div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32709 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja

Festim Arifi rrëfen përvojën e tij të fëmijërisë ku tregon se babai i tij u arrestua kur ishte vetëm 5-6 vjeç dhe nuk e pa për dy vjet, duke përjetuar frikën dhe pasigurinë e asaj kohe.

“Më rrok edhe mu te qata njerëz, edhe unë e kam pa babën t’u ma arrestu, unë e kam çel derën, i kam pas 5-6 vjeç. Fati pshtoi qysh pshtoi. Unë jam kanë t’u lujt me kilikera. Ma kanë bo në gjuhën e tyre ‘ku e ke babën’, edhe s’e kam pa dy vjet”.

Ai shtoi se heronjtë për të nuk lidhen me personazhe si Spiderman apo Batman, por me përvojën e tij:

“S’u kanë për mu Spidermani, as Batmani, për mu është kanë UÇK-ja. Unë jam kanë në Prishtinë, na veç kena ditë që filani është në UÇK. Përndryshe, gjeneratat e reja është gjithmonë mirë me u informu. Secili profesor e njeri i edukum, e ka porosinë e njëjtë, është me u informu. Ma mirë me lexu libra, se komente”, tha Lyrical Son në Klan Kosova

Ndërkaq, Lyrical Son do të jetë një nga artistët që do të performojnë në marshin “Drejtësi, jo politikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *