div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32425 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Më shumë burg kërkohet për krerët e UÇK’së se për krejt zinxhirin gjenocidal të Serbisë

Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, Prokuroria Speciale në Hagë kërkoi 180 vjet burg, shumë më shumë sesa akterët kryesorë serbë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Në fjalët e saj përfundimtare, Prokuroria portretizoi UÇK-në si kriminale në qëllimin e krijimit dhe në krejt ekzistencën e saj.

Por, opinionisti Shkëlzen Daragaj tha se nëse ndaj ish-krerëve të UÇK-së kërkohet ky dënim gati dy shekullor, atëherë për çfarë standardesh të drejtësisë bëhet fjalë, kur kemi parasysh vendimet për ish-zyrtarët e lartë shtetërorë, ushtarakë dhe policorë serbë, të gjykuar për krime lufte në Tribunalin për ish-Jugosllavinë.

Të njëjtit kishin pushtet institucional, komandë shtetërore dhe përgjegjësi direkte për krime në Kosovë, përfshirë mijëra vrasje, dëbime masive dhe shkatërrim të pronës, raporton VOX.

Nikola Sainoviç, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe përfaqësues i posaçëm i Sllobodan Milosheviç-it për Kosovën, u dënua fillimisht me 22 vjet burgim, por më pas Apeli ia uli dënimin në 18 vjet.

Dragoljub Ojdaniç, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 15 vjet burgim.

Nebojsha Pavkoviç, Komandant i Ushtrisë së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, e cila vepronte në Kosovë, u dënua me 22 vjet burgim.

Vladimir Lazareviç, Komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Apeli ia uli dënimin në 14 vjet.

Sreten Lukiç, Shef i shtabit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, u dënua fillimisht me 22 vjet burgim, Apeli ia uli dënimin në 20 vjet.

Vlastimir Xhorxheviç, ndihmës-ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe shef i Departamentit të Sigurisë Publike, u dënua me 27 vjet burgim, por Apeli ia uli dënimin në 18 vjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *