Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë dhe tha se do që të besojë se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim.

Për këtë ka reaguar kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila tha se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.

Ajo e potencoi se kjo mund të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës meqë sapo të mbushin 18 vjeç detyrohen të largohen “për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata” dhe në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.

“Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit. Në vitet e 90-ta, kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë tanë u detyruan të largoheshin masivisht për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit. Sot, historia rrezikon të përsëritet! Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon”, ka shkruar Sinani.

Ajo tha se Serbia nuk përballet me ndonjë kërcënim nga fqinjët e saj, por është e kundërta – kërcënimi i paqes së rajonit vjen nga Serbia.

“Përkundrazi, ngjarjet e fundit të 24 shtatorit në Banjskë na treguan se, ndërsa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës. Kërcënimi i vërtetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen pikërisht nga vetë Serbia! Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Por, për fat të keq, Serbia e Vuçiqit vazhdon të tregojë se nuk ka asnjë vullnet për normalizim dhe stabilitet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për progres, jo për konflikte të reja!”, tha ajo.

Vuçiq këtë e bëri të ditur më 14 shtator gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ndërkaq, një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, tha se Qeveria serbe është gati, nëse arrihet një marrëveshje politike dhe shoqërore, për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak.

“Më 2025, kur të arrihet kushtet administrative dhe logjistike, ne do të nisim [me shërbimin ushtarak]”, tha ai.

Qeveria serbe merr një vendim rreth serbëve në Kosovë

Serbia, përmes një konkluze qeveritare, i ka urdhëruar ministritë që të zbatojnë aktivitete dhe masa në mbrojtjen e serbëve në Kosovë.

Ky vendim u mor në një mbledhje të sotme të qeverisë serbe, ku thuhet se janë shqyrtuar masat për Kosovën, të cilat të premten i ka prezantuar presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Detyra specifike për zbatimin e masave të paraqitura iu dhanë të gjitha ministrive me qëllim të mbrojtjes së serbëve në Kosovë si dhe fuqizimit të tyre politik, ekonomik dhe social. Pika kyçe e seancës së Qeverisë është që të gjitha ministritë të angazhohen për ruajtjen të pronës, të shpallet Kosova territor i mbrojtjes speciale sociale, të forcohen institucionet, të shkohet në Kuvendin e Serbisë me kërkesë që të shpallen të paligjshme të gjitha aktet e miratuara që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha kryeministri serb, Millosh Vuçeviq.

Qeveria serbe miratoi gjithashtu një konkluzion me të cilin urdhërohet Ministria e Mbrojtjes të fillojë procedurën për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në kohëzgjatje prej 75 ditësh.

Vuçeviq pret që deri në fund të javës së ardhshme të miratohen ndryshimet në ligjin që heq pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Blerim Latifi e lidh me UDB’në dhe shtetin serb imamin boshnjak që ua mohoi kombin shqiptarëve në Preshevë

Një hoxhë nga Sanxhaku ka mbajtur një fjalim gjatë një tubimi Preshevë.

Ai aty bëri disa deklarata që po nxisin reagime, pasi konstatoi se “uns s’jam shqiptar, por mysliman siç “jeni edhe ju”, duke iu drejtuar audiencës.

Këto i ka komentuar profesori Blerim Latifi, i cili tha se synimi për deshqiptarizimin e Luginës është i UDB’së dhe me këtë e lidhi edhe deklaratat e këtij hoxhe.

“Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024.Në mes të Preshëves, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb, i pat asimilu në boshnjakë krejt shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Sot i njëjti mekanizëm është aktivizu për ta deshqiptarizu komplet Luginën e Preshevës. Shqiptarët e njohin mirë hunin e UDB’s, por fare pak inxhinieringun e saj kulturor”, ka shkruar Latifi.

Për deklaratën e tij pati edhe disa reagime brenda Luginës ku u kërkua distancimi nga prijësit fetarë të Luginës.

Basha i reagon Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pas një shkrimi që ky i fundit ka pasur për konferencën e mbajtur dje nga presidenti serb, Aleksander Vucic.

Haradinaj ka fajësuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë ka kritikuar Kurtin se ia ka krijuar terrenin për një gjë të tillë.

Basha ka thënë se Haradinajn po e “tradhton logjika”, meqë Kurti e ka pastruar terrenin në Veri dhe prandaj Vuçiq po ankohet.

Reagimi i plotë i Bashës;

Ramushin e tradhëton logjika!

Vuçiqi po thotë i ka fajet për veri, mirëpo Albini ia ka përgatit terenin Serbisë!

Jo Ramush, Albini veç e ka pastru terenin, prandaj po ankohet Vuçiqi.

Ai po e kërkon terenin si me juve, ku e ka pas Radojçiçin shef në veri, por fatmirësisht populli po mendon ndryshe!

Ish-luftëtari i UÇK-së i reagon Dimal Bashës: Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, i fyen të dyjat

Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish Komandant në Zonën Operative të Dukagjinit.

