Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në shtetin e Gjermanisë.E nga atje Kurti ka folur për punësimet dhe nepotizmin.
Në një video të publikuar nga Dardan Molliqaj, Kurti shihet duke thënë se në Kosovë njerëzit punësohen vetëm sipas meritës e jo me mbiemra familjesh e lista partie.
Mirëpo për Molliqaj kjo nuk është e vertetë. Ai përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kur rrena duartrokitet, është shenjë e rrezikut për shoqërinë.
‘’Kur rrena duartrokitet, është shenjë e rrezikut për shoqërinë!Tash që është në fund të mandatit, Kurti ka filluar tubimet me fjalët e njëjta sikurse para 4 vitesh. Po u thotë mërgimtarëve që në qeverisjen e tij nuk ka punësime partiake dhe nepotiste. Kjo është rrenë në fytyrë të mërgimtarëve’’, ka thënë Molliqaj.
Postimi i plotë:
Kur rrena duartrokitet, është shenjë e rrezikut për shoqërinë!
Tash që është në fund të mandatit, Kurti ka filluar tubimet me fjalët e njëjta sikurse para 4 vitesh. Po u thotë mërgimtarëve që në qeverisjen e tij nuk ka punësime partiake dhe nepotiste. Kjo është rrenë në fytyrë të mërgimtarëve.
Po ua sjelli më poshtë vetëm disa dëshmi që ky po rrenë hapur:
⚠️ NEXHAT KRASNIQI – emërohet shef i KEK-ut duke qenë anëtar dhe drejtues i komiteteve të VV-së. Sot me aktakuzë nga prokuroria dhe vazhdon të mbrohet publikisht nga partia.
⚠️ RILIND GËRVALLA – anëtar i VV-së që e vendosin në krye të televizionit publik. Shumica e bordit ka dhënë dorëheqje për shkak që Rilindi përdorë lajmet qendrore të RTK-së pë të sulmuar mediat e tjera.
⚠️ LEBIBE HALITI – motra e deputetit të VV-së Enver Haliti. Vendoset në krye të ARBK-së, pas shkarkimit të drejtueses paraprake e cila refuzoi urdhërat politik në rastin Klan Kosova.
⚠️ FARUK MUJKA, HASAN KRASNIQI, BESNIK ZEQIRAJ – të tre anëtarë e të afërt të partisë në pushtet. Drejtojnë tri ndërmarrje të rëndësishme publike. Secili ka probleme me ligjin, dhe ndërmarrjet e tyre janë çerdhe nepotizmi e punësimi politik.
⚠️ GAFURR DUGOLLI – vëllau i Enver Dugollit. Vendoset si Sekretar në Ministrinë e Mbrotjes. Është personi më i përfolur për krizën me ushimin e FSK.
⚠️ NASER AFIZI – anëtar i VV, ngritet në detyrë sapo krijohet qeveria. Sot i dyshuari kryesor për skandalin me ambalazhuesit e ujit.
Lista është shumë e gjatë.