Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë, në dy raste të ndryshme në Prishtinë dhe në Mitrovicë.
Lidhur me rastin e parë, policia ka pranuar informacione sot pas orës 12:00 për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore.
Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor, janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore në këtë rast është, lënduar një person nga shkrepja e armës.
E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore.