20.8 C
Pristina
E enjte, 5 Qershor, 2025

Lirim Mehmetaj: Saranda Bogujevci pranoi 44 mijë euro nga Serbia për 14 familjarët e saj të vrarë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, kishte deklaruar publikisht se nuk pranon dëmshpërblim nga Serbia për familjen e saj, e cila ishte viktimë e masakrës gjatë luftës në Kosovë.

Sipas analistit politik, Lirim Mehmetaj, në deklarimin e pasurisë për vitin 2020, ajo ka raportuar një depozitë prej 44 mijë eurosh, të cilën e ka pranuar si kompensim pas një padie ndaj shtetit serb.

“Në publik ndryshe, në konto ndryshe,” ka shkruar Mehmetaj, duke publikuar edhe fragmente nga dokumentet e deklarimit të pasurisë. Ai gjithashtu ka shtuar se nga kjo shumë, Bogujevci në deklarimin e fundit figuron se ka mbetur me vetëm 12 mijë euro.

Megjithëse pranimi i dëmshpërblimit nuk është i dënueshëm, analisti thekson se është problematik fakti që një përfaqësuese publike ka dhënë deklarime kontradiktore për një çështje të ndjeshme.

Kritikat ndaj saj janë shtuar edhe për qëndrimet politike brenda Kuvendit, përfshirë mungesën e kundërshtimit ndaj disa vendimeve të qeverisë Kurti, si dhe mbështetjen e saj për ministrin Faton Peci në rastet e fundit që lidhen me akuza për korrupsion.

“Përndryshe, Bogujevci mbetet një nga deputetet më servile që ka parë Parlamenti i Kosovës. Ajo nuk e ka kundërshtuar Kurtin as kur ky i fundit e ka shpallë hero të Kosovës, Oliver Ivanovicin, kryekriminelin serb që vrau e masakroi shqiptar.

Në anën tjetër, sa herë ka nevojë qeveria, kjo vendoset në mbrojtje të krimit e korrupsionit, si në rastin e fundit që u vendos në mbrojtje të Faton Pecit”, ka shkruar Mehmetaj.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here