Rusia reagon pas vendimit të Parlamentit Europian: Jemi gati…

Rusia është gati të shkojë drejt një vendimi ekstrem nëse raketat perëndimore godasin në brendësi të territorit rus. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i Dumës ruse. Ligjvënësi i lartë rus tha se sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë me raketa perëndimore do të çonin në luftë globale me përdorimin e armëve bërthamore dhe se përgjigja e Moskës do të ishte e ashpër me armë më të fuqishme.

Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës së Rusisë, nënvizoi edhe votimin e Parlamentit Europian duke theksuar se nëse Perëndimi jep leje për sulme të tilla thellë në territorin rus, atëherë kjo do të çonte në një “luftë globale me përdorimin e armëve bërthamore”, shkruan A2.

Sakaq, Putin ka premtuar prodhimin e një numri të madh dronësh për vitet e ardhshme. Në vitin 2023, 140 mijë dronë të llojeve të ndryshme iu dorëzuan forcave të armatosura ruse dhe vitin e ardhshëm prodhimi i këtyre armëve pritet të rritet “dukshëm, me gati 10 herë”. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin. Shumica e këtij prodhimi, shtoi udhëheqësi rus, do të dërgohet në trupat në front.

Lufta e Ukrainës ka shkaktuar konfrontimin më të madh midis Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, e cila konsiderohet të jetë koha kur dy superfuqitë e Luftës së Ftohtë iu afruan më shumë luftës bërthamore të qëllimshme.

Lekaj i bindur që qeveria e ardhshme do të jetë e opozitës

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ndër të tjera ka folur për zgjedhjet.

Ai është shprehur se mendon që opozita do të dalë triumfuese ndaj pozitës.

I pyetur se nëse qeveria e ardhshme do të jetë e opozitës, ai është shprehur se është shprehur i bindur që një gjë e tillë do të ndodh.

“Jam mëse i bindur”, është shprehur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nuk di a i ka hek pampersat”: Gjergj Dedaj i ashpër me deputetin e VV-së

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka pasur përgjigje brutale ndaj deputetit të VV-së, Enver Haliti.

Haliti teksa kishte komentuar disa deklarata të Gjergj Dedajt se VV-ja nuk duhet ta kalojë pragun në zgjedhje, kishte thënë se “Dedaj nuk ka qenë normal”.

E Dedaj në RTV Dukagjini pati një përgjigje brutale, por edhe banale për Enver Halitin.

“A jam normal a nuk jam, e dimë çfarë deputetësh. Ka deptuetë që karriga e drurit me protestu kur të ulen në të. Nuk du me përmend me emër. Ky ma së pari, me kanë që ndjeki njerëz në gjyqe, i bëj kallëzim penal, ky është i vockël, nuk di a i ka hek pampersat për me thanë një gjë të tillë”, tha ai.

Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi, lëndohen 2 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Ketë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avi Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Sot,rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes” ka thënë Avni Zahiti.

PE miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Parlamenti Europian ka miratuar me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian të heqin të gjitha kufizimet në mënyrë që Ukraina të përdorë armët perëndimore kundër objektivave brenda territorit rus.

Parlamenti nënvizon faktin se dërgesat e pamjaftueshme të municioneve dhe kufizimet në përdorimin e tyre rrezikojnë të kompensojnë ndikimin e përpjekjeve të bëra deri më sot dhe shpreh keqardhjen për rënien e vëllimit të ndihmës ushtarake dypalëshe për Ukrainën nga vendet e BE-së.

Eurodeputetët përsërisin thirrjen e tyre për shtetet anëtare që të përmbushin angazhimin e tyre të marsit 2023 për të dorëzuar një milion fishekë në Ukrainë dhe për të përshpejtuar dërgimin e armëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve, duke përfshirë raketat TAURUS. Ata gjithashtu ritheksojnë qëndrimin e tyre se të gjitha vendet e BE-së dhe aleatët e NATO-s duhet kolektivisht dhe individualisht të angazhohen për mbështetje ushtarake vjetore për Ukrainën në mënyrë ushtarake prej jo më pak se 0.25% të PBB-së së tyre.

