div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-686 category-paged-686 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Shi të shoqëruara me… ky është moti për nesër

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C. /MeteoKosova/

Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në dialogun në Bruksel, Kosova ka treguar përkushtim për zbatimin e Marrëveshjeve, por që siç tha ajo problemi është që dialogu që një kohë s’po dëshmon barazi të palëve.

“Kosova ka treguar përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, por edhe përkushtim për paqe. Problemi është që ky dialog që një kohë të gjatë që nuk po dëshmon se po organizohet në përputhje me parimin e barazisë së palëve. Pra, në asnjë moment nuk shihet që të dy palët po trajtohen të barabarta”, tha presidentja Osmani.

Sipas Osmanit, kushdo që bën dialog për Urën e Ibrit me Serbinë, atëherë një gjë e tillë është shkelje e sovranitetit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe se kjo temë duhet të dialogohet me partnerët e sigurisë.

“Në qoftëse dikush bën dialog për Urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit, Kushtetutës dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë. Kjo temë patjetër që duhet të diskutohet me partnerët tanë të sigurisë sepse edhe vetë marrëveshjet e Brukselit e kërkojnë një gjë të tillë”.

Halil Matoshi: Mos të ishte NATO, Policia e Kosovës s’do të kishte emër sot!

Komentatori politik Halil Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është konfirmuar me 10 qershor të vitit 199 nga NATO-ja.

Matoshi ka thënë se si rrjedhojë e kësaj kufijtë e Kosovës në veri i ruan KFOR-i.

 

 

“NATO e ka çliruar Kosovës pas kryengritjes UÇK-së dhe sot e kësaj dite KFOR-i amerikan është në veri dhe forcat britanike janë në kufi në veri”, ka thënë Matoshi.

Pas kësaj, ka ndërhy analisti Nexhmedin Spahiu, duke thënë se kufijtë e Kosovës i ruan edhe Policia e Kosovës.

 

 

Por, Matoshi i është përgjigjur menjëherë Spahiut duke thënë se “mos të ishte NATO, Policia e Kosovës nuk do të kishte emër sot”.

“ Në anën tjetër sovraniteti i Kosovës është konfirmuar me 17 shkurt 2008 në krejt territorin e vet dhe atë Kushtetuta dhe ato ligje në veri janë pranuar, sepse përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës kanë marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës, por e kanë të drejtën e vetos për çështjet të cilat i prekin interesat e tyre vitale”, është shprehur Matoshi.

“U kënaqem tu u la, Albini e ka çliru Ujmanin”, Parim Olluri thotë se LVV po tenton të fitojë elektorat

Gazetari Parim Olluri vlerësoi se Qeveria Kurti ka tentuar hapjen e urës së Ibrit për të “elektrizuar militantët në Kosovë dhe diasporë”.

Ai në Pressing në T7 tha se qytetarët kanë thënë “Albini e ka çliru Ujmanin”.

Në momentin kur kan pa njerëzit tu u la në Ujman dhe njerëzit duke folë para mikrofonave që Albini e ka çliru Ujmanin, u kënaqëm t’u u la, ata janë emocionu e kanë thanë edhe urën dhe u kry. Kjo na rritë neve mbi 50%, është mendu aty për aty pa ndonjë analizë të mirëfilltë është bërë thjeshtë për mi elektrizu militantët në Kosovë dhe diasporë, kaq ngushtë është mendu”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

Por, sipas tij Kosova nuk e dëgjoi Amerikën dhe tani po bisedon me kryenegociatorin e palës serbe Petkoviqin.

“Rezultati është, para një muaji nuk e ke dëgju Amerikën, tash duhet me bisedu me Petkoviqin kur pe hapin (urën). Në anën tjetër e kemi pa me video që pjesëtari i KFOR e përzen policinë e Kosovës prej urës, i thotë nuk mundesh me parku këtu, me ta shpjegu sovranitetin mbi urën e Ibrit”, tha Olluri.

Humolli: Nxënësit e Millosheviqit janë në pushtet, fatkeqësisht VV-ja ka hy në valle

Fatmir Humolli, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se është Bashkimi Evropian dhe Qeveritë në Kosovë ato që e kanë mundësuar jetesën e deritashme politike të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta10.

Humolli në emisionin Raport tha Vuçiq grupi i tij politik vazhdojnë hegjimoninë e Millosheviqit duke i quajtur “nxënës” të tij.

“Vuçiq është personalitet i dështuar në kuptimin politik, nuk ka demokraci brenda shtetit të vet. Ata ende logjikojnë me hegjiomeninë kundër popullit shqiptar e atyre ballkanik e jo për nërtimin e një shteti që bashkëpunon me popujt. E tash dobësia e subjekteve tona politike, qeverisë dhe partive politike e kanë bërë të mundshme jetesënë e tij politike në Serbi. Ia ka mundësu Bashkimi Evropian në fuqizim, pra i ka ndihmuar një klase politike të cilët janë nxënës të hegjimonisë serbe, si me thënë nxënës të Millosheviqit që ppo lidhet sepse ajo është kulminacioni i hegjimonisë serbe. E tani nxënsit e Millosheviqit janë në pushtet kurse BE-ja punon me ta e Qeveritë tona bisedojnë me ta”.

Tutje, deputeti Humolli përmendi edhe partinë e cila aktualisht qendron në Pushtet, lëvizjen Vetvendosje duke thënë se ka hyrë në vallen e partive tjera.

