1.6 C
Pristina
E premte, 29 Nëntor, 2024

Mbyllet para kohe thirrja publike për aplikim për subvencionin për Pajisje Efiçiente për Ngrohje

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar qytetarët se aplikimi për thirrjen publike për mbështetje të konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje, sapo u mbyll.

Mbyllja e parakohshme, është rezultat i pranimit të një numri të mjaftueshëm të aplikimeve për shumën e caktuar për këtë thirrje.

Deri në mbylljen e thirrjes gjithsej kanë aplikuar 13,415 qytetarë.

Pajisjet që do të subvencionohen përfshijnë:

•Pompë Termike: 30% e vlerës investive, deri në 2000.00 €
•Kondicioner/Klimë efiçiente: 40% e vlerës investive, deri në 400.00 €; për prindërit vetushqyes dhe ata në ndihmë sociale (kategoria I & II), 60% e vlerës investive, deri në 550.00 €
•Kalda me Biomasë (dru, pelet dhe briket): 70% e vlerës investive, deri në 1200.00 €
•Stufa Individuale: 70% e vlerës investive, deri në 435.00 €; për prindërit vetushqyes dhe qytetarët në ndihmë sociale, 90% e vlerës investive, deri në 560.00 €.

Komisionet për vlerësimin e aplikacioneve kanë filluar punën e tyre të procesit të verifikimit të aplikacioneve dhe dokumentacionit të nevojshëm. Të gjithë ata që kanë aplikuar do të njoftohen për ecurinë e procesit përmes mjeteve të informimit dhe rrjeteve sociale të Ministrisë së Ekonomisë.

Thirrja publike për mbështetje të konsumatorëve familjarë ka qenë e hapur nga data 12 shtator 2024 dhe ishte planifikuar të përfundojë më 11 tetor 2024.

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Ministria e Ekonomisë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here