Milaim Zeka shpërthen ndaj Kurtit: Koha me e çliru Kosovën nga “kryehajni dhe kryemashtruesi”
Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ashpër në Facebook, duke e sulmuar kryeministrin Albin Kurti me tone të forta politike. Ai thotë se është momenti që të gjithë, pavarësisht dallimeve, të bashkohen për ta “çliruar Kosovën nga fara e fëlliqtë e Beogradit”, siç e quan ai ndikimin politik që sipas tij ka marrë formë brenda VV-së.
Zeka shkruan se duhet lënë anash inati, primitivizmi dhe “yryshi politik”, sepse prioriteti, sipas tij, është largimi i Kurtit nga pushteti. Ai e quan Kurtin “kryehajn, kryemashtrues dhe kryeabuzues”, duke e akuzuar se ka sjellë dëm të madh për vendin.
Në postim ai ka bashkëngjitur edhe imazhe që lidhen me Albin Kurtin, Nenad Rikallon dhe zhvillime tjera politike, duke e shoqëruar reagimin me mesazhe akuzuese për lidhje dhe ndikime të hershme politike.
