div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-27256 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Mbyllja e përkohshme e kanalit të Tëvë1 pas episodit të Logjikonomisë, vjen një reagim nga LVV-ja
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se “reagimet nga të gjithologët” për mbylljen e përkohshme të kanalit të televizionit Tëvë1 në platformën Youtube, janë brumi i episodit potencial të ardhshëm të serialit satirik Logjikonomia.

Zëdhënësi i partisë në pushtet Arlind Manxhuka, në një deklaratë në rrjetin social Facebook të hënën, nënkuptoi se Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me mbylljen e përkohshme të kanalit shkaku i një episodi të Logjikonomisë.

Sipas tij, reagimet rreth “kinse mbylljes së kanalit të TËVË nga pushteti, për shkak të një episodi të Logjikonomisë” përbëjnë ndoshta skenarin për episodin e radhës të serialit.

“Reagimet nga të gjithologët për kinse mbylljen e Kanalit të TËVË nga pushteti, për shkak të një episodi të Logjikonomisë, nuk janë asgjë tjetër veçse potencialisht episodi i radhës së vet këtij seriali”, tha Mnaxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kanali në Youtube i televizioni Tëvë1 u mbyll përkohësisht mes të dielës dhe të hënës, pak orë pas transmetimit të një episodi të serialit satirik Logjikonomia, në të cilin protagonistët ironizonin me militantët e partisë në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *