Kurti i bindur se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të rezultojnë me Qeveri të re me të si Kryeministër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në punimet e Samitit të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, që mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Teksa ka folur për Planin e Rritjes, Kurti ka përmendur se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti, duke i shprehur i bindur se do të rezultojnë me një qeveri të re në krye me të, e që do të ecë shpejt në zbatimin e Agjendës së Reformave, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se vendi ka mbetur prapa në zbatimin e reformave shkaku i rrethanave politike.

“Ne ishim të parët që përmbushëm Agjendën e Reformave dhe disi, tani jemi prapa në zbatimin e saj. Dhe unë e kam mirëpritur kritikën. Ne duhet të jemi në ballë të këtyre reformave. Por ne jemi prapa jo nga zgjedhja, por nga rrethanat. Vonesat në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti shkaktuan pengesa”, deklaroi Kurti.

Kurti ka përmendur masat ndëshkuese të BE’së ndaj Kosovës, për të cilat ka thënë se është hera e fundit që do t’i adresojë.

Ka kërkuar që të hiqen plotësisht dhe tërësisht.

“Kjo është hera e fundit që do të adresoj masat ndëshkuese të BE-së. Ato duhet të hiqen plotësisht dhe tërësisht, ashtu siç kërkoi vitin e kaluar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se asnjë vend në rajon nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e kërkimit të statusit të vendit kandidat sesa Kosova sot

“Të flitet për urgjencën e zgjerimit (të BE-së) në njërën anë, ndërkohë që lihet aplikimi i Kosovës të mbledhë pluhur për tre vjet në një raft të BE-së, është, së paku, një paradoks”, ka deklaruar Kurti.

Në fund, ka kërkuar që samiti i ardhshëm të zhvillohet në Prishtinë.

“E fundit, ndonëse gjithmonë e shijoj qëndrimin në Tiranë, do ta mirëpres nëse samiti i ardhshëm zhvillohet në Prishtinë”, ka thënë Kurti./Reporteri.net

Alaudini jep paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodh sonte në Prime

Moderatori i formatit “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka paralajmëruar publikun për një Prime të zjarrtë që do të transmetohet sonte.

Përmes një video në InstaStory, Alaudini theksoi se nata do të jetë plot me diskutime dhe sqarime rreth dinamikave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme.

 

Alaudini ka vlerësuar se banorët kanë qenë shumë aktivë që në ditët e para të hyrjes.

Ai u shpreh mes të tjerash: “Dorën në zemër, banorët janë on fire”, duke nënkuptuar se ata kanë shkaktuar shumë zhvillime të papritura dhe situata interesante që do të debatohen gjatë spektaklit.

Megjithëse ende nuk është bërë as një javë që kur ka filluar edicioni i ri i BBVK, zhvillimet dhe dinamikat mes banorëve kanë qenë të shumta.

Kështu, Prime-i i sotëm pritet të sjellë jo vetëm përmbledhjen e ngjarjeve kryesore, por edhe momente ku banorët do të duhet të japin përgjigje për veprimet dhe deklaratat e tyre të bëra gjatë javës. /Prive By Liberta Spahiu

Alarmohen Prishtinasit: Kjo linjë e trafikut urban pezullon qarkullimin

Linja 3A ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht qarkullin e autobusëve.

Sipas njoftimit, pezullimi do bëhet përkohësisht deri në zgjidhjen e çështjeve aktuale financiare me të cilat po përballet komuna shkaku i mungesës së buxhetit.

“Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale”,thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Qendra sh.p.k – Linja 3A Prishtinë

Të nderuar qytetarë dhe udhëtarë,

Ju njoftojmë se Kompanija Qendra sh.p.k, Linja 3A, është e detyruar të pezullojë përkohësisht qarkullimin e autobusëve deri në zgjidhjen e çështjeve aktuale financiare me të cilat po përballet kompania.

Lajmërohen të gjithë pasagjerët e Linjës 3A: Kodra e Trimave – Muharrem Fejza – Matiqan – Zllatar se pezullimi i përkohshëm i qarkullimit vjen jo nga dëshira jonë, por si imponim i situatës së krijuar tash e 7 muaj, për arsye se nuk na janë paguar shërbimet tona për të njëjtën periudhë.

Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale.

Lusim Komunën e Prishtinës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Financave për gjetjen e një zgjidhjeje urgjente në lidhje me buxhetin, sepse ndalja e transportit publik në Kryeqytet do ta paralizojë të gjithë qytetin dhe do të krijojë pasoja të rënda për mijëra qytetarë që varen nga ky shërbim.

