4.1 C
Pristina
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Osmani dridh Vuçiqin në Samit, ky i fundit ndihet në siklet nga fjalimi i Presidentës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, siç merr vesh klankosova.tv, është ndjerë në siklet, nga fjalimi i presidentes Vjosa Osmani, kur iu drejtua të pranishmëve në Samitin Evropë-Juglindore në Dubrovnik.

Kjo meqë, presidentja Osmani, siç mëson mediumi ynë, ishte përballë presidentit serb, Vuçiq kur po deklaronte për krimin që shkaktoi Sllobodan Millosheviqi, ndaj shqiptarëve të Kosovës.

”Shumë prej nesh rreth kësaj tryeze e kujtojnë se si, në fillim të viteve nëntëdhjetë, pavarësisht luftërave të zhvilluara kundër Kroacisë dhe Sllovenisë, Millosheviçi ende quhej ‘paqebërës’ ose ‘njeriu pa të cilin paqja është e pamundur’”, tregojnë burimet e klankosova.tv, të ketë deklaruar presidentja në Samit.

Ajo tutje u ka theksuar liderëve rajonalë, se ishte pikërisht kjo qasje pajtuese ndaj agresorit që çoi në luftëra më të tmerrshme, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.

”Në fund, pajtimi me një autokrat u pagua me gjakun e mbi njëqind mijë civilëve të pafajshëm”, ka deklaruar ajo mëson ekskluzivish klankosova.tv.

”Megjithatë, edhe 25 vjet pas paqes në Ballkan, e arritur përmes ndërhyrjes së NATO-s, shohim forca të errëta nga e kaluara, të cilat duan të ndjekin modelet ruse të aneksimit, propagandës, dezinformimit dhe destabilizimit”.

”Nuk ka qenë kurr më e thjeshtë, sepse në fund të fundit duke luftuar për një Ukrainë të lirë, ne po luftojmë gjithashtu për paqen tonë dhe lirinë. Ne po luftojmë për një Evropë të lirë”, mësohet të jetë shprehur presidentja Vjosa Osmani, çka dhe duke shtuar këmbënguljen e Kosovës për t’u rreshtuar krah NATO-s, për ta sanksionuar Rusinë, siç mëson ekskluzivisht klankosova.tv, ka shkaktuar tensione në disponimin e Aleksandar Vuçiqit.

Tutje presidentja i ka konfirmuar presidentit ukrainas mbështetjen e Kosovës, duke i theksuar faktin se popolli ynë me historinë e tij të dhimbshme shtyen që të zgjas dorën e ndihmës.

Burime brenda Samitit, tregojnë se nga ky qëndrim i presidentes Vjosa Osmani, kishte ankesa e reagime të shumta.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here