3.7 C
Pristina
E martë, 26 Nëntor, 2024

Merr tjetër kthesë drama Fero-Arbenita — deklarata e papritur e avokates së modeles

Drama mes Feronit Shabanit, dikur i njohur me emrin artistik ‘Fero’ dhe ish-gruas së tij, Arbenita Ismajlit, në lidhje me kujdestarinë e vajzës së tyre, duket se nuk ka marrë fund, pavarësisht se zhvillimet e fundit dhanë përshtypjen për të kundërtën.

Kanë kaluar veç pak ditë prej një deklarate publike të ish-reperit, përmes së cilës ai pretendonte se ka marrë kujdestarinë e vajzës.

Sipas asaj që la të kuptohej Fero, vajza do të qëndronte përgjatë javës me të, e në fundjavë me nënën e saj Arbenitën.

Një vendim në formën e tillë, natyrisht se gëzoi Feron pasi që ishte ky i fundit që pretendonte se Arbenita e ka marrë pa lejen dhe pa dijeninë e tij vajzën jashtë Kosovës, e madje hidhte edhe aludime të tjera se asaj ia kanë falsifikuar pasaportën, vetëm e vetëm që ai të ketë kontakt sa më pak me të.

“Jetoj që shumë kohë pa vajzën time.

Po më bëhet padrejtësi.

Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën – nuk e di ku është.

Një njeri i shkatërruar në një mijë mënyra”, deklaronte Shabani, para se të dilte me vendimin se ka fituar kujdestarinë e vajzës.

Por kjo çështje duket se nuk e ka marrë vulën përfundimtare. Kështu të paktën thuhet nga pala e Arbenitës.

Avokatja e saj, Blinera Osmani, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se nuk qëndron fakti se klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës.

Kjo për shkak se siç thotë Osmani, është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit, andaj ende s’ka vendim të prerë për kontestin mes dy palëve.

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, tha Osmani për Telegrafin.

Me fjalë të tjera, mbrojtja e modeles po pret vendimin e gjykatës mbi ankesën që kanë parashtruar për vendimin.

“Ne brenda afatit ligjor e kemi dërguar kundërshtimin tonë dhe testin brenda shtatë ditëve sipas afatit ligjor që përcakton ligji për të marrë vendim mbi ankesën tonë”, tha tutje avokatja Osmani.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here