Ky është moti për nesër

Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Nga pjesë lindore priten intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 18C e 20C.

Vransira e intervale me diell ndërrohen ditën e shtunë, derisa nga pjesë perëndimore të vendit, nuk duhet përjashtuar mundësitë për ndonjë rigë shiu.

Nga dita e diel, në përgjithësi paraqitet situatë më e qëndrueshme, kryesisht me kthjellime e diell.

Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 16C e 19C, derisa minimalet ndërmjet 4C e 8C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

SHIKO EDHE:

Meteorologët paralajmërojnë dimër më të ftohtë se ai i vitit të kaluar

 

 

Nushi: Kurti për lëshimet në CEFTA rriti pensionet 20%, për ‘Zajednicën’ ndoshta pagat 100%

Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Nol Nushi ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lëshuar pe dhe ka ndryshuar nga ç’do qëndrim që e ka dhënë.

Nushi ka thënë se këtë po e bënë pasi nuk po dëshiron të hyjë në zgjedhje duke u përplasur me ndërkombëtarët.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se me lëshimin që bëri për CEFTA-n rriti pensionet, duke shtruar pyetje se çfarë do të përfitojnë qytetarët kur ta formojë “Zajednicën”.

Kurti nuk po dëshiron të hyjë në zgjedhje duke u përplasë më ndërkombëtarët, kjo ka mi kushtu Kosovës. Paramendoni më hy në zgjedhje i përjashtuar prej CEFTA-s e i izoluar komplet. I bëri do lëshime, me këtë rast përfituan do pensionistë me një rritje prej 20%, nuk e di çka kemi me përfituar kur ta bënë ‘Zajednciën”, me siguri është tu e ruajt rritjen e pagave 100%”, tha Nushi.

Ministri Aliu publikon pamje me dron të rrugës Prishtinë-Podujevë, por kur pritet të përfundoj?

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje me dron të rrugës në ndërtim Prishtinë-Podujevë.

Aliu për punimet e kësaj rruge tha se ka progres të dukshëm.

Por, ai s’tregoi se kur pritet përfundimi i tyre.

“Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur”, tha ai.

SHIKO EDHE:

Ja kur pritet të përfundoj rruga Prishtinë-Podujevë

 

Ja kur pritet të përfundoj rruga Prishtinë – Mitrovicë

Si Baba Vanga edhe Nostradamus kanë bërë të njëjtin parashikim shqetësues për vitin 2025

Nëse këta parashikues dikur të famshëm do të kenë të drejtë në atë që ndodh vitin që vjen, njerëzit do të duhet të përgatiten për surpriza, që sipas këndvështrimit mund të konsiderohen si të mira dhe të këqija.

Janë në fakt një numër vizionarësh të së shkuarës që mbahen mend për aftësinë e tyre për të parashikuar ngjarje të së ardhmes, shkruan Gazeta Imazhi.

Mes tyre është bullgarja e verbër Baba Vanga, e cila megjithëse vdiq në 1996, besohet se ka parashikuar disa ngjarje botërore si sulmet e 11 Shtatorit, vdekja e princeshës Diana, apo zgjedhja e Barack Obama si president i SHBA.

Ndërsa astrologu francez Nostradamus, i cili jetoi në shekullin e 16-besohet se ka parashikuar ngritjen e Adolf Hitler në pushtet, zjarrin e madh të Londrës dhe shpërthimet shfarosëse në Hiroshima e Nagasaki shkruan rrjeti britanik Unilad.

Ata raportohet se kanë dhënë parashikime dhe për vitin 2025, për të cilin Nostradamus ka pasur vizione të “një perandorie nënujore që i bashkohet civilizimit dhe të një kulti të errët që merr pushtetin botëror”.

Ndërsa Baba Vanga besohet se ka thënë se “telepatia do të bëhet diçka reale”, duke nisur nga muajt në vijim.

Një parashikim të përbashkët për këtë periudhë nga të dyja personazhet është një luftë që “do të shpërthejë në Evropë”.

Nostradamus ka thënë se ‘ata nga tokat e Evropes’ do të përfshihen në luftëra mizore,’ duke shtuar në mënyrë misterioze se: “Sëmundjet e lashta do të jenë armiku më i keq”.

Baba Vanga ka bërë një parashikim të zymtë për 2025, duke thënë se konflikti në Evropë do të vrasë shumë njerëz.

Por gjithsesi dy parashikuesit preferonin të jepnin vetëm ogure tragjedie prandaj jo çdo gjë e raportuar duhet të merret për bazë.

