Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se është rritur shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë në sektorin publik dhe atë privat.
“Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku” shkroi Murati.
Ai tha se rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur më 2023.
“Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjetër e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese” shtoi ministri.
Ky është postimi i plotë i tij:
A e keni ditur se sa është shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë sektorin publik dhe atë privat?
Nëse e shohim paraqitur nëpër vite në grafikonin më poshtë, vërehet se:
Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku.
Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjeter e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese.