“Nuk mund ta këndoj këtë tani”, Rita Ora emocionohet teksa këndon këngën që ka me Liam Payne

0
41

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është emocionuar gjatë performancës së këngës “For You” që e ka me këngëtarin që vdiq mbrëmë, Liam Payne.

Performanca është e koncertit në Japoni. Në një moment, Rita shihet duke u kërkuar fansave që ta këndojnë këngën, duke thënë se “nuk mund ta këndoj këtë tani”.

Ajo edhe mbulon fytyrën në një moment.

Gjatë performancës, një fotografi e Liamit dhe Ritës u shfaq në ekranin e madh pas saj.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here