Numërohen mbi 10% e votave me kusht, befasi në renditjen e partive
Mbi 10% e votave me kusht janë numëruar deri tash, teksa rezultatet janë procesuar në ëebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga gjashtë vendvotimet e procesuara, po prin Lëvizja Vetëvendosje me 46.97%, pasuar nga AAK me 15.60%, LDK me 12.48% dhe PDK me 11.74%, shkruan Reporteri.net.
Vota me kusht janë regjistuar 9 mijë e 990.

“Mund t’iu konfirmoj se sonte (e hënë, 5 janar 2026, ora 20:00) në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860”, ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ’së., Valmir Elezi.
Nga votimi me kusht janë gjithsej 57 vendvotime.
Numërimi ka filluar edhe për votat e personave me nevoja të veçanta, por publikimi i rezultateve s’ka filluar ende. Nga ky votim, janë gjithsej 37 vendvotime.
Në ndërkohë, në QNR është duke u bërë vlerësimi dhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga tërheqjet e realizuara më 2 janar nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, nga ku janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës së hënë, më 5 janar, janë sjellur në Kosovë.
“Pas vlerësimit dhe verifikimit, KQZ do të numëroj fletëvotimet e aprovuara. Gjithashtu, KQZ ka përmbyllur procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës. Më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime, të cilat, pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procedurave të njëjta, para numërimit”, ka thënë Elezi./Reporteri.net