“Fatkeqësia është që VV-ja ka hyrë në vallen politike të partive tjera politike. E ngadal kanë rrëshqit në politikën e njejtë, si të Rugovës, Hashimit, Ramushit, Isa Mustafës e Avdullah Hotit”, tha deputeti Humolli,

Na mbajti sekret, zbulohet kush është burri i Shkenda Dubovës (Foto)

Këngëtarja e njohur, Shkenda Dubova brenda pak ditësh ka ditën më të veçantë në jetën e saj.

Këngëtarja simpatike brenda pak ditësh kurorëzon lidhjen e saj me martesë.

Deri tani na e ka mbajtur të fshehtë, por ne kemi zbuluar se kush është fatlumi i saj.

Ai quhet Mentor, dhe njihet si biznesmen.

E Mentori duket se po tregohet i kujdesshëm pak ditë para dasmës, derisa ka mbërritur të shkëlqejë edhe dhëmbët tek “Klinika Gjermane e Dhëmbit”, transmeton IndeksOnline.

Dasma e Shkendës do të mbahet më datën 26, në një nga lokalet e kryeqytetit./IndeksOnline/

Sërish prezencë më e madhe e KFOR-it mbi Urën e Ibrit, reagon Elshani

 

Pasditën e sotme është vërejtur një prezencë më e madhe e trupave të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ishte vetëm ushtrim i trupave të KFOR-it.

“Ishte një ushtrim, mirë po më duket mua. Për ditë po i mbajnë, fort mirë është”, tha Elshani.

Kjo nuk është hera e parë që trupa të KFOR-it vërehen në prezencë më të shtuar mbi Urën e Ibrit, pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe disa herë muajin e kaluar.

“Merkato” e mirë nga Limaj, ish-ministri me dy shokë aderojn në NISMA

Ish-ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, dikur pjesë e Aleancës Kosovare, ka aderuar para zgjedhjeve, te Nisma Socialdemokrate, bashkë me dy të tjerë nga Gjilani, Ismet Hajdini dhe Lulzim Hajduni.

Matoshi thotë se iu bashkua partisë së Fatmir Limajt, për arsye të qeverisjes së mirë sa ishin pjesë e Qeverisë së Kosovës, në periudhat e ndryshme.

Ndërsa Hajdini, bashkimin me Nisman, e ndërlidh me kujdesin e Limajt për Anamoravën që e kishte sa ka qenë në postet ekzekutive. Prurjet e kësaj partie vijnë disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve Nacionale, të caktuara nga Presidentja, Vjosa Osmani, më 9’të shkurtit të vitit 2025.

Parashikimi i motit për nesër

Mendimi për motin – 17.09.2024

Të reshura shiu përfshinë pjesë të madhe të vendit, orëve të mëngjesit dhe nga mesdita e ditës së mërkurë. Pasdite pritet të pushojnë, e mund të paraqiten si rrebeshe lokale. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja, 3-9m/s. Temperaturat minimale më të larta se sot, zbresin në 12C e 14C, derisa ato maksimale shkojnë në 16C e 19C.

Periudha me të reshua shiu vazhdojnë përgjatë ditës së enjtë dhe të premtë, orëve të pasdites në formë rrebeshesh të shoqëruara me bubullima. Ndonjë rrebesh paraqitet edhe ditën e shtunë, derisa nga dita e diel pritet përmirësim i kushteve meteorologjike, me më shumë kthjellime e diell. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, derisa të dielen shënojnë rritej në 22C e 23C.
Ky është kushti që e qiti serbia në dialog për hapjen e urës së Ibrit

“Në pjesën ligjore kërkojmë respektimin e marrëveshjes ku insistojmë në demarkacion në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviq nga Brukseli, raportojnë mediat serbe.

Ai nuk pati një takim me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi.

“Ai ka refuzuar të takohet me përfaqësuesit e Beogradit sepse ne kemi insistuar në tema si Asociacioni, shërbimet postare dhe çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Imagjinoni kur ai nuk do të flasë për ato gjëra të rëndësishme”, tha Petkoviq.

Petkoviq tha se ia ka prezantuar emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak masat që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i përmendi të premten lidhur me situatën në Kosovës.

Ai tha se kishte shumë tema në tavolinë.

Pas këtij takimi, Petkoviq tha se do të shkojë në takim me përfaqësues të NATO-s në Bruksel, me të cilët do të diskutohet për çështjen e urës së Ibrit.

“Do të flasim për temën e urës, por nga prizmi i sigurisë, sidomos për të vënë në dukje, në një prezantim të veçantë, të gjitha rreziqet që ekzistojnë nëse Kurti fillon ta hapë urën në mënyrë të njëanshme. Kjo është e pamundur sepse NATO është e pranishme në atë urë dhe prandaj është e rëndësishme të bisedohet me ta”, tha ai.

Bislimi paraprakisht tha se ishte Petkoviq që refuzoi takimin trepalësh.

Zyra e Kryeministrit tha në një komunikatë ku njoftoi për takimin e Bislimit me Lajçak se “sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës”.

“Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”, u tha në komunikatën e ZKM-së.

Komuna e Mitrovicës së Jugut këmbëngul moti se fshati Suhodoll i takon asaj, ndërkohë që të kundërtën e kanë pretenduar serbët që kanë udhëhequr me Komunën e Mitrovicës së Veriut.