Fillimi i sezonës së re të Big Brother Vip Kosova 3 po afrohet.
Këtë e ka konfirmuar së fundmi edhe faqja zyrtare e BBVK.
E natyrisht, si show televiziv në Kosovë është shumë i përfolur, bashkë me të edhe emrat që po aludohet lartë e poshtë se mund të jenë banorë të tij në sezonin e ardhshëm.
Mirëpo kush pretendohet të jetë pjesë e tij?Lajmi.net ekskluzivisht nga burime të sigurta ka arritur të konfirmojë se sërish pjesë e sezonit të ardhshëm do të jetë një emër tejet i përfolur që vie nga Shqipëria.
Pra, banorin e parë të edicionit.
Personi në fjalë është aktori e këngëtari i njohur, Bes Kallaku.
Kallaku sidomos gjatë këtij viti ka qenë jashtë mase temë e mediave rozë për jetën e tij private.
Ai përveç projekteve të reja, u komentua shumë edhe për ndarjen më këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Por kjo nuk është risia e vetme e këtij BBVK.
Veçanti tjetër e këtij sezoni do të jetë një tjetër emër i përfolur.
Olsa Muhameti, e njohur shumë për programin e “Përputhen“ në Shqipëri që theu kufinj të shikueshmërisë, vie këtë radhë në Kosovë si producente ekzekutive e sezonit të ardhshëm të Big-ut.
Po ashtu, po qarkullojnë lajme se emra të tjerë të njohur si Adnan Blaku, Diona Fona, Mevlan Shaba, Kaltrina Selimi, Miran Ramadani e të tjera fytyra të njohur të botës së showbizit mund t’i bashkohen edicionit, por që deri më tani asgjë e konfirmuar.
Kjo mbetet të shihet tutje./Lajmi.