Me kallashnikov në dorë, Policia arreston një të dyshuar pas të shtënave në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mesditën e së mërkurën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në qendër të qytetit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar nga Policia
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.
“Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Ahmeti.
Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
“Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka theksuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Paparaci ka siguruar edhe momentin kur Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të të dyshuarit.
