Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim një prej segmenteve kryesore të kryeqytetit, rruga “Eqrem Çabej”.
Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 18, për shkak të xhirimeve të filmit “DUA”, shkruan IndeksOnline.
Mbyllja përfshin segmentin nga semaforët kryesorë te Mensa e Studentëve, deri te katedralja Nënë Tereza.
Ky është njoftimi i plotë i komunës:
Të dashur qytetarë,
Rruga Eqrem Çabej do të mbyllet përkohësisht të dielën, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza, për realizimin e një skene të filmit “DUA”.
Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë.
Lusim qytetarët të përdorin rrugët alternative për qarkullim, derisa xhirimet të përfundojnë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.




