18.4 C
Pristina
E martë, 26 Gusht, 2025

Ngjarjet ditore në parlament, reagon presidentja

Nga Presidenca e Republikës së Kosovës është bërë reagimi i parë rreth zhvillimeve të sotme në Kuvend.

Presidenca deklaron se presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur procesin e konstituimit të Kuvendit dhe fillimin e zhbllokimit të tij, shkruan IndeksOnline.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit” thuhet në reagim.

Kujtojmë se Dimal Basha u zgjodh sot kryetar i Kuvendit, në tentativën e tij të dytë për këtë pozitë.

Seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, ku do te vazhdohet emërimi i nënkryetarëve të tjerë të kuvendit.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here