Për çdo ndryshim apo informacion të ri, do të ju njoftojmë menjëherë përmes kanaleve tona zyrtare.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin e bashkëpunimin.

Me respekt,

Qendra sh.p.k – Linja 3A Prishtinë

 

Një ditë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, PDK-ja ndërmerr këtë veprim

Partia Demokratike e Kosovës do të mbledh sot Kryesinë. Më pas pritet të ketë konferencë për media, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PDK-ja përmes një njoftimi. Konferenca pritet të mbahet në ora 15:30.

Kujtojmë se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është shpërndarë të enjten nga presidentja Vjosa Osmani. Pas konsultimeve me liderë të partive politike, Osmani e ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me gjithë që në partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë shprehën kërkesë që ato të mbahen 21 dhjetor.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se pavarësisht se data nuk është ajo që kishte kërkuar, partia është e gatshme për zgjedhje.

“Edhe pse në konsultimet tona ne i dhamë argumentet pse 21 dhjetori do të ishte më i drejtë, vendimi është marrë, data është caktuar. Tani është koha që të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion”, tha Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. /Reporteri.net/

 

 

Këngëtarja e njohur i bashkohet LDK-së

Këngëtarja dhe sopranoja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi Meta, i është bashkuar zyrtarisht Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e mirëpriti artisten si anëtare të re të partisë.

“Sot, Adelina Thaçi Meta hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar e politik. Ajo i bashkohet LDK-së duke sjellë me vete profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që na nderon. LDK fiton sot një kuadër të çmuar një artiste që beson në vlerat tona, në rrugëtimin tonë dhe në misionin për të ndërtuar një Kosovë me më shumë kulturë dhe zhvillim. Ardhja e saj, dhe e shumë të tjerëve që po na bashkohen, është një thirrje për bashkim të secilit që beson se vendi meriton më shumë; që dëshiron ndryshim e që angazhohet për të”, ka shkruar Abdixhiku mes tjerash.

VIDEO: Momenti kur goditet polici nga vetura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Pejë.

Një polic është goditur aksidentalisht nga vetura.

Më poshtë video:

Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht VV-në

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani ka dalë haptas në përkrahje të Albin Kurtit dhe VV-së.

Ai ka treguar se përmes këtyre veprimeve Osmani po mundohet ta sigurojë mandatin e dytë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se përveç VV-së askush tjetër nuk do ta bënte presidente Osmanin.

“Vjosa Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht LVV –në. Pse? LVV e ka bërë presidente dhe askush tjetër nuk do ta bënte presidente në një mandat të dytë. Prandaj vota për LVV është votë për Vjosa Osmanin, bile me shumë gjasë, pa Albin Kurtin kryeministër. Vjosa Osmani mund të jetë “baba” i ri në bllokun e LVV pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi.

E rëndë: Humb jetën e reja nga Podujeva

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Orllan të Podujevës.

Erinda Sekiraqa, nga ky fshat, vdiq në moshë të re pasi nuk fitoi betejën ndaj një sëmundje të rëndë.

Familja e të resë ka njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në Fushë Kosovë, aty ku dhe banonte.

Ceremonia e varrimit zhvillohet sot nga ora 13:00 në Varrezat e qytetit të Fushë Kosovës.

“Njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Erinda Shefqet Sekiraqa. Varrimi i të ndjerës bëhet me datë : 21.11.2025, në ora 13:00 pas namazit të xhumasë tek Varrezat e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Deklarata e fortë e Nezir Krakit: “50 deputetë minimum, mbështetja po rritet ndjeshëm”
Ish-deputeti i LVV-Guxo, Nezir Kraki është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se pret një rritje të ndjeshme të mbështetjes për koalicionin.

“Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend. 50 deputetë minimum”, deklaroi Kraki për FrontOnline.

Ai vlerësoi se mbështetja elektorale këtë herë pritet të rritet dukshëm për ta.

“Unë pres me iu afru 50% të votave kësaj here”, tha ai.

Sipas tij, dinamika e zgjedhjeve do të krijojë një atmosferë të ngjashme me atë të vitit 2021.

“Ka me u kriju klima pak a shumë e njëjtë”, u shpreh Kraki.

Të shtëna me armë zjarri në Slivovë
Në fshatin Slivovë, është raportuar një incident me armë zjarri në ajër gjatë ditës së enjte.

Sipas autoriteteve, persona të panjohur kanë shtënë disa herë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Rasti është nën hetime nga policia lokale.