Detajet më ekskluzive i ka bërë të ditura gazetarja e “Weekend”, Gentiana Gashi, transmeton Klankosova.tv.
Gashi ka paralajmëruar se opinionistët e këtij edicioni do t’i habisin shikuesit.
“Big Brother çdo herë na ka befasuar me opinionistët tanë, kështu që edhe këtë herë qëndroni të vëmendshëm sepse me të zbuluar opinionistët e këtij edicioni, natyrisht që do habiteni dhe do të iu pëlqejnë jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Gashi.
Gazetarja dha pak detaje edhe për ambientet e shtëpisë më të madhe në vend.
“Shtëpia është shumë e madhe. Kur erdha dhe e pashë, e kuptova ndoshta edhe atë heshtjen e cila po ofrohet, për shkak se ajo madhështi duhet të jepet në Prime, dhe duhet të zbulohet aty për aty, me t’u ndezur dritat e me t’u hapur dyert e shtëpisë së Big Brother”.




