Të hënën pritet të rrënohet objekti i ‘famshëm’(Pamje)

Këtë të hënë pritet të fillojë procesi i rrënimit të ish-objektit të kulturës në Podujevë, një ndërtesë që ka shërbyer për vite të tëra si qendër për aktivitete kulturore dhe artistike në këtë qytet.

LEXO EDHE:

Sipas burimeve nga Komuna e Podujevës, rrënimi vjen si pjesë e një projekti të gjerë për përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës kulturore në qytet. Objekti, i cili ka qenë jashtë funksionit prej disa vitesh për shkak të gjendjes së tij të amortizuar, shkruan Gazeta Imazhi.

Megjithatë, rrënimi i objektit ka ngjallur reagime të ndryshme në publik, pasi shumë qytetarë e shohin atë si pjesë të trashëgimisë kulturore të Podujevës. Një grup i vogël aktivistësh ka bërë thirrje për ruajtjen e disa elementeve arkitekturore të ndërtesës, në mënyrë që të mbahet gjallë kujtesa e saj.

Ligji për Paga e parasheh pagën më të ulët 240 euro, çfarë do të ndodh me pagën minimale

Më 1 tetor do të hyjë në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Mirëpo ky vendim vlerësohet se po bie në kundërshtim me Ligjin për Paga në Sektorin Publik. Kjo pasi ligji e përcakton që koeficienti më i ulët i pagave është 2, e që i bie që paga më e ulët në sektorin publik të jetë 240 euro. Njohës të fushës thonë se duhet të bëhen ndryshime para 1 nëntorit.

LEXO EDHE:

Kanë mbetur edhe tri ditë kur vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro të hyjë në fuqi. Megjithatë ai po bie në kundërshtim me Ligjin e Pagave, sepse në Ligjin e Pagave në sektorin publik koeficienti më i ulët është 2, e që bie që paga më e ulët në Kosovë të jetë 240 euro e jo 350.

Njohës të fushës thonë se para ekzekutimit të pagave, duhet të bëhen ndryshime në këtë ligj.

Nga opozita deklarojnë se ekzekutivi po i shkel ligjet e miratuara nga vetë ai. Mirëpo ndryshe shprehen nga pozita.

Rritja e pagës minimale në Kosovë është konsiderohet si e kundërligjshme pasi një vendim të tillë sipas përfaqësuesve të bizneseve është ndërmarrë pa u themeluar Këshilli Ekonomik Social.

Sipas Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, Qeveria e Kosovës përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. /RTK

Nëna që serbet ia vranë tre anëtarë të familjes: Më ka mbetur peng që nuk i martova djemtë e mi

Luljeta Sharani, ka rrëfyer historinë se si humbi dy djemtë dhe bashkëshortin e saj gjatë luftës në Kosovë.

Ajo tregoi se nuk ka arritur t’i shohë trupat e familjarëve të saj të ndjerë dhe nuk ka pranuar t’i hap arkivolet e trupave, të cilët kanë mundur t’i zbulojnë vetëm nëpërmjet AND-së vetëm pas kallëzimeve penale.

Lulujeta tregoi se do të kishte dashur që djemtë e saj të jetonin dhe të martoheshin.

“Ata ëndërronin të krijon familje. Kam peng vetëm një gjë, që nuk munda t’i martoj ata. Sa herë shkoj në varreza ju them që do kisha dashur të isha unë në vend të atyre, kurse ata të vazhdonin jetën me motrën e tyre. Të vazhdonin jetët me nuset e tyre. Është e vështirë për mua, në 10 maj të vitit 1999 unë vdiqa. Vetëm si figurë jetoj. I lutem zotit të më lërë të jetoj për vajzën, dhëndrrin, mbesat,”- tregoi Luljeta.

Ajo u shpreh se gjithë ngjarja që ka përjetuar që nga keqtrajtimi dhe plaçkitja e ushtrisë serbe i duket si një film, prej të cilit ajo humbi njerëzit e saj më të dashur.

“Na keqtrajtuan dhe na plaçkitën. Unë kisha në varëse dhe një brzylyk flori mqë mi morën. Valoni(djali i saj) kishte një orë dore. Pasi na plaçkitën na urdhëruan tyë dilnim në rrugë dhe na shtrinë për toke dhe duart për muri. Prej vjehrrës, Valoni , Visari(djali tjetër) dhe bashkëshorti. Kunatin dhe nuset e tjera nuk i urdhëruan të shtriheshin në tokë por i urdhëruan të mos flisnin duke i kërcënuar me një bombë në dorë. Ne që ishim të shtrirë kishim automatikët mbi kokë, totalisht si film. Na morën lejen e identifikimit dhe kur panë që Valoni ishte prej prizreni filluan të bërtisnin. Prej frikës që mos gjuanin unë thashë që ishte djali im prej Prizreni dhe kuptova që ata telefonuan dikë dhe e pyetën; Jemi në familjen Sharani, çfarë të bëjmë më ta? Ata i urdhëruan të na çojnë brenda dhe shkuam në bodrum tek shtëpia e kunatit. Ne ishim ulur në dysheme, kurse ata bërtisnin. Pastaj një serb tha; jepuni bukë fëmijë. Ne nuk folëm prej frikës. Nuk e kishim mendjen tek buka. Pa ngrënë e pa pirë i ekzekutuan familjarët e mi në mëngjesin tjetër,” –tha Luljeta.

Rukiqi i reagon VV-së: Vazhdoni te flisni, e ne po ecim sigurt drejt fitores

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas statusit të Koordinatores për Komunitete në Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Rukiqi ka thënë se tashmë iu paska ardh rendi me mbajt ligjërata për të djathtën dhe të majtën, pasi që i shpërblyen shokët me tenderët sekret, rriten çmimin e bukës dhe të qumështit.

Ai tutje ka përmendur vjedhjen në rrymë, grurë, vaj, pasul e gullash.

Në fund Rukiqi ka shtuar, “vazhdoni te flisni, e ne po ecim sigurt drejt fitores.”

Postimi i plotë:

Ju paska ardhë rendi me na mbajtë ligjerata për të djathtën dhe të majtën, sidomos tani kur:

– i shpërblyen shokët dhe familjarët me tenderë sekret

– rriten çmimin e bukës për 50% e të qumështit për 40%

– vjedhen në: rrymë, grurë, vaj, pasul dhe gullash

– na izoluan dhe na sjellen sanksione nderkombetare

Vazhdoni te flisni, e ne po ecim sigurt drejt fitores.

 

Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës Serbe në Kosovë

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) në Serbi, Dragan Gjillas, ka thënë sot në takimin e opozitës serbe dhe delegacionit të serbëve nga Kosova se partia e tij kurrë nuk do të pranojë që Kosova të jetë e pavarur apo anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se mbijetesa e serbëve në Kosovë është vendimtare, “nëse ata nuk janë aty, lufta do të humbiste kuptimin e saj”.

Gjillas përmendi edhe një sërë masash që duhet të ndërmerren që jetesa e serbëve në Kosovë të jetë më e mirë, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Ndër to janë ndërtimi i impianteve prodhuese, blerja e produkteve bujqësore, investimi shtesë në Universitetin e Mitrovicës.

Kryetari i Partisë së Qendrës së Serbisë, Zdravko Ponosh theksoi se “trajektorja negative nuk mund të ndalet derisa qeveria aktuale është në Beograd” dhe se është realisht e mundur të ndalet “rënia e popullit serb në Kosovë” në afat të shkurtër.

“Në seancën për Kosovën do ta detyrojmë qeverinë të japë llogari, opozita ka fuqi, le ta dijë se po i shikojmë”, tha Ponosh.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Zoran Llutovac, ka theksuar se është e nevojshme të formohet alternativë politike ndaj Listës Serbe dhe se tubimi i sotëm është “farë” për formimin e kësaj alternative.

