E rëndë/ Benita ia përmend nënën e ndjerë Elijonës: S’e ki mamin këtu

Tensionet janë ndezur që në ditët e para të edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova 4, i cili nisi të hënën.

Vëmendja kryesore është përqendruar te banorja më e re, 18-vjeçarja Elijona Binakaj, e cila mbart një histori personale tronditëse të humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik.

Gjatë natës së mbrëmshme, Elijona është gjetur nën presion të vazhdueshëm nga banoret Alba dhe Benita.

Kulmi i situatës ishte një koment i Benitës drejtuar Elijonës. Në një moment tensioni, Benita u dëgjua t’i thoshte:

“Nuk e ka mamin këtu për ta mbrojtur.”

Dramë në fshatin Vrellë: Dy burra e një serbe kërcënojnë policët pas gjobës, situata del jashtë kontrollit

Tre persona janë arrestuar në fshatin Vrellë të Istogut, dy burra dhe një shtetase e Serbisë, pasi që pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë kanosur zyrtarët policorë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se pas arrestimit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor pasi ndaj tyre është përdorur spreji.

Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Analisti i njohur pritet t’i bashkohet LDK-së
Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku, pritet t’i bashkohet LDK’së?

Inxhinieri Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mësuar Gazeta Express.

Sadiku, i cili është edhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, pritet të anëtarësohet në këtë parti ditëve në vijim.

Lëvizja vjen pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat u caktuan të mbahen më 28 dhjetor.

Ermal Sadiku është lindur dhe rritur në Prishtinë, ku gjithashtu ka përfunduar studimet në fushën e inxhinierisë. Më pas ai ka vazhduar specializimin në Gjermani, duke thelluar njohuritë dhe përvojën e tij profesionale. Pas studimeve, Ermal Sadiku është rikthyer në Kosovë për të ndërtuar karrierën si inxhinier dhe sipërmarrës, duke themeluar disa nga kompanitë më të suksesshme të sektorit ICT në vend.

Ai ka shërbyer si ligjërues në fakultet, si kryetar i Bordit të STIKK dhe vazhdon të jetë mentor dhe trajner i shumë të rinjve që synojnë karrierë në teknologji.

‘Gjysma e Kosovës’ sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 21.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Fushë Kosova do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shtepia e kulturës (kodi: 15100003) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: Qendra e Fushë-Kosovës te Stacioni ITrenit dhe ana majtë deri te rruga e Çerdhes.

Arsyeja: Nderprerje per shkaqe sigurie, Shtrirja e kabllos XHE 49-A , 1×150/25mm2 sipas projektit

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Varoshi (kodi: 40042005) nga ora 09:30  deri 18:00

Vendet: Fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i linjes së re.

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Drejtimi i Komogllavës (kodi: 40000009) nga ora 09:30  deri 18:00

Vendet: Fshatrat: Bibaj (4 konsumatorë), Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magj.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magj.Prishtinë-Ferizaj (1 konsumatorë) dhe Varosh.

Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i linjes së re.

3.

Nga TS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gaçka (kodi: 40042002) prej orës 09:30 deri në ora 18:00.

Vendet: Greme,Gaçka,Burrnik,Izhanc,Kashtanjeva,Bajnicë,Semaj,Prushaj,Sllatina dhe bizniset private.

Arsyeja: Projekte investive, Energjizimi i linjave të reja

*****

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:

TS 10/0.4[kV] Kosovatransi (kodi: 40041038079) nga ora 09:00 deri 13:00

Vendet: Konsumatorë ne afërsi te Stacionit te autobuseve

Arsyeja: Ndrimin e trafos dhe panelit TU sepas PEE

2.

Nga NS 35/10[kV] Shtërpca do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J02 Molika (kodi: 40044007) nga ora 08:30 deri 15:30.

Vendet: TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla, TS Hotel Molika

Arsyeja: Pozicionimi i transformatorit, përforcimi me shtylla metalike anësore dhe punët përcjellëse në ormanin e transformatorit.

Gjakovë

Punime në projekte investiv

1.

Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

NS 10/04[kV] TS 29 (kodi: 80080051003) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Lekë Dukagjini.

Arsyeja: Projekte investive. Kyqja e konsumatoreve egzistues ne rrjetin e ri.

Zemaj: Qytetarët duhet ta ndëshkojnë Kurtin për ngërçin që po i sjell vendit, VV-ja mashtroi duke thënë se i ka numrat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 28 dhjetor.

Deputeti i LDK, Armend Zemaj në një intervistë në ABC News, u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje mashtroi duke thënë se i ka numrat, ndërsa nënvizoi se pa marrëveshje, nuk ka qeveri.

Ai u shpreh se ndryshe nga VV, LDK është një alternativë serioze për qeverisje. Gjithashtu shtoi se qytetarët duhet të ndëshkojnë Kurtin për ngërçin që po i sjell vendit.

