Gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Sipas Mehmetajt, fondet janë ndarë përmes një OJQ-je, e cila fillimisht ishte shpallur organizatë e papërgjegjshme, ndërsa rezulton të jetë e regjistruar edhe si biznes.
“Pas dajës 100 mijë, e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kish kap 52 mijë euro”, ka shkruar Mehmetaj.
Ai shton se vetëm përmes një deputeteje janë përfituar afro 250 mijë euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që shumë raste të tjera mund të jenë ende të panjohura për qytetarët.
“Veç një deputete e VV-së i gllabëroi 250 mijë euro. E këto po i dimë. Sa të tjera s’i dimë hiç. Nëse deputetja i kap tana qeto, paramendoje ministrat?!”, shkruan ndër të tjera gazetari.
Shkrimi i plotë:
Shteti ia ndan mbi 52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit…
Pas dajës 100 mijë e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kish kap 52 mijë euro.
Paramendojeni, Ministria e Kulturës ia kish nda paret, përkundër se OJQ-ja e tij ish shpall fillimisht organizatë e papërgjegjshme.
Për ma tepër, e njëjta OJQ ish e regjistrume edhe si biznes.
Veç një deputete e VV-së i gllabëroi 250 mijë euro. E këto po i dimë. Sa të tjera s’i dimë hiç.
Nëse deputetja i kap tana qeto, paramendoje ministrat??
Shteti është blloku, e veç parja po lëviz, nga buxheti i popullit te xhepi i pushtetit.