Haga deklarohet rreth kërkesës së Jakup Krasniqit për pjesëmarrjen në varrimin e të vëllait

Azem Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, vdiq më 5 tetor.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët në orët e mbrëmjes të së shtunës.

Ai u varros të dielën në fshatin e tij të lindjes, në Negroc të Drenasit, njofton Klankosova.tv.

Por, vëllait të të ndjerit, Jakupit i cili tash e katër vjet po gjykohet në Hagë, me gjasë nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në adresën elektronike të Dhomave të Specializuara, por nuk mori përgjigje konkrete nga DhSK-ja.

Zëdhënësja Angela Griep, tha se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare.

“Paneli do të vendosë për këto kërkesa.Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, thuhet në përgjigjen e dërguar me shkrim.

Kurti e Murati, sot me konferencë të përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Murati do të mbajnë konferencë për media.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja, teksa është bërë e ditur se konferanca fillon në ora 13:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 13:30”

Ky është punëtori që u gjet i vdekur në vendin e punës në Gjakovë

Një punëtor është gjetur dje pa shenja jete në vendin e punës në Gjakovë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Sahit Pajaziti, 73- vjeçar

I ndjeri ishte rojtar në një seperacion zalli në vendin e quajtur “Te fshati slloven”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Tre të lënduar në një aksident, njëri me lëndime të rënda dërgohet në QKUK

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Remnik të Vitisë, ku një veturë me targa vendore është përfshirë në aksident.

Si rezultat, drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa njëri prej pasagjerëve, me lëndime të rënda, është trajtuar fillimisht në qendrën emergjente në Gjilan dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës 7 tetor 2024:

09:00- Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, nënshkruan kontratën me 26 operatorë privatë të transportit publik. Përmes kësaj kontrate, operatorët privatë do të paguhen sipas kilometrave të realizuar. (Komuna e Prishtinës)
10:00- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Përgjegjësia e Mediave ndaj komenteve të paligjshme”. (Zyrat e IKD-së, rr. “Ilaz Agushi”)

10:00- Instituti i Historisë “Ali Hadri” dhe Iniciativa për Histori Gojore mbajnë tryezën me titull “Roli i gruas shqiptare në organizatat e fshehta politike në Kosovë”. (Instituti Albanologjik)

11:00- Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, bëhet pranimi i donacionit të mamografit nga Kompania Medica për QKMF “Dr. Vezir Bajrami”. (Komuna e Shtimes)

12:00- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Panairit të Janjevës, “Mirëserdhët në Janjevë”. (Janjevë, Komuna e Lipjanit)

12:30- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë konferencë për medie në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e tetorit kundër Lituanisë dhe Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

14:00- MINT lanson skemën e granteve për inovacion, që ka për qëllim mbështetjen e bizneseve startup dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me koncepte inovative. Merr pjesë dhe Eric Dietz, i ngarkuar me punë i Qeverisë së Luksemburgut. (Objekti i MINT)

Ky është moti për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të tërhiqen.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-24 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C.

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, sirenat dëgjohen edhe në…

Sirena po dëgjohen në dy zona në veriun e Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Alarmet ajrore mund të dëgjohen në qytetin e Haifës dhe në rajonin e Galilisë së Sipërme, thotë IDF në përditësimin e saj më të fundit.

Ushtarakët shtojnë se mbi 120 projekte janë qëlluar nga territori i Libanit prej Hezbollah në territorin izraelit sot, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.


TË NGJASHME:

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

 

Këto vende do të jenë pa rrymë sot thuajse tërë ditën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të hënën, më 07.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

 

 

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

 

 

Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

2.

 

 

TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

TS 10/04kV Besiana (kodi: 1400004022)  nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: rr. Nazim  Gafurri, një pjesë.

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, ndërrimi i transformatorit energjetik, rritja e kapaciteteve transformuese.

 

 

 

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

 

 

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kastrati (kodi: 51000007)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive: ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

 

 

2.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Zahaqi (kodi: 51000010) nga ora 08:30 deri 12:30

Vendet: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjesë e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

 

 

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, punimi i kokave kabllovike të reja.

3.

Nga 35/10 kV Gurakovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Onix (kodi: 50052006)  nga ora 11:00 deri 15:00

 

 

Vendet: Banjë, Dobrushë, Baicë, Lubovë, Kaliqan, Cerollukë, Orroberd, Banja e Pejes, Banjë Kom. Ban K/5 Nr.2, si dhe BRRE Onix Solar.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i bazave të sigurisë në Orroberdë TS Orroberdë Pemishtja 50052006014, dhe pastrim traseje.

 

Ferizaj

 

 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Shtime do të ndërprehet:

LP 10kV Petrova (kodi: 41046002) nga ora 10:30 deri 15:00

 

 

Vendet: Rr. Ahmet Shtimja, Petrova, Reçaku (një pjesë) dhe  Mullopolci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

 

Punime nga palët e treta

1.

NS 110/35/10 [kV]  Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  QMI I (kodi: 41000011) nga ora 13:00 deri 15:00

Vendet: Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë) bizneset, Magjistralja Lipjan-Prishtinë (një pjesë)  dhe një pjesë e lagjes Marigona.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

 

Mitrovicë.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 10 kV Shupkovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shala (kodi: 70000101) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci .si dhe BRRE-SOWI KOSOVO L.L.C.  Central me Erë

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  ndërrimi i shtyllave, pastrimi i trasesë.

 

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10kV Ratkoci (kodi: 82081006)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Gexhë, Radostë, Ratkoc, Xërxe (një pjesë)

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

 

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Pozhorani (kodi: 61065014) nga ora 11:30 deri 13:30

Vendet: Fshatrat: Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lëvizja  kthinave në stabilimentin shpërndarës Kulla.

 

2.

Në TS 110/20(10) kV Kamenica

Nga Dalja 10 kV Hogoshti do të ndërprehen TS-at në stabilimentin:

1.NS 10/0.4kV”Prapashtica”-Mlini(kodi:62000001111) nga ora 10:30 deri 15:00

2.NS 10/0.4kVKolloleq (kodi:62000001112) nga ora 10:30 deri 15:00

3.NS 10/0.4kVShipashnicë e Ulët (kodi:62000001113) nga ora 10:30 deri 15:00

4.NS 10/0.4kVShipashnicë e Ulët (kodi:62000001114) nga ora 10:30 deri 15:00

5.NS 10/0.4kVShipashnicë e Epërme (kodi:62000001115) nga ora 10:30 deri 15:00

6.NS 10/0.4kVShipashnicë e Epërme (kodi:62000001116) nga ora 10:30 deri 15:00

7.NS 10/0.4kVKranidell- Repetitori (kodi:62000001117) nga ora 10:30 deri 15:00

8.NS 10/0.4kVKranidelli 1(kodi:62000001118) nga ora 10:30 deri 15:00

9.NS 10/0.4kVKranidelli 2 (kodi:62000001119) nga ora 10:30 deri 15:00

10.NS 10/0.4kVKranidelli 2 (kodi:62000001120) nga ora 10:30 deri 15:00

11.NS 10/0.4kVPOMPAT E UJIT-Kopërnicë (kodi:62000001159) nga ora 10:30 deri 15:00

12.NS 10/0.4kVKopërnica 2 (kodi:62000001108) nga ora 10:30 deri 15:00

13.NS 10/0.4kVKopërnica 3 (kodi:62000001109) nga ora 10:30 deri 15:00

14.NS 10/0.4kVKopërnica 4 (kodi:62000001110) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Kopërnicë, Kolloleq, Shipashnicë, Kranidell dhe Sodllar.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë

Ndoshta se keni ditur?, Ky është butoni që kursen karburantin në veturën tuaj

Drejtuesit e automjeteve përballen me konsum të lartë të karburantit, i cili rëndon ndjeshëm buxhetin e familjes dhe mjedisin – me rritjen e çmimit të naftës, nevoja për vozitje më ekonomike bëhet edhe më e madhe.

Ekonomia e karburantit mund të zvogëlojë kostot dhe të zgjasë jetën e rezervuarit të karburantit, duke i lejuar drejtuesit të lëvizin më gjatë ndërmjet mbushjeve. Ka shumë këshilla dhe teknika praktike që drejtuesit mund të aplikojnë për të përmirësuar konsumin.

Përfaqësia e veturave, Sytner Select thekson se një nga mënyrat se si shoferët mund të reduktojnë konsumin e karburantit është të kujtojnë të aktivizojnë “modalitetin eko”.

Does your car's eco mode actually do anything? | Autodeal

“Shumica e automjeteve moderne janë të pajisura me një “modalitet eko” që redukton fuqinë e motorit, i cili nga ana tjetër përdor më pak karburant. Veturat me një transmision automatik do të ndërrohen gjithashtu më herët për ta mbajtur automjetin në nivelin më ekonomik të marsheve të llogaritura bazuar në ngarkesën e motorit”, thanë nga dyqan i shitjes së veturave.

Në “modalitetin eko”, shumica e automjeteve do të kufizojnë sasinë e fuqisë në dispozicion të shoferit dhe do ta bëjnë mbytjen pak më pak të përgjegjshme, që do të thotë se përshpejtimi nuk është aq i mprehtë.

Nëse shoferi zgjedh këtë mënyrë në një makinë me një transmetim automatik, ai mund të ndërrojë marshet në kohë të ndryshme, shpesh më rrallë dhe me rrotullime më të ulëta se zakonisht.

