Ditë më parë RTV21 publikoi një storje ku në një fermë të një fshati në Kaçanik pronarët iu lëshojnë muzikë lopëve, për siç thanë ata t’u qetësuar.
E në sfond dëgjohet një këngë e Taynes. Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se muzika e saj nuk dëgjohet vetëm në klube por edhe nëpër ferma.
“Sekreti është te frekuencat. Muzika jem rekomandohet jo vetëm n’ club, n’ kerr, n’ spa, por edhe nëpër ferma, sps”, ka shkruar ajo.