Një deklaratë e dhënë gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë televizive nga aktivistja shqiptare që jeton në Izrael, Jeta Gani, ka tërhequr vëmendjen për shkak të përmbajtjes së saj të fortë dhe gjuhës së përdorur.
E ftuar në një emision televiziv Gani shprehu mbështetje të plotë për veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Sipas saj, ajo që po ndodh në Gaza është pasojë direkte e sulmeve të Hamasit ndaj popullsisë izraelite, shkruan Gazeta Imazhi
Deklarata e saj e plotë në lidhje me këtë çështje ishte si më poshtë:
“Hamasi u ka marrë jetën të rinjve që jetojnë në Izrael, dhe për këtë arsye po ndodhin vrasjet në Gaza. Le të vriten edhe 20 mijë fëmijë të tjerë në Gaza, ç’na duhet ne?” – tha Gani në transmetim të drejtpërdrejtë.
Jeta Gani është një qytetare shqiptare me banim në Izrael, e cila ka dalë publikisht edhe më parë me qëndrime të forta në mbështetje të shtetit izraelit. Kjo deklaratë është një nga më të drejtpërdrejtat dhe më të ashpra që ajo ka bërë deri më tani në kontekstin e konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Hamasit.