Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar se Taulant Kurti, vëllai i kryeministrit në detyrë të Kosovës, ka marrë një pozitë në Drejtorinë e Operimeve në KEK, drejtori kjo që merret me shit-blerjen e rrymës, shkruan Gazeta Metro.
Mehmetaj tha se vëllai i Albin Kurti ka marrë një pozitë në KEK, brenda Drejtorisë së Operimeve.
”Taulant Kurti, vellai i Albin Kurtit, ka kaluar me pozite ne Drejtorine e Operimeve ne Korporaten Energjetike te Kosoves. Kjo eshte dtejtoria qe merret me shitjen kryesisht, por edhe blerjen e rrymes nga KEK-u”, ka shkruar ai.
”Normalisht, ai nuk ka lidhje me ate detyre e as nuk ka profesion per ate pozite. Askush brenda KEK-ut nuk e di cka e si e kush e solli Taulant Kurtin ne kete zyre”, tha ai më tej.
Gjatë Qeverisë Kurti (2021-2025) është raportuar disa herë në media se ka pasur raste të dyshimta në sektorin e energjisë elektrike, qoftë përmes ambasadorit në Slloveni, Martin Berishaj, qoftë përmes ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.