Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për vizitë zyrtare në Sulltanatin e Bruneit, ku është pritur me nderime të larta shtetërore, në një moment që ajo e ka cilësuar si historik për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Osmani ka deklaruar se kjo vizitë është simbol i miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Bruneit, ndërsa ka ndarë pamje nga pritja zyrtare në rrjetet sociale.
Në një moment të veçantë gjatë ceremonisë sot, e postuar në Facebook nga Osmani, orkestra mbretërore e Bruneit interpretoi këngën shqiptare “Mora fjalë”.