Në një video, Brigitte Macron dukej duke e shtyrë burrin e saj përpara se ai të zbriste nga avioni presidencial vonë të dielën, duke e detyruar atë të tërhiqej përpara se të rikuperohej dhe t’u bënte përshëndetje kamerave në pistën poshtë.
Megjithatë, kjo video e cila po bën tituj në media, është komentuar nga presidenti francez i cili tha për gazetarët se, “isha duke u ngacmuar, ose më saktë duke bërë shaka me gruan time, nuk është asgjë”.
Ai më tej ka thënë se kjo nuk është hera e parë në javët e fundit që përmbajtja e videove të tij është shtrembëruar nga njerëz që ai i përshkroi si “të çmendur”.
Shuplaka e papritur – Zonja e Parë e Francës godet Macron/Pamje