Megjithëse kjo veçori nuk është e disponueshme në çdo veturë, pronarët e automjeteve më të reja mund të kontrollojnë nëse e kanë atë. Zakonisht thotë “eko mode” ose ka një ikonë që tregon një fletë.

Automjetet e tjera do të kenë një çelës ose buton shtesë që shfaq një menu digjitale të mënyrave të ndryshme të drejtimit, zakonisht duke shtuar performancë të lartë dhe një modalitet që do t’i ndihmojë drejtuesit të qëndrojnë të sigurt kur ngasin në kushte të lagështa ose të ftohta.

Në fund të fundit, gjithmonë mund të kontrolloni manualin e pronarit të makinës suaj nëse nuk jeni i sigurt nëse e ka këtë veçori.

6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes

Sikur të mos ishte mjaftueshëm i vështirë zgjimi (herët) në mëngjës, tani ka edhe disa gjëra që nuk duhet të bëjmë, kur sapo zgjohemi.

Ndoshta pa e kuptuar, një prej këtyre veprimeve është arsyeja pse dita jote nuk shkon mirë dhe të mungon energjia dhe motivimi. Duke ditur edhe se çfarë nuk duhet të bëni, ju përmirësoni mëngjesin tuaj dhe jeni të gatshëm për sukses çdo ditë, shkruan Gazeta Imazhi.

Mos bëj dushe të gjata dhe të nxehta

Po, e dimë se është shumë qetësuese thjesht të qëndrosh në dush dhe të lësh ujin e ngrohtë të rrjedhë, por pjesa më e madhe e ekspertëve sugjerojnë që dushet e ngrohta t’ia lëmë mbrëmjës. Një dush i nxehtë, edhe pse relaksues, do të zvogëlojë rrahjet e zemrës dhe do të të bëjë më të predispozuar për të pushuar sesa për të qenë aktiv gjatë gjithë ditës. Është mirë të marrim sa më shumë energji në mëngjes dhe një dush me ujë më të ftohtë është një zgjidhje e mirë për ta bërë këtë. Trupi yt do të zgjohet dhe ti do të jesh gati për të vazhduar ditën.

Mos e fik alarmin e zgjimit

Të gjithë jemi fajtorë kur vjen puna tek alarmi i zgjimit, por a i di efektet anësore dhe se si një veprim, në dukje i vogël, mund të të pengojë gjatë gjithë ditës?

Sipas një eksperti të gjumit, fikja e alarmit rregullisht do të të bëjë të ndihesh më i/e lodhur dhe të flesh më keq gjatë natës. Gjumi i dobët do të ngatërrojë me qindra qeliza në trupin tënd, duke çuar në rritjen e tensionit dhe dobësimin e imunitetit. Pra, nëse nuk fle mirë natën dhe ndihesh i/e lodhur në mëngjes, fajin mund ta ketë pikërisht ky veprim.

Mos kontrollo rrjetet sociale sapo hap sytë

Shpesh një lundrim në rrjetet sociale, në momente gabuara (sidomos në mëngjes), mund të shndërrohet në një apo dy orë dhe si pa kuptuar, humb një pjesë të mirë të ditës.

Studimet tregojnë se duhet t’ia lësh këtë pjesë pushimit të drekës, apo orëve të para të mbrëmjes përpara se të shkosh në shtrat.

Shmang pirjen e kafesë, direkt pas zgjimit

Sipas studimeve, koha perfekte për të pirë kafe është pas orës 9:30 në mëngjes ose gjysmë ore pasi të zgjohesh nga gjumi. Ky orar është personal dhe mund të jetë ndryshe për njerëz të ndryshëm. Por 30-minutëshi vlen për të gjithë.

Nëse pi kafeinë shumë shpejt, do të ngadalësosh prodhimin natyral të hormonit të quajtur kortizol në trupin tënd, i cili të ndihmon të zgjohesh në mënyrë organike.

Mos e shmang asnjëherë vaktin e mëngjesit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Nëse nuk e konsumon atë rregullisht, efektet anësore përfshijnë: rrezik të shtuar nga sëmundjet e zemrës, presion më të lartë të gjakut, diabetin, mbipeshën, kolesterol të lartë etj.

Përpiqu të përgatisësh diçka të lehtë që në mbrëmje, ose mendo paraprakisht se çfarë do të konsumosh, për të mos humbur kohë.

Rregullo gjithnjë shtratin 

Një krevat i rregullt, do të të bëjë të ndihesh më i/e qetë kur të kthehesh përsëri në shtëpi. Për më tepër, do të kesh një shtrat të rregullt në mbrëmje. Ky veprim të kushton vetëm 3 minuta.