div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-103 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Fitore Pacolli arsyeton premtimin e pambajtur të Kurtit: Deshtëm me i ulë çmimet, po s’na la LDK-ja

Ish-deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, është pyetur për premtimet e dhëna të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që do t’i ulte çmimet e gjërave bazike ushqimore në momentin që do të vinte në pushtet.

Pacolli në një intervistë në FRONTAL e ka arsyetuar këtë premtim të pambajtur të Kurtit, duke thënë se kanë marrë vendim për ulje të çmimeve, por që LDK është ankuar në Kushtetuese dhe se kushtetuesja e ka kthyer një vendim të tillë mbrapsht.

Pacolli ka thënë se ky është shkaku se pse s’janë ulur çmimet në Kosovë.

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta portieri legjendar i Milanit, Bufon

Futbolli italian humbi sot një nga figurat e tij më të mëdha historike. Lorenzo Buffon, legjenda e portës së AC Milan dhe Interit, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare në shtëpinë e tij në Latisana, pas një sëmundjeje të papritur.

Në kopshtin e vilës së tij vijon të valëvitet një flamur i vjetër kuqezi — simbol i një karriere të jashtëzakonshme.

Buffon konsiderohet një ndër portierët më të rëndësishëm të Italisë. I quajtur “Zoti i portierëve të San Siros”, ai fitoi katër tituj kampion me “Grande Milan” të epokës Gre-No-Li dhe një tjetër me “Grande Inter” të Helenio Herrerës. Ka qenë titullar i kombëtares dhe një emër i respektuar në të gjithë Evropën.

Vjen lajmi i mirë: Ky shtet miraton ligjin që njeh patentë shoferët e Kosovës

Sllovenia do të bëhet shteti i radhës që njeh patentë shoferët e Kosovës.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë sot miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.

“Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime!”, ka shkruar Gërvalla. /Zëri

Ky është ish-pjesëtari i UÇK-së që u arrestua në Serbi

Avni Qenaj është qytetari tjetër i Kosovës i cili është arrestuar nga autoritet serbe, këtë tashmë e ka bërë të ditur nënkryetari i OV-UÇK, Gazmend Syla.

Më herët u raportuar se në Serbi  është arrestuar ish-pjesëtari i UÇK-së i identifikuar me iniciale A.Q. Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj postës kufitare serbe në Koshare në vitin 1999.

Të dyshuarit A.Q. (1973) i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe MPB-ja serbe shtoi se në prokurorinë kompetente ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal./EOuck

“Ka lëvizur disa herë nga Serbia por s’ka pas problem”, nga OVL-UÇK japin detaje për ish-ushtarin e arrestuar

Avni Qenaj nga fshati Romaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është arrestuar të martën në Serbi, shkruan GAZETADEMOS.

Nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla e konfirmoi këtë përë “DEMOS”

“Avni Qenaj nga fshati Romaj dikun në rrethin të Prizrenit edhe ka shërby gjatë kohës së luftës në brigadën “138 Agim Ramadani””, tha Syla për Demos.

Ai shtoi se arsyet e tij se pse ish-ushtari ka kaluar nga Serbia nuk i dijnë por ai ka lëvizur disa herë nga ky vend.

“Ai ka lëvizë disa herë dhe nuk ka pas probleme”.

Tutje shtoi se ende nuk kanë pasur komunikim me familjen e ish-ushtarit.

Serbia arreston një ish-pjesëtar të UÇK-së

Serbia tha të martën se ka arrestuar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar me iniciale A.Q. Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj postës kufitare serbe në Koshare në vitin 1999.

Të dyshuarit A.Q. (1973) i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe MPB-ja serbe shtoi se në prokurorinë kompetente ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal.

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë reaguar për këtë pretendim të Serbisë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.

Në Koshare ishte një post ushtarak i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku nga 9 prilli 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi RFJ, për 67 ditë u zhvilluan luftime mes ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë më vonë bëri të ditur se në betejën e Koshares u vranë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave. Zyrtarët nga Kosova thanë se janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave thanë se NATO bombardoi Kosharen në maj të vitit 1999.

Beteja në këtë post kufitar mes RFJ-së dhe Shqipërisë përfundoi më 14 qershor, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova në bazë të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e NATO-s mbi RFJ

NATO-ja i nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 9 prill në Serbi shënohet si një betejë heroike e forcave ushtarake të Jugosllavisë, pjesë autonome e së cilës në atë kohë ishte Kosova, ndërsa në Kosovë kremtohet si fitore e UÇK-së.

Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave. /REL/

Eman Rrahmani: Jemi duke diskutuar me PDK-në, nesër marrim vendim a do të hyjmë në koalicion

Koalicioni për Familjen, i udhëhequr nga Eman Rrahmani, ish-deputet i Vetëvendosjes, nesër merr vendim përfundimtar për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka thënë vetë ai.

“Jemi duke diskutuar, besoj që deri nesër marrim vendim për angazhimin tonë se ku ka me qenë pozicioni ynë në bashkëpunime,” u shpreh Rrahmani.

Ai tha se koalicioni mbetet i hapur për bashkëpunim me secilin subjekt, por se nuk do të ketë asnjë lloj shkrirjeje politike.

“Koalicion mund të ketë me secilin subjekt që bashkëpunojmë, nuk ka shkrirje. Ne e kemi identitetin tonë dhe angazhimin tonë, pra nuk ka shkrirje me asnjë subjekt politik,” deklaroi ai për “Front Online”.

Trump nënshkruan urdhrin që shpall Vëllazërinë Myslimane si organizatë terroriste

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv që hap rrugën për përcaktimin e Vëllazërisë Myslimane si Organizatë Terroriste e Huaj (FTO) dhe Organizatë Globale Terroriste e Caktuar Posaçërisht (SDGT)

Sipas urdhrit, Sekretarët e Shtetit dhe të Thesarit duhet të përgatisin një raport të detajuar mbi degët e organizatës në Liban, Egjipt dhe Jordani, për të vlerësuar nëse ato plotësojnë kriteret për shpalljen si grupime terroriste.

Pas paraqitjes së raportit, institucionet përkatëse kanë 45 ditë kohë për të ndërmarrë hapat zyrtarë të përcaktimit, në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e inteligjencës.

Shtëpia e Bardhë deklaron se synimi i këtij procesi është dobësimi i aftësive operacionale të bashkëpunëtorëve të Vëllazërisë Myslimane, njoftimi i burimeve të tyre financiare dhe parandalimi i çdo kërcënimi potencial ndaj qytetarëve amerikanë dhe interesave kombëtare.

Administrata Trump theksoi se rrjeti ndërkombëtar i Vëllazërisë Myslimane “vazhdon të nxisë terrorizmin dhe veprime destabilizuese në Lindjen e Mesme”,në dëm të interesave amerikane dhe atyre të aleatëve të saj.

Murati jep lajmin e mirë për këtë kategori

Tashmë janë ekzekutuar shtesat për mbi 400 mijë fëmijë.Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka bërë të ditur se të hollat do të jenë sot gjatë ditës në xhirllogaritë e përfitusëve.

Postimi i plotë:

Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari.Vazhdojmë me punë të mira.
Qeveria për Familjen!