“Nuk është gjë e mirë shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, por ne kemi thënë që VV si parti e parë nuk i ka numrat dhe ata në vazhdimësi na kanë mashtruar edhe ne. Thirreshin në bllokimin e Kuvendit dhe pasi u krijua mundësia e zgjedhjes edhe ashtu një proces që rezultoi me një situata që VV nuk i ka numrat dhe asnjë subjekt nuk ka marrëveshje me të. Ne besojmë që kemi pasur një parit në pushtet që nuk ka ditur të menaxhojë paratë publike, Kosova ka humbur shumë kohë, është izoluar në aspektin ndërkombëtar, ka pasur korruptim dhe madh dhe vjedhje të fondit të rezervave shtetërore. Por edhe krimi i madh që ka ndodhur në sektorin e energjisë. Ka edhe hetime në sektorin e Shëndetësisë. Ne duhet të ndëshkojmë këtë keqqeverisje…Edhe në zgjedhjet e fundit kemi qenë i vetmi subjekt që kemi garuar me program, edhe me ato strategjike, por edhe të mirëqenies së zhvillimit në vend”, shtoi ai.

E dhimbshme: Vdes në moshë të re, punëtori i KEK-ut

Ka ndërruar jetë punëtori i KEK-ut, Ramiz Shapeta, i cili punonte në shërbimet e DPQ-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Re e KEK-ut, me çrast shprehën ngushëllimet e sinqerta për familjen Shapeta dhe kolegët.

“Ramizi njihej si punëtor i mirë dhe i zellshëm, ka punuar manipuluës i shirtrave magjistral për transportin e qymyrit. Në emër të të gjithë punëtorëve dhe kolegëve të KEK-ut, Sindikata e Re e KEK-ut e Re shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur Ramizin”, thuhet në telegramin e tyre.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 15:00, në vendlindje – Korroticë të Drenasit.

 

 

Haradinaj hap dilema: Ja nëse do të futet në garën për kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pyetur nëse do të jetë sërish kandidat për kryeministër.

Ai tha se ende nuk ka një konfirmim për këtë çështje, por nuk ka as ndonjë zhvillim tjetër që ndryshon situatën, duke mbetur bartës i listës.

“E kemi diskutuar në Aleancë, në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm. Nuk kemi ndonjë zhvillim të ri, pra ndryshe nga kjo, ende nuk e kemi konfirmuar, por e kemi diskutuar, mbetem bartës i listës”, deklaroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së shtoi se aleanca do të përpiqet të sigurojë që ofertat të jenë “sa më racionale”.

“Atë përvojë që kemi akumuluar, ato njohuri që i kemi për temat dhe qeverisjen, dëshirojmë t’i ndihmojmë vendit, duke qenë sa më adekuat”, përfundoi Haradinaj në emisionin Rubikon.

A do të bashkëpunojnë me PDK-në? Ja si përgjigjet Haxhiu

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes kërkoi vota në zgjedhjet e 28 vjetorit “aq sa të mos varemi më nga partitë tjera”.

Në Debat Plus, ajo u pyet nëse kanë “vija të kuqe” me Partinë Demokratike të Kosovës, “vija të kuqe” të cilat tash e nëntë muaj i kanë thënë në çdo paraqitje.

Panduri: A ka vija të kuqe me PDK-në?

Haxhiu: Le ta përfundojmë njëherë 28 dhjetorin.

Zgjedhja e Hamzës si i pari i PDK-së, reagon sërish Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çështja e konventës për kryetarin e partisë, për të cilën ai pati vërejte është e mbyllur.

Ai ka thënë se respekton se vendim e partisë dhe se tash do të jetë në përkrahje të partisë dhe kryetarit, Bedri Hamza në zgjedhjet e reja nacionale të 28 dhjetorit.

“Kur gara fillon jashtë, unë jam me PDK-në, jam me Bedriun. Për mua çështja e konventës është e mbyllur”, ka thënë Hoxhaj në Tëvë1.

Ai ka thënë se kryetari i ri i partisë, Bedri Hamza ka forcën, por edhe mbështetjen për ta quar PDK-në përpara.

Hoxhaj ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, ka thënë se si parti janë të gatshme për zgjedhje.

“Si pari që është në opozitë dhe si parti që ka fitua disa palë zgjedhje dhe që kemi kapacitet politik dhe intelektual dhe profesional natyrisht që jemi të gatshme për zgjedhje. Kur je në opozitë, mendoj se ke një qartësi të qartësi të mirëfilltë për atë se cilat janë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, cilat janë pritjet që i ka vendi dhe çfarë duhet të plasojë si platformë politike”, është shprehur Hoxhaj.

Lladrovci publikon foto me Bekim Jasharin, ka një mesazh…

Ramiz Lladrovci ka publikuar një foto me Bekim Jasharin, me ç’rast ka thkesuar se rruga me miq të dëshmuar, është më e lehtë.

“Bekimi bart pjesën e peshës së nderit dhe krenarisë së Jasharajve legjendarë, bashkë me vlerat që shënojnë lirinë tonë”, ka shkruar Lladrovci.

Rruga me miq të dëshmuar, është më e lehtë, ka deklaruar ai.