div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-10059 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Policia Rajonale e Pejës po kërkon bashkëpunim me qytetarët, për kapjen e një personi të dyshuar për dhunim.Personi i kërkuar është Mazllum (Sadri) Brahimaj i lindur me 01.04.1970 nё Kashicё-Istog. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “ DHUNIM”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim. .

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *