Rritet numri i votave të Arian Tahirit pas verifikimit të procesit të numërimit
Një maratonë e numërimit dhe verifikimit të votave u bë në komunën e Mitrovicës pas dyshimeve që u ngritën për ndërhyrje në proces zgjedhor.

KQZ tashmë ka publikuar edhe rezultatin e Qendrës së Numërimit pas verifikimit të votave ku kandidati i LVV-së, Faton Peci ka marrë 53,44% apo 17,834 vota, 3 më pak se në rezultatin preliminar ku doli me 17 mijë e 837 Vota.

Ndërsa kandidati i PDK-së, Arian Tahiri pas verifikimit del se mori 46,56% ose 15 mijë e 541 Vota apo 19 më shumë se në rezultatin preliminar të KQZ-së, ku kishte 15 mijë 522 Vota.
REZULTATI PRELIMINAR
REZULTATI NGA QKN
Dorëheqja e Krasniqit, kush po e paralajmëron rikthimin e Limajt si kryetar të PDK-së?
Sot, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së, i cili ka bërë të ditur se të hënën (17 nëntor) do të mbahet konventa e partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Pas këtij zhvillimi ka reaguar gazetari i Veriu.info, Gazmend Morina, duke thënë se vetëm rikthimi i Fatmir Limajt në PDK si kryetar partie i jep mundësi rritjes së kësaj parti

Postimi i Gazmend Morina:

Vetem rikthimi i Fatmir Limajt si kryetar i PDK-se mundet me i jep fryme rritjes se kesaj partie.

Ne krejt tjerat versione, PDK-ja vetem ka me u administru deri ne kthimin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

A ishte Ramiz Lladrovci shkaku i dorëheqjes? – ja si përgjigjet Memli Krasniqi
Memli Krasniqi ka dhënë arsyet e dorëheqjes së tij nga lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një konferencë për media, Krasniqi kumtoi të mërkurën dorëheqje e tij nga udhëheqja e PDK-së.

Ai bëri të ditur edhe arsyet e këtij vendimi, teksa u përgjigj edhe në pyetjet nëse ky vendim është marrë pas presioneve nga Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit.

“Ma merr mendja se gjatë dy dekadave në politikë kam qenë i sinqertë me mediat. Unë tregova arsyet e mija më parë. Ajo që e thash është e gjitha. Ka qenë një reflektim më i gjatë. Këtë vendim do ta merrja nëse do të kishte një stabilitet institucional më parë. Nëse do të kishte një Qeveri, do të shpallja zgjedhjet e partisë dhe nuk do të garoja. Çështjen e Drenasit e kam adresuar, në këtë rast ajo është thjeshtë një fusnotë në të gjithë këtë që e fola”, deklaroi Krasniqi.

Ai u deklarua edhe për preferencat e tij se kush do ta marrë detyrën e tij, duke theksuar pëlqimin e tij për Bedri Hamzën.

“Jam i bindur se kandidat për kryetar duhet të jetë Bedri Hamza, ose jam i bindur se do të jetë kryeministri më i mirë që do ta ketë Kosova. Besoj në lidershipin e tij dhe besoj që është figura që mund t’i prijë PDK-së. Megjithatë, gara është e hapur, ashtu siç ka qenë gjithmonë dhe kushdo që i plotëson kriteret mund të kandidojë”, përfundoi Krasniqi.

Dha dorëheqje nga posti i kryetarit – reagon babai i Memli Krasniqit

Milazim Krasniqi, profesori dhe babai i ish-kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi ky i fundit dha sot dorëheqje nga drejtimi i partisë.

Krasniqi ka publikuar dy fotografi të djalit të tij, dikur kur ishte i vogël dhe një të tashmes.

Ai ka shkruar se janë krenar me djalin e tyre.

“Jemi prindër krenar me djalin tonë të dashur, Memlin. Është shembull shembullor, që nga fëmijëria e deri sot”, ka shkruar ai.

U përmend si emër për kryetar të PDK’së, reagon Bedri Hamza

Bedri Hamza, emri i cili po përmendet për kryetar, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga funksioni i të parit të PDK’së.

Hamza me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka vlerësuar udhëheqjen e Krasniqit. Ndër të tjera, ai ka thënë se PDK ka nevojë të qëndrojnë të bashkuar, por pa dhënë detaje nëse do të kandidojë për të parin e partisë, shkruan Insajderi.

Postimi i plotë:

Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.

Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!

Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë

Krasniqi tregon arsyet e dorëheqjes nga posti i Kryetarit të PDK-së

Memli Krasniqi ka folur pas dorëheqjes nga posti i Kryetarit të PDK-së. Ai tha se kjo dorëheqje e tij nuk lidhet me zhvillimet e fundit, por që ka qenë reflektim i gjatë mbi atë se çka i duhet partisë.

“Jam krenar me atë që kemi arritur, por s’është përmbushje e ambicieve tona. Megjithatë secili kryetar e mendon njëjtë, ditën kur e merr detyrën e mendon se si do të largohet dhe sot pas shumë kohësh ka ardhur momenti i duhur, sepse një parti që beson në zhvillim duhet të besoj në ripërtëritje. Prandaj sot kam vendosur që të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të PDK-së”.

“Nuk është vendim i momentit dhe nuk lidhet me zhvillimet e fundit. Është reflektim më i gjatë mbi atë çka i duhet PDK-së. Është nevoja për të krijuar një mundësi të re. Dhe si dikush që nuk ka pasur ambicie për të qenë Kryeministër i vendit, e mendoj se kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetari i partisë. PDK është më shumë se një parti, amanet nga ata që luftuan për liri”, tha Krasniqi në konferencë.

Tutje ai shtoi se si “PDK kemi kaluar shumë sfida dhe shumë momente krenarie, në tri palë zgjedhje PDK është rritur dhe forcuar”.

Ish-kreu Krasniqi theksoi se PDK-ja është parti që ka shkruar faqet më të ndritura të Kosovës.

“Partinë që ka shkruar faqet më të ndritura të kosovës, partinë që e kanë udhëhequr dy burra para meje, Thaçi dhe Veseli. Prej tyre kam mësuar se lidershipi është përulësi”, shtoi ai.

“Mbi 20 vjet angazhim me PDK-në kam pasur nderin të punojë për shtetin dhe qytetarët, të rrugëtojë nga kryetari i rinisë deri te Kryetari i PDK-së. Dhe mbi të gjitha kam pas krenarinë jetësore që ta nënshkruar edhe deklaratën pavarësinë e Kosovës. Një familje politike që më mësoi se dashuria për Kosovën është më e madhe se çdo dallim”.

Dorëheqja e Memli Krasniqit, ky është reagimi i Lladrovcit
Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme pritet të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës.

Ai madje ka propozuar që kryetar i PDK-së të jetë Bedri Hamza.

Postimi i plotë:

 

 

Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!

Përgëzoj strukturat e PDK-së për mbështetjen që ma kanë dhënë në çdo situatë, me besimin e plotë se do të bëhet mirë. Falënderim i veçantë shkon për qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët besuan në zotimin tim se s’ka bir nane që më largon nga PDK-ja.

Besimi im në sinqeritetin e anëtarësisë, ashtu dhe udhëheqësve të PDK-së, ka qenë i madh. Ky hap i pritshëm i kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi do përshëndetur, njëherësh, duke i ofruar fuqishëm përkrahje kryetarit në ardhje, Bedri Hamza.

Të jesh lider i partisë që buroi nga Drejtoria Politike e UÇK-së, është përgjegjësi e madhe, përgjegjësi për ta dërguar shtetin në nivel më të lartë, sinqerisht, me tërë forcat përparimtare të vendit. Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!

Të jesh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, do të thotë të jesh shtetformues e shtetndërtues, gjithëpërfshirës e përbashkues, trim dhe i drejtë, largpamës e vizionar, burrështetas dhe lider në fjalë e vepra. Suksese të mëtejme parti e liderëve tanë të luftës dhe paqes, suksese PDK!.

Ky do të jetë kryetari i ri i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje.

Vendin e kryetarit e ka marrë Bedri Hamza.

Kështu ka bërë të ditur Ramiz Lladrovci përmes një postimi në “Facebook”.

“Përgëzoj strukturat e PDK-së për mbështetjen që ma kanë dhënë në çdo situatë, me besimin e plotë se do të bëhet mirë. Falënderim i veçantë shkon për qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët besuan në zotimin tim se s’ka bir nane që më largon nga PDK-ja. Besimi im në sinqeritetin e anëtarësisë, ashtu dhe udhëheqësve të PDK-së, ka qenë i madh. Ky hap i pritshëm i kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi do përshëndetur, njëherësh, duke i ofruar fuqishëm përkrahje kryetarit në ardhje, Bedri Hamza. Të jesh lider i partisë që buroi nga Drejtoria Politike e UÇK-së, është përgjegjësi e madhe, përgjegjësi për ta dërguar shtetin në nivel më të lartë, sinqerisht, me tërë forcat përparimtare të vendit. Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!”, ka shkruar ai.

E dhimbshme: Ky është ish-ushtari i UÇK-së që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Dobërdelan të Suharekës

Një 58-vjeçar ka vdekur ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobërdelan të Suharekës.

Viktima e këtij aksidenti është Ismet Bylykbashi, rreth 58-vjeçar.

Lajmin për Sinjalin e konfirmoi edhe Policia, ku bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion.

Shoferi i automjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja që ishte pasagjerë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë.

“Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit”, thuhet në njoftim.

LAJMI I FUNDIT: Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë.

Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se dorëheqje ai do ta ofrojë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së.

I njëjti burim i ka thënë gazetës se ky veprim vije si rezultat i mosarritjes së objektiveve të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale.

Me këtë veprim, ka thënë burim, do të hapen rruga për mbajtjen e një konvente të re zgjedhore të PDK-së

Pas mbledhje së Kryesisë, Krasniqi do të mbaj një konferencë për media.

Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar shtatë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti.

Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën.

Më 3 korrik të vitit 2021, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. në këtë poitë, Krasniqi ishte zgjedhur me shumicë votash të delegatëve të PDK-së.

Në konventën zgjedhore të partisë, ai kishte marrë 469 vota. Vetëm 7 vota ishin kundër.