div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-20799 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

Moderatorja e njohur shqiptare Jona Spahiu ka ndarë me ndjekësit lajmin më të gëzueshëm – ajo është bërë nënë për herë të dytë.

Me datë 27 gusht 2025, në familjen Spahiu erdhi në jetë vogëlushja Freya, duke sjellë edhe më shumë dashuri dhe lumturi.

“Raideni u bë vëlla i madh! Me 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish”, shkroi Jona në Instagram, duke ndarë fotot e para me vogëlushen e porsalindur.

Urime të shumta dhe komente plot dashuri kanë vërshuar menjëherë nga miq, kolegë dhe ndjekës, duke i uruar vogëlushes jetë të gjatë dhe familjes gëzime pa fund.

Urime!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *