div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-106 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Behrami: Dorën kundër Albin Kurtit dhe Listës Serbe kam me mbajtë gjithmonë veç PËRPJETË!
Artan Behrami ka deklaruar se vota e tij kundër Glauk Konjufcës po e cilësohet si “tradhti kombëtare” nga mbështetësit e Albin Kurtit, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit në institucione të ndryshme, përfshirë ministret dhe ndërmarrjet publike, duke nënvizuar se dorën kundër Albin Kurtit dhe Listës Serbe do ta mbajë “përjetë”.

Protesta e Trafikut Urban, reagon Hekuran Murati – akuzon LDK-në

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dalë në konferencë për media pas protestës së sotme të punëtorëve të Trafikut Urban.

Murati e ka cilësuar këtë si betëjë politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun, shkruan Reporteri.net.

“Çfarë e kemi pa sot ishte një betejë politike që LDK me Lumir Abdixhikun kanë vendosur ta bëjnë në kurriz të qytetarëve të Prishtinës…. Pse nuk u ndërpre më herët. Unë para një muaji e pata paralajmëruar këtë situatë. …Pas përfundimit të balotazhit dhe kur u shpall data e zgjedhjeve nacionale, Trafiku Urban që deklaronte se s’ka probleme financiare tash del se megjithatë ka”, ka deklaruar Murati.

Ai tha se ndonëse komuna i ka pasur mjetet e alokuara, nuk ka bërë pagesë për trafikun urban deri në kohën kur ai u takua me përfaqësuesit e sindikatës.

“Plani kishte qenë që të bëhej betejë politike, edhe sot që i aknë pasur mjetet e alokuara, Komuna e Prishtinës nuk e ka bërë asnjë pagesë të vetme ndaj operatoëve. Në ora 12:20 është bërë pagesa e parë”, deklaroi Murati.

Murati tha se këtu janë dy probleme që kanë sjellë të kjo situatë.

“Pra Kryetari i Komunës për shkak të vendimeve elektorale, e ka fut komunën në obligime pa mbulesë dhe kësisoji tash ka vështirësi që ti paguaj këto fatura. Vendime electorale. Dëshmia më e mirë është që përveç trafikut urban, janë në vështirësi edhe ofruesit privat, gjë që nuk ka ndodhur më herët. Problemi i dytë është pastaj edhe mosvotimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Murati.

Bedri Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK

Një fotografi që përçon “pajtim” të Partisë Demokratike të Kosovës është ndarë nga kryetari i këtij subjekti, Bedri Hamza.

“Pajtuesi”, me ç’duket, ka qenë Ali Ahmeti, lideri shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK”.

“Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës”.

“Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Hamza.

Vrasja e 29 civilëve shqiptarë: Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Zhegër të Gjilanit, si komandant kishte urdhëruar fshehjen e gjurmëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj D.N. për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë mars-prillit 1999 në Zhegër të Gjilanit, shkruan Reporteri.net.

Sipas aktakuzës, ai, si komandant i nënstacionit, nuk ndërmori veprime për të parandaluar plaçkitjet, dëbimet dhe vrasjet e 29 civilëve shqiptarë.

Prokuroria thotë se ai ishte në dijeni për rrethimin e fshatit dhe sulmet ndaj civilëve, ndërsa akuzohet se ka urdhëruar tjetërsimin e vendit të ngjarjes për të fshehur gjurmët e krimeve.

D.N. dyshohet gjithashtu se nuk ka reaguar as pasi ishte njoftuar me shkrim nga të dëmtuarit.

Komunikata e plotë:

Aktakuzë për krime lufte ndaj D.N

Prishtinë, 24 Nëntor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj D.N., për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

I pandehuri D.N.akuzohet se, gjatë periudhës mars-prill të vitit 1999, në cilësinë e komandantit të nënstatcionit në Zhegër të Komunës së Gjilanit, nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjet e 29 e civilëve shqiptarë.

Sipas aktakuzës, D.N ishte në dijeni se më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërsa më 27 mars 1999 ishte sulmuar fshati Llashticë.

I pandehuri D.N., së bashku me komandantin e Statcionit të Policisë në Gjilan, kishin urdhëruar tjetërsimin e vendit të ngjarjes me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit.

D.N edhe pse ishte njoftuar përmes një letre nga të dëmtuarit nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar, ndaluar ose për ti paraqitur rastet për hetim, por ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjykata Supreme i del kundër Qeverisë edhe në këtë vendim

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm juridik, duke i njohur të drejtën në pensionin personal të veteranit të UÇK-së paditësit K. (I.) J., pavarësisht se ai kishte qenë i punësuar apo i vetë-punësuar jashtë vendit.

Me Aktgjykimin ARJ.nr.95/2025, instanca më e lartë gjyqësore ka aprovuar revizionin e paditësit dhe ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit, duke anuluar aktin administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferave.

Si nisi çështja?

Pensioni i veteranit të UÇK-së ishte ndërprerë më 28 qershor të 2021-ës. Ministria e Financave, përmes Departamentit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile, më 21 shkurt të 2022-ës refuzoi ankesën e tij, duke konstatuar se ai figuronte i punësuar ose i vetë-punësuar sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Durrës, Shqipëri.

Në bazë të nenit 16, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 04/L-261, i cili dikur ndalonte përfitimin e pensionit për veteranët e punësuar në sektorin publik ose privat, Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e vërtetuan vendimin e Ministrisë dhe e refuzuan kërkesëpadinë.

Suprema konstatoi se gjykatat e instancave të ulëta kishin aplikuar gabimisht të drejtën materiale, duke mos marrë parasysh ndryshim-plotësimet ligjore të bëra me Ligjin Nr. 05/L-141

Sipas nenit 16 A, paragrafi 5 të ligjit të ndryshuar, ndalesa për përfitimin e pensionit nuk vlen më për të gjithë veteranët që janë të punësuar, por vetëm për ata:

  • që financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës ose
  • që punojnë në institucione dhe ndërmarrje publike.

Gjykata Supreme theksoi se rrethana përcaktuese nuk është më vetë punësimi i paditësit, por fakti nëse ai paguhet apo jo nga buxheti i Kosovës. Si person i punësuar jashtë vendit, paditësi nuk financohej nga buxheti i republikës, ndaj, sipas interpretimit të ri ligjor, ai i plotëson kushtet për të gëzuar të drejtën e pensionit të veteranit të UÇK-së.

Në bazë të këtyre konstatimeve, Gjykata Supreme pranoi pretendimet e paditësit, rrëzoi vendimet e instancave të mëparshme dhe i njohu atij të drejtën në pensionin personal të veteranit, duke filluar nga data kur ai iu ndërpre, 28 qershor të 2021-ës.

Befasi në politikë: Ish-deputeti i AAK-së i bashkohet PDK-së

Shkumbin Demaliaj me inciativën e tij “Demokracia” i është bashkuar PDK’së.

Kështu ka njoftuar i pari i PDK’së, Bedri Hamza. Ai ka thënë se shkrirja e kësaj iniciative në PDK është hap i rëndësishëm në rrugëtimin për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.

“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”

“Shok, sigurisht kryhet nesër”, prokurorja tregon për kontaktet që kishin Murseli e Plava në WhatsApp

Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, seanca e së hënës vazhdoi me propozimin e provave për administrim nga prokurorja Javorka Perlinçeviq.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq ka propozuar që në shqyrtim gjyqësor të administrohen të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Provat që ajo përmendi ndër tjera janë: Raporti i bastisjes më 1 dhjetor 23 tek të dyshuarit Murseli, Plava e Kokalla. Po ashtu, vërtetimin për konfiskim të përkohshëm, raportin informues nga vendi i ngjarjes, raporti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ekspertiza balistike e armës, raporti i autopsisë, raporti preliminar për telefonat e të akuzuarve, raporti analitik përfundimtar për analizimin e video-incizimit, raporti informues për transaksionet bankare nga banka të ndryshme.

Gjithashtu, propozoi të administrohen dy CD për raportet nga kompania për thirrjet telefonike nga telefonat e të akuzuarve Plava dhe Kokalla, që kanë qenë të disponueshme pasi sipas saj, dihet që dy telefona të Naim Murselit dhe tani të ndjerës Liridona kanë humbur atë natë në mënyrë misterioze.

Sipas prokurores, në rrjetin social Whatsapp janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe Naim Murselit, dhe sipas provave të gjetura, ato kontakte kanë filluar të zhvillohen nga 23 nëntori 2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24, 27, 28 nëntor 2023 dhe në datën kur ndodhi vrajsa më 29 nëntor 2023.

Prokurorja theksoi se më 28 nëntor 2023, në orën 19:41, i pandehuri Murseli ka dërguar një mesazh tek Plava, ku shkruan “shok, sigurisht kryhet nesër…”.

Më tej, prokurorja tha se kishte vazhduar thirrja me telefon dhe se e fundit mes tyre ishte në Whatsapp më 29 nëntor 2023 në orën 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Tha se duke shikuar video-incizimet, kjo është koha kur Murseli në njërën anë me familje dhe në anën tjetër Plava në anën tjetër kanë qenë në të njëjtin restaurant.

Perlinçeviq theksoi se më pastaj, Plava kishte paguar llogarinë dhe ka dalë nga restoranti. Tha se kanë vërtetuar se ndihet edhe e shtëna, por nuk dëgjohet qartë dhe se për këtë kanë bërë ndarje dhe e kanë vetëm zhurmën e të shtënës që përputhet me atë që në vendin e ngjarjes gjatë vrasjes së tani të ndjerës është shkrepur një plumb dhe është gjetur gëzhoja.

Andaj, prokurorja i propozoi Gjykatës që të vazhdojnë me administrimin e këtyre provave.

Ndërkaq, përmendi se si Plava kishte hyrë në veturë dhe i kishte pritur Murselin dhe familjen e tij dhe kishte filluar t’i përcjellë deri në vendin e ngjarjes.

Për shkak të problemeve teknike, sesioni i paradites u ndërpre dhe pritet të vazhdojë nga ora 13:10.