Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, i cili sot gjatë ditës qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.
Siç njofton BIK, Myftiu Tërnava më pas e njohu ministrin Fidan për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame me DIJANET-in turk, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, TIKA-n, dhe me organizatat e tjera.
Ai në veçanti përmendi “ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë DIJANET-i, e si kurorëzim të këtyre veçoi ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, për të cilën Myftiu Tërnava shprehu “një falënderim të jashtëzakonshëm”.