“Duhet të thyhet zinxhiri i korrupsionit në linjën Beograd – Lista Serbe. Paratë e ndara ndër vite për popullin e Kosovës përfunduan në xhepat e gabuar, domethënë nuk shkuan aty ku duhej”, tha Llutovac.

Përfaqësuesi i Frontit të Gjelbër-Majtas në Serbi, Robet Kozma, ka theksuar se serbët në Kosovë janë “në hendekun mes dy politikave të gabuara – Prishtinës dhe Beogradit”.

“Politika e pushtetit në Beograd ka përjetuar një kolaps të plotë, është kriminale dhe hipokrite, ashtu si në fusha të tjera”, tha Kozma.

Deputeti i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Alleksandar Ivanoviq, i ka sugjeruar delegacionit të serbëve nga Kosova që të “përpiqen të mbledhin të gjithë individët, aktorët politikë që nuk gravitojnë as kah kryeministri i Kosovës, e as kah kjo lloj politike në Beograd”.

Por, ai tha se ky “është një mision i rrezikshëm. Dhjetë ditë pasi Olliver Ivanoviq paraqiti një ide të tillë, ai u vra”, tha Ivanoviq.

Kryetari i Forumit Nacional Serb nga Graçanica, Momqillo Trajkoviq, ka thënë se delegacioni i serbëve nga Kosova, në të cilin është edhe ai, qëllim ka krijimin e një politikë autentike serbe në Kosovë “që duhet të jetë shtyllë e Serbisë. Ne do të donim të merrnim pjesë në krijimin e asaj politike në Serbi për Kosovën”, shtoi Trajkoviq.

Delegacioni i serbëve nga Kosova, i cili sot bisedoi me partitë dhe lëvizjet opozitare të Serbisë, vëmendja e të cilave është e përqendruar në Kosovë, përbëhet nga Forumi Demokratik Serb, Forumi Kombëtar Serb dhe Lëvizja “Atdheu”.

Guri i LDK-së godet Vetëvendosjen: Do të ndajmë pampersa edhe për premtimet tuaja

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, ka shkruar lidhur me reagimet që janë bërë nga figura të partisë në pushtet lidhur me premtimin e Lumir Abdixhikut për përkrahjen e të sapolindurve me pelena e qumësht falas.

LEXO EDHE:

Guri me ironi ka shkruar se LDK përveç që do të ndajë pelena për foshnjet, do të ndajë edhe për premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nga pampersat që do t’i sigurojmë për cdo të sapolindur, i ndajmë edhe do për premtimet e juja”, ka shkruar Guri.

Kurti dhe ministri i jashtëm arab flasin për mundësinë e investimeve në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në një takim në New York nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

 

Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Diskutuan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët.

Ai e njoftoi ministrin arab edhe me përpjekjet e avancimin e shtetit tonë drejt energjisë së gjelbër e të ripërtërishtme, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit, si një mundësi e mirë për investitorët.

Një drenicas u konvertua sot në fenë katolike

Sot në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit, një banorë i lagjes Nikaj të kësaj Komunr ka vendosur ta ndërrojë fenë e tij. Ai është konvertuar në fene katolike.

LEXO EDHE:

Njoftimi është bërë nga Kisha e Llapushnikut nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.

”Edhe një burrë i Nikajve të Drenicës i kthehet rrënjëve të të parëve tanë. Urime Gjon Nika!”, thuhet në njoftimin e tyrë në facebook.

LAJM I MIRË: Gjendet i riu, u shpall i zhdukur

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut.

Në njoftim thuhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, personi i humbur është gjetur afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.

Për shëndetin e personit nuk është bërë e ditur nga ShKKSh-ja.

Zhduket i riu, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Nuk ndalet Rrahman Jashari, paralajmëron për të hënën këtë veprim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se të hënën do të dorëzojë në kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

LEXO EDHE: 

Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se në lidhje me këtë nismë, janë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime.

“Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.