“Jam ushtar i UÇK-së që nga dita e parë e krijimit,” shkroi Ahmetaj, duke theksuar se ai dhe pesë vëllezërit e tij kanë luftuar në vijat e para të frontit. Ai shtoi se tre prej tyre, përfshirë edhe vetë, u plagosën rëndë gjatë luftës, ndërsa njëri nga vëllezërit humbi gjymtyrët.

“Aty ku ka operuar Komandanti ynë dhe ushtarët e tij për besë ka qenë shumë problematike me u sjellë e me vepru Radojçiçat e Ivanoviçat” shkruan Ahmetaj.

Ahmetaj shpreh admirim të thellë për ish-komandantin e tij, Ramush Haradinaj, duke theksuar: “Që nga fillimi e deri në mbarim kemi qenë ushtarë të Ramush Haradinajt dhe edhe sot dhe përjetësisht mburremi se kemi pas Komandant dikë si Ramush Haradinajn.”

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Dimal Bashës, deputet i Vetëvendosjes, Ahmetaj deklaroi: “Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat.” Ai përfundoi duke theksuar se asnjë shqiptar i Kosovës nuk u ka borxh as Bashës, as deputetëve të Vetëvendosjes ta fyejnë lirinë e çlirimin.

Kërcënimet e Vuçiqit, reagon KFOR-i

KFOR-i është duke i ndjekur nga afër zhvillimet aktuale në Kosovë. Misioni i NATO-s në ka kërkuar edhe një herë që të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione.

“Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme”.

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR-i për Klanin kur është pyetur në lidhje me paralajmërimet serbe për shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”.

KFOR-i tha se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të dhënë nga OKB-ja për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Para deklarimit të djeshëm të presidentit të Serbisë në lidhje me Kosovën, mediat e afërta me pushtetin atje paralajmëruan se Aleksandar Vuçiq do të shpallte Kosovën “territor të okupuar”.

Megjithatë, Vuçiqi nuk e bëri këtë. Madje ai tha se po ta shpallte të tillë, kjo, sipas tij, do të nënkuptonte “njohje të territorit të Kosovës”.

Basha i reagon Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pas një shkrimi që ky i fundit ka pasur për konferencën e mbajtur dje nga presidenti serb, Aleksander Vucic.

Haradinaj ka fajësuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë ka kritikuar Kurtin se ia ka krijuar terrenin për një gjë të tillë.

Basha ka thënë se Haradinajn po e “tradhton logjika”, meqë Kurti e ka pastruar terrenin në Veri dhe prandaj Vuçiq po ankohet.

Reagimi i plotë i Bashës;

Ramushin e tradhëton logjika!

Vuçiqi po thotë i ka fajet për veri, mirëpo Albini ia ka përgatit terenin Serbisë!

Jo Ramush, Albini veç e ka pastru terenin, prandaj po ankohet Vuçiqi.

Ai po e kërkon terenin si me juve, ku e ka pas Radojçiçin shef në veri, por fatmirësisht populli po mendon ndryshe!

Tërheqja 30%të e Trustit, deputetja e AAK-së kërkon nga Qeveria ta përkrah këtë iniciativ

Nga “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka folur për Front Online lidhur me kërkesën e deputeti Bekim Haxhiu për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Kadrijaj ka kërkuar nga Qeveria të lejohet një iniciativë e tillë, pasi sipas saj, qytetarët janë në gjendje të rënduar ekonomike.

Deputetja Kadrijaj ka kërkuar reflektim nga pushteti lidhur me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Kemi parë këtë iniciativë edhe më herët që qytetarët kanë kërkuar të tërhiqet një shumë e mjeteve nga Trusti sepse janë në gjendje të rënduar ekonomike e sociale dhe nuk kanë pas përkrahje nga Qeveria. Kjo do të ishte një zgjedhje që ju kish ndihmuar sado pak qytetarëve se kostoja e jetesës është rritë, Qeveria duhet të reflektojë të përkrahë këso iniciativa”, deklaroi Kadrijaj.

Më 23 qershor(2022) në Kuvend ishte rrëzuar nisma e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. Kundër këtij projektligji kanë votuar deputetët Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 102 deputetë në sallë, 44 patën votuar për, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Të hënën qytetarët mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë

Trafiku Urban ka njoftuar kryeqytetasit se të hënën mund të udhëtojnë me autobusë urbanë pa pagesë, si dhe biçikletat.

“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë”, ka njoftuar Trafiku Urban.

Ndërsa, për biçikleta në njoftim thuhet se duhet të regjistrohen në aplikacion dhe më pas të përdorin pa pagesë gjithë ditën.

“Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”.

Kjo fushatë po bëhet në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit.

Vjen reagimi i parë nga Qeveria pas masave të Vuçiq

Kryediplomatja e Kosovës u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë me “gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura”, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Presidentit të Serbisë, Alekasndër Vuçiq duke iu referuar konferencës së djeshme të tij.

Sipas saj, synimi i Vuçiq është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon dhe pengimi i proceseve integruese, raporton Express.

Tutje, ka thënë se Kosova është më e fortë se kurrë.

“Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të te gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë.

Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, me territor të mbrojtur dhe integritet territorial të pacënueshëm, si shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, si shteti i qytetarëve të saj, sot është më e fortë se asnjëherë më pare”, ka shkruar ajo.