Nesër i jepet lamtumira e fundit zyrtarit policor që vdiq papritur në komunikacion
Ismet Isufi është zyrtari policor që vdiq sot papritur në komunikacion, pasi kishte pësuar infarkt.
Isufi pas infarktit, ka pësuar aksident rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi”.
Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.
Familja ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do bëhet nesër.
Njoftimi i plotë nga familja:
NJOFTIM
Me dhimbje të thellë, por me besim në caktimin e Allahut (xh.sh), njoftojmë familjarë, miq dhe dashamirë se ka ndërruar jetë babai ynë i dashur: Ismet Isufi
Lusim Allahun (xh.sh) ta mëshirojë, t’ia falë gjynahet, t’ia zgjerojë varrin dhe ta bëjë banor të Xhenetit.
Varrimi do të behet neser, e martë, në ora 15:00 në varrezat e fshatit Keqekollë
Lusim Allahun (xh.sh) ta mëshirojë, t’ia falë gjynahet, t’ia zgjerojë varrin dhe ta bëjë banor të Xhenetit.
