS 10/0.4 Kozmetik Parfumeri Golding-re          kodi: 19000036009

18.TS 10/0.4 kV Rexhep Beqiri          kodi: 19000036140

19.TS 10/0.4 kV Afrim Krasniqi”Star Trade”SH.P.K.         kodi: 19000036137

20.TS 10/0.4 kV Faton Hasani”ALFA CENTAUR”SH.P.K.            kodi: 19000035344

21.TS 10/0.4 kV Hamdi Beqiri”Hart Point R.H.”Sh.p.k       kodi: 19000036159

22.TS 10/0.4 kV  TSBmet. 1000kVA Bajram Hyseni “Te Fatosi” shpk       kodi: 19000036301

23.TS 10/0.4 kV Kamp shtepiza- Petrit Deqani         kodi: 19000035011

24.TS 10/0.4 kV  Veton Topanica “AS PLAST” shpk           kodi: 19000036158

25.TS 10/0.4 kV Preoci 2       kodi: 19000036002

26.TS 10/0.4 kV Preoci 1       kodi: 19000036001

27.TS 10/0.4 kV Driton Mehmeti       kodi: 19000036164

28.TS 10/0.4 kV Zenel Beqiri(Depo te Luli)  kodi: 19000036028

29.TS 10/0.4 kV “AKOMA TE ISAKU”-Isak Ademi           kodi: 19000036248

30.TS 10/0.4 kV Durmish Hamit Durmishi “DURMISHI”shpkkodi: 19000036146

31.TS 10/0.4 kV Preoci 3 ( TE Mercedesi)kodi: 19000035003

32.TS 10/0.4 kV TSSHM  Labinot Krasniqi “Martius”L.L.C.         kodi: 19000036287

33.TS 10/0.4 kV TSB met. Kadrush Rexhepi “EURO ABI” shpk kodi: 19000036286

34.TS 10/0.4 kV Nexhat Fazliu “Binni” shpk kodi: 19000036162

35.TS 10/0.4 kV NTSH “Zhaki Advertising”Zhermin Durgutikodi:19000036129

36.TS 10/0.4 kV Premtim Mustafa    kodi: 19000036273

37.TS 10/0.4 kV Muja Preniqi “Autosallon” kodi: 19000036156

38.TS 10/0.4 kV TSBmet.1000kVA Klodian Allajbeu “Amerikan Hospital Kosova”shpk  kodi: 19000036290

39.TS 10/0.4 kV Objekti privat Hamdi Mehmeti (obj. elipsa)kodi: 19000036012

40.TS 10/0.4 kV TSBmetalike Mervan Jusufikodi: 19000036276

41.TS 10/0.4 kV Mercedes Mita (Pompa e benzinit)kodi: 19000036004

42.TS 10/0.4 kV TSBmet.  Ylber Kuraja “PROEX” SH.P.K.kodi: 19000036330

43.TS 10/0.4 kV Hysen Shabani NPT “GAMMA”    kodi: 19000036249

44.TS 10/0.4 kV Grupi i bizneseve”Delux”(Toverlani)         kodi: 19000036247

45.TS 10/0.4 kV TSSHbet. Burim Karaçica “Top Soft Papers”shpk           kodi: 19000036302

46.TS 10/0.4 kV Gani Aliu     kodi: 19000036161

47.TS 10/0.4 kV Faton Nishevci”F-SHEPED”SH.P.K          kodi: 19000036163

Vendet: Bizneset përgjatë Magjistrales Prishtinë-Ferizaj dhe Llapnasella.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i transformatorit dhe kthinave.

 

3.

TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga Dalja 10 kV Preoci do te nderprehet:

NS 10/0.4kV TS Autodardania-Valdet Gjonbalaj (kod: 19000036132) nga ora 10:00 deri 17:00

Vendet: TS Autodardania- Valdet Gjonbalaj

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i transformatorit dhe kthinave.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10[kV] Gurrakoci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Zallqi (kodi: 50052003)  nga ora 08:00 deri 13:00

Vendet: Gurakoc Musollet, Prekalle, Trubohoc, Zabllaq, Zallqi, Shalonovice, Osojan, Tupeq, Bllagaq, Dreja

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim traseje.

 

2.

NS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Radavci (kodi: 50000004) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Vërejtje! Dalja ka BRRE.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Kaçaniku do të ndërprehet:

Dalja 10kV Pylltaria (kodi: 40043004) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Kërbliq dhe Leskovicë, Drenusha, Rakoci, Sanatoria, Llanishta, Gjurgjedelli, Runjeva, Hekurudha, Kisi dhe  Lagjja e Re.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive- pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

 

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Zona Industriale 2 (kodi: 41000025) nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: Magjistralja Ferizaj-Prishtinë dhe Magjistralja Lipjan-Prishtinë, konsumatorët komercial.

Arsyeja: Montimi I izolatorëve sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/10 kV Mitrovica do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Lushta  (kodi: 70000015) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet:  Lushtë dhe Broboniq.

Arsyeja: mirëmbajtje preventive- pastrimi i trasesë dhe vendosja e shtyllave 10 [kV].

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bistazhini (kodi: 81000005)  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezin dhe Smaq (një pjesë)

Arsyeja:  Mirëmbajtje preventive, përmirësimi i rrjetit në degazimin Damjan.

2.

Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

LP10kV J22 Ponosheci (kodi: 80080006) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bresalci (kodi: 63000010) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Bresalc, Koretishtë, Ponesh, Parallovë, Vërbicë e Zhegovcit, Kishna- Polja, Sllakovci dhe  Zhegovci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Reshje bore në zonat malore, ky është moti për nesër

Për të hënën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara. Në zonat e larta malore reshje lokale bore gjatë orëve të para të 24-orëshit.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C./MeteoKosova
Gazetari serb: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën

Gazetari Slobodan Georgiev deklaroi të dielën se kur është fjala për Kosovën, serbët duhet të përballen me të vërtetën.

Ai theksoi se Serbia ka humbur të gjithë autoritetin atje, se marrëveshja është arritur në masë të madhe dhe se Serbia në fakt tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se nuk ekziston më asnjë ndërtesë, ndoshta vetëm universiteti në Mitrovicë ku ndodhet stema e Serbisë në Kosovë. Pra, kjo çështje ka përfunduar dhe ne nuk e dimë se çfarë do të diskutojnë më pas”, tha Georgiev, raporton Danas.

Ai beson se marrëveshja për Kosovën tashmë është arritur në Ohër vitin e kaluar dhe shton se e vetmja gjë që nuk e ka të qartë është se pse përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së thonë se duhet ende të punohet në të.

“Marrëveshja është arritur, siç e shohim po zbatohet”. Kosova arriti administrimin e plotë mbi të gjithë territorin e veriut. Dhe kaq”, theksoi Georgiev.

Mundësitë si për dialog ashtu edhe për konferencë ndërkombëtare janë shterur, tha ai.

“Unë supozoj se një dialog i ri mund të jetë për atë se si Serbia duhet ta njohë apo jo Kosovën, gjë që në fakt e ka bërë tashmë,” është i bindur Georgiev.

Për të çdo konflikt, edhe ai i ngrirë në Kosovë, përfundoi me ngjarjet në Banjskë.

“Kaq ishte, ata pushtuan, nuk bënë atë që donin, Vuçiq e ngriti ushtrinë, Blinken e thirri, Vuçiq e tërhoqi ushtrinë dhe çështja mbaroi”, shpjegoi Georgiev.

Georgiev nuk ka as dilemë për Kosovën apo BE-në, sepse integrimi është ndalur, dhe sipas tij serbët në Serbi janë viktima të mungesës së politikës së zgjerimit.

“Ne e kishim më parë atë dilemë dhe kapitullin 35, çfarë do të bëjmë me të dhe si do ta bëjmë? Është krejtësisht e tepërt. Nuk ka integrim në BE. Nuk ka të bëjë me Serbinë, por në një masë të madhe me BE-në. Evropa nuk di çfarë të bëjë me vetveten”, tha Georgiev.

Ai mendon se nuk do të ndodhë që Kosova të marrë ulëse në Kombet e Bashkuara, por vëren se Serbia as që pyet për këtë.

“Në Këshillin e Sigurimit, në mesin e anëtarëve të përhershëm, kemi së paku tri shtete që janë sponsorë të pavarësisë së Kosovës, kështu që nëse Kosova duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, kjo është një pyetje për ta, ata duhet ta zgjidhin atë”, shpjegoi Georgiev.

I pyetur për formimin e Asociacionit, Georgiev theksoi se as drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, nuk e përmend më.

Sipas mendimit të tij, çështja e AKS-së “është shpallur dhe pikërisht atëherë kur plani për të bërë diçka në veri të Kosovës dështoi për shkak të ndërhyrjes së Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, dhe që atëherë ajo histori është zhdukur”.

“Prandaj nuk ka as dinarë, as tabela serbe, as targa, as letërnjoftime, as patentë shoferi. Kurti ka vendosur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e veriut dhe tani me këtë po shkon në zgjedhje të reja”, ka saktësuar Georgiev.