Nuk dihet si i vinin vizionet parashikuesve të vjetër por Baba Vanga ka folur shpesh për shfaqje të alienëve në evente të ndjekura sportive.

Ndersa Nostradamus ka thënë më parë se qytete të rëndësishme do të fundosen nga uji, dhe një lider i ri qe do të shfaqet, do të shpallë “Rendin e Ri Botëror”, çka në fakt ngjason shumë me ide të teorive të konspiracionit që konsdierohen si të pavërteta nga pushteti.

Një tjetër parashikim i Baba Vanga është se piloti i Forula 1, Lewis Hamilton do të fitojë  titullin e tetë, edhe pse kur Baba Vanga vdiq, Hamilton ishte vetëm 11 vjeç./UniladNews/

 

Kryeministri serb akuzon Kurtin se po i bllokon me qëllim kamionët me mallra serbe

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka deklaruar sot se kryeministri Albin Kurti po bën gjithçka për të vështirësuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Inspektimet e detajuara të kamionëve me mallra serbe që tashmë po hyjnë nëpër pikën doganore të Merdarës, kreu i ekzekutivit serb po i quan të panevojshme.

“Fatkeqësisht, gjithçka po shkon shumë keq. Kurti u pajtua, firmosi, por në çdo mënyrë në thelb minimizon dhe vepron në mënyrë destruktive. Ata po bëjnë inspektime të gjata të panevojshme, duke e komplikuar administratën vetëm për t’i bërë njerëzit nervozë dhe për të bërë të pakuptimta gjithçka që pretendohet se është rënë dakord”, tha Vuçeviq.

Ai theksoi se Kurti po shkakton si në lidhje me CEFTA-n ashtu edhe me mallrat serbe, në mënyrë që më vonë të lavdërohet për tërheqje nga këto vendime.

Vuçeviq është i bindur se Kurti nuk do të lejojë hyrjen e mallrave serbe përmes Jarinjes dhe Bërnjakut dhe se, sipas tij, do të arsyetohet me mos ardhjen e skanerëve.

“Ai po bën gjithçka për të bërë jetën sa më të vështirë për serbët në Kosovë”, u shpreh kryeministri serb.

Shefi i qeverisë serbe përmendi edhe aksionin e djeshëm policor në veri, ku u mbyll objekti që funksiononte si komunë paralele serbe e Skenderajt.

“U takofsh me çikën tënde…” – Fjalët prekëse të vëllait të Donjeta Pajazitajt pas vdekjes së babait

Babai i Donjeta Pajazitajt, Halil Pajazitaj, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, raporton Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se 72-vjeçari ka vdekur pasi ishte përballur me një sëmundje gjatë një kohe jo shumë të gjatë.

Një reagim emocionues në rrjetet sociale e ka bërë vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqim Pajazitaj.

“Bab, Allahu t’pastë çu n’xhehnet, e takoft me çikën tënde”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në fshatin Strellc të Deçanit, në ora 14:00.

E dhimbshme: Vdiq babai i Donjeta Pajazitaj

Sot gjatë ditës ka ndërruar jetë Halil Pajazitaj, babai i Donjeta Pajazitaj.

72 vjeçari ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër

Varrimi i të ndjerit bëhet në fshatin Strellc të Deçanit në ora 14:00.

Kujtojmë se vajza e të ndjerit, Donjeta ishte ndarë nga jeta në vitin 2015 në rrethana ende të paqarta, për çka hetimet ende janë duke vazhduar.

Caktohet data e takimit të ardhshëm mes Bislimit dhe Petkoviqit

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i ri i kryenegociatorëve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të enjten e ardhshme më 24 tetor.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për KoSsev s’ka dhënë detaje tjera lidhur me temat e mundshme që do të diskutohen në takim.

Rundi i mëparshëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh ishte mbajtur më 17 shtator. Megjithatë s’kishte pasur një takim trepalësh dhe rundi ishte mbyllur pa ndonjë rezultat konkret.

Lajçak kishte njoftuar që nga 7 tetori se është duke u marrë me përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel.

Nuk lëshon më Policia e Kosovës, vërtetimet mbi të kaluarën kriminale mund të merrën vetëm këtu

Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale.

Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.

Njoftim i rëndësishëm nga Policia e Kosovës, nga 1 nëntori…

Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale.

Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.

TË NGJASHME:

Nëse i shihni këta persona lajmërojeni menjëherë policinë