14.8 C
Pristina
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

“Mos e parko veturën” – “E parkoj”: Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së rëndë në Prishtinë

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë tronditi lagjen Hajvali të Prishtinës. Një konflikt i nisur, sipas dëshmive të para, nga një debat banal mbi parkimin e veturës, përfundoi në tragjedi me humbjen e një jete.

Viktima, Muhamet Matoshi, 41 vjeç, u gjet i vdekur brenda një veture me targa londineze. Sipas burimeve të sigurta të Gazeta Imazhi, gjithçka nisi kur i dyshuari, Xhemajl Nuhiu, i kishte kërkuar Matoshit të mos e parkonte veturën në një hapësirë të caktuar, duke i thënë: “Mos e parko veturën”. Viktima, sipas dëshmive, ishte përgjigjur: “E parkoj”. Ky shkëmbim fjalësh mendohet se ka ndezur gjakrat dhe ka çuar në agravimin e situatës.

Pas debatit verbal, Nuhiu, sipas hetimeve fillestare, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt Matoshit. Plumbat e marrë ishin fatalë. Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, viktima ishte dërguar pa shenja jete dhe me plagë të shumta nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është tashmë i identifikuar dhe ndodhet në arrati. Njësitë policore kanë intensifikuar kërkimet, ndërsa Prokuroria ka nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here