Ai nuk e sheh mundësinë e mbajtjes së referendumit për Kosovën dhe beson se nuk do të ndodhë kurrë.

Pacolli: Me Qeverisjen e Albin Kurtit, çdo e keqe që nuk është dashtë me ndodhë, ka ndodhur

Behgjet Pacolli nga AKR-ja ka folur për sesionin e ri të Kuvendit të Kosovës, atë vjeshtor-dimor, ku në përgjithësi e quan si të dështuar.

Pacolli ka folur edhe për punën e Qeverisë Kurti në këto katër vite.

Sipas tij, çdo gjë që është dashtë me ndodhë, nuk ka ndodhur.

“Nëse mundemi me një fjalë me i përmbledhë të gjitha, Kuvendi ka dështuar, edhe pse ndoshta ka qenë më identiteti më efektiv i këtij legjislacioni.

Çdo gjë që ka ndodhur në këto katër vite i kisha etiketuar me një: Nuk ka, por ka. Do të thotë çdo gjë që është dashtë me ndodhë, nuk ka ndodhur, por çdo gjë e keqe është dashtë mos me ndodhë, ka ndodhur”, tha Pacolli për GazetaBlic.

Vulin: S’duhet të hyjmë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë që Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por kjo “duhet të ndryshojë” nëse i kërkohet njohja e Kosovës.

“Nëse përballemi gjatë rrugës me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, obligimin për të pranuar martesat e gjinisë së njëjtë apo përfshirjen në konfliktin me Rusinë dhe Kinën, ne nuk duhet të shkojmë në atë rrugë”, ka thënë ai për “Vecernje Novosti”.

Ai ka theksuar se deri atëherë duhet që Serbia të vazhdojë “forcimin”.

Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të jenë të larta

Produktet e konsumit kanë shënuar sërish rritje. Qytetarët po ankohen për çmime të larta e Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet janë rritur për 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të këtij viti.

Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimorë në Kosovë, vazhdojnë të jenë të larta, madje edhe të pa përballueshme. Kështu thonë për RTK, qytetarët.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit 2023.

Kjo kryesisht sipas ASK-së, është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të pemëve, biletave të avionëve, lëndëve djegëse të ngurta, ujit mineral, bukës, drithërave dhe disa produkteve te tjera ushqimore.

Video këtu

Nesër në Speciale dëshmitari do të dëshmojë në seancë të mbyllur

Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), i kanë thënë RTKlive se dëshmitari i së hënës do të dëshmojë në seancë të mbyllur dhe prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave.

Ndryshe në këtë rast gjyqësor Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon.

Të paktën, kështu ka shkruar ai në X, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë me përparimin më të shpejtë në botë”, ka shkruar Kurti.

 

 

Po ashtu, i pari i qeverisë ka rikonfirmuar se Kosova qëndron krahë partnerëve demokratë dhe aleatëve në mbarë botën “për të punuar së bashku për të siguruar edhe një herë që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos humbasë nga dheu”.

E megjithatë, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë këtë vit, Kurti thotë se “puna jonë është ende e paplotë. Le të kujtojmë se sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë – dhe sa fort duhet të luftojmë ende për të mbrojtur demokracitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda, dhe agresionit nga jashtë”.

Hoti: Qeveria aktuale pa asnjë rezultat – është forcuar besimi në vlerat politike e tradicionale të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk ka asnjë rezultat, ndërsa shton se janë të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në Kryesinë e Degës së LDK-së biseduam për aktivitetet në muajt në vijim në përgatitje për procesin zgjedhor.

1. Kemi mbledhur energji të reja në degë, përfshirë kandidatin për deputet nga qytetit i Rahovecit, Enis M. Durguti

2. Është forcuar besimi në vlerat politike e tradicionale të LDK-së, në veçanti për shkak të qeverisjes aktuale pa asnjë rezultat, e cila e ka izoluar vendin, ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka bllokuar integrimin euro-atlantik të Kosovës.

3. Jemi të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Lladrovci: PDK-ja është shpirti i zhvillimit të shtetit, me 9 shkurt do të festojmë fitoren e Bedri Hamzës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është gati për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci poashtu përmendi edhe kreun e PDK-së, për të cilin tha se ai nuk njeh humbje e as disfata, gjë për të cilën shtoi se një gjë e tillë mund të mos ju pëlqej disave.

Tutje ai ka shkruar se fitorja e PDK-së në Drenas nuk mund të ndalet nga askush e as nga keqbërësit që e zmadhojnë veten nëpërmjet servilizmit.

Postimi i plotë: