5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Lojtarët e përjashtuar nga grumbullimi, kapiteni Rrahmani dhe tranjeri bëjnë veprimin e papritur

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në Qipro, para ndeshjes me kombëtaren e këtij shteti.

Konferenca u mbajtë në një ditë tronditëse për kombëtaren e Kosovës, pasi Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arijanet Muric për thyerje të rregullave të brendshme.

Në një konferencë për shtyp që zgjati saktësisht 4 minuta e 58 sekonda, asnjëherë s’u përmendën tre lojtarët e përjashtuar.

Derisa selektori Franco Foda dhe Amir Rrahmani folën vetëm për ndeshjen e nesërme ndaj Qipros.

“Pas ndeshjes së parë dhe humbjes me rezultat bindës nga Rumania, kemi bërë një analizë të thellë dhe tani jemi të fokusuar për ndeshjen me Qipron”, tha fillimisht Franco Foda.

Pas tij, foli edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili po ashtu nuk e zgjati shumë.

“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, na jep shanse dhe shpresa për kualifikim, vetëm fitorja në bën punë”, tha kapiteni Rrahmani.

Për të përbyllur konferencën e shkurtër, Foda foli edhe një herë, duke thënë se sonte do të mirren me analizat e skuadrës së Qipros.

“Ne analizuam ndeshjet e Qipros, sidomos lojën e fundit që e fituan me rezultat 1-0, sonte në mbrëmje do t’ia shfaqim ekipës analizat që i kemi bërë për këtë ndeshje”, ka thënë selektori Foda.

Kosova do të luajë nesër ndaj Qipros me fillim nga ora 18:00 në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Ndeshjen e parë, Kosova e humbi ndaj Rumanisë me shifrat 3-0.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here