Rezoluta u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ruajnë dhe zgjerojnë politikën e sanksioneve të Këshillit kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe vendeve dhe subjekteve jashtë BE-së që i ofrojnë Rusisë teknologji ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë. Eurodeputetët dënojnë transferimin e fundit të raketave balistike nga Irani në Rusi dhe bëjnë thirrje për sanksione të forta kundër Teheranit dhe Koresë së Veriut për përfshirjen e tyre në mbështetjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ata gjithashtu duan të shohin më shumë individë dhe entitete kineze të shtohen në listën e sanksioneve të BE-së, si dhe masa më të ashpra për të trajtuar sistematikisht çështjen e anashkalimit të sanksioneve nga kompanitë me bazë në BE, palët e treta dhe vendet jo-BE.

Mbyllet manastiri i Banjskës, mësohet arsyeja e vendimit

Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator.

Në njoftim thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorë në këtë periudhë është siguria dhe ruajtja e paqes.

“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.

Më 24 shtator të vitit të kaluar bëhen një vit prej agresionit në Banjskë, ku grupi kriminal dhe terrorist i udhëhequr prej kriminelit Millan Radoiçiq vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Ditë më parë Prokuroria Speciale në lidhje me agresionin në Banjskë ka ngritur aktakuzë për 45 persona, ku sipas aktakuzës, thuhet se qëllimi i këtij grupi kriminal ishte aneksimi i veriut.

Mijëra të evakuuar në Itali, stuhia Boris shkakton dëme të mëdha

Rreth 1.000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Itali, pas stuhia Boris goditi një rajon verilindor, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mediat italiane kanë raportuar të enjten se erërat e fortë që përfshinë Evropën Qendrore dhe Lindore, goditën edhe disa rajone italiane.

Autoritetet e shtetit tanë se shkollat janë mbyllur e trenat u anuluan, derisa vendi është në një emergjencë të plotë.

“Popullsia është në gatishmëri të plotë”, është shprehur udhëheqja në detyrë e zonës Emilia Romagna, Irene Priolo.

Stuhia Boris ka shkaktuar përmbytje të mëdha edhe në vende të tjera. Viktima janë regjistruar në Austri, Republikën Çeke, Poloni dhe në Rumani.

Ky është mesazhi i dhimbshëm i mësueses së vogëlushit të ndjerë

Sot ka ndërruar jetë vogëlushi mitrovicas Elvis Hyseni. I vogli mitrovicas ishte djali i vetëm i familjes dhe kishte dy motra më të mëdha se vet, njofton “Mitropol”.

I ndjeri ishte nxënës i shkollës fillore “Trepça” në fshatin Stantërg ndërsa vinte nga fshati Kaçanollë.

Për vdekjen e vogëlushit ka reaguar mësuesja e tij, Kumrije Hajrizi e cila tha se ishte shumë i rëndë lajmi për vdekjen e nxënësit të saj.

“Allahu inshAllah të shpërblen me xhenet o zemra e mësueses. Shumë e rëndë me marr këtë lajm për ty”, shkroi ajo.

Gjuajtje me armë zjarri, plagoset një person

Është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme një person në Vushtrri.

Mësohet se viktima po trajtohet në spital, por është jashtë rrezikut për jetë, shkruan “Jepi zë”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëni i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se Policia ka arrestuar një person të dyshuar për plagosjen.

“Rreth orës 14:22, në  Vushtrri, është raportuar për  një person të  lënduar nga arma e zjarrit. Nga hetimet e para është  bërë e ditur se nga arma e zjarrit i lënduar kishte mbetur viktima m/k/sh/, i cili është dërguar për  tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar personi i  dyshuar i cili dyshohet se ka plagosur viktimën, nga i njëjti është konfiskuar arma që  dyshohet se është përdorur në rast”, ka thënë Zahiti.

“Deputetë të Listës GUXO e VV-së po kërkojnë të antarësohen në LDK”

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në FRONTAL të T7 ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për listat e deputetëve. Ajo ka thënë se ka kohë për hartimin e listave deri në dhjetor.

Krasniqi e pyetur rreth deputetëve të GUXO, ka thënë e ata janë shumë të pakënaqur dhe se bashkë me disa deputetët të VV-së janë duke kërkuar që të anëtarësohen në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Edhe deputetë të GUXO edhe të Lëvizjes vetëvendosje po kërkojnë me ardhë në LDK”, ka thënë Krasniqi.