8.6 C
Pristina
E martë, 26 Nëntor, 2024

Moti i keq godet Italinë, në këtë qytet mbyllen shkollat dhe bllokohen rrugë e hekurudha

Lumenjtë dhe përrenjtë kanë dalë nga shtrati, fluturime janë anuluar dhe vonuar, lëvizja në hekurudha është pezulluar dhe autostradat janë mbyllur.

Ky është një bilanc i gjendjes së rëndë që rajonet e Ligurias dhe Emiglia Romagna në Itali, po përjetojnë për shkak të stuhisë me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë.

Midis Loano dhe Pietra Ligure, trafiku në linjën hekurudhore Genoa-Ventimiglia u ndërpre nga ora 14:00 për shkak të rrezikut të përmbytjes së përroit Nimbalto. Autostrada A10 drejt Genovas u mbyll gjithashtu midis Varazze dhe Arenzano. Përmbytje rrugësh u raportuan në Celle dhe Calice Ligure, ndërsa në mëngjes një rrëshqitje dheu shkaktoi bllokimin e rrugës provinciale 29 të Colle di Cadibona.

Moti i keq ndikoi edhe në transportin ajror. Dy fluturime të pritura pasdite në aeroportin e Colombo u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Me ndryshimin e raportit të motit, nuk mund të përjashtohet që dita më e keqe të jetë nesër. Në rajonin e Ligurias zona më e goditur rëndë është Savona, por moti i keq pritet që të shtrihet në të gjithë gadishullin Apenin në orët dhe ditët në vijim ndërsa Venecia rrezikohet nga prurjet e larta të ujit.

Sakaq autoritetet kanë marrë masat duke paralajmëruar se shkollat do të mbyllen nesër në Genova, La Spezia dhe provincën e saj, si dhe në Savona dhe provincat e saj, pasi është aktivizuar alarmi portokalli i motit.

Sipas ekspertëve meteorologë, stuhitë do të forcohen në male për shkak të efektit orografik, veçanërisht në Genova dhe Savona, duke projektuar mbi 150 milimetra shi në 24 orë në këto zona.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here