-1.2 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nëna në gjendje të rëndë – Anës i kërkohet largimi nga shtëpia, ky është vendimi i saj

Ana Ejupit i është thënë në spektakël se duhet ta lë përgjysmë garën në bazë të kërkesës që ka bërë familja e saj.

Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj, ndërsa vendimin duhej ta merrte menjëherë.

Derisa mendoi për pak minuta, banorja tha se do të vendosë vetë dhe se do të qëndrojë akoma në lojë.

“Dua të vazhdoj lojën nëse e kanë lënë në dorën time. Por nëse ka diçka gjatë ditës më lajmëroni”, tha ajo.

E më pas, Ana mori një telefonatë nga motra, ku në një formë i tregoi se nuk janë dakord për raportin me Kevinin.

“Ne të duam me zemër, që ti me vazhdu lojën, me tregu çfarë vajze je me na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, qenë fjalët e motrës.

Konkurrentja tha se do të vazhdojë garën e vetme, ashtu siç edhe ka hyrë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here