div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-113 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vazhdojnë reshjet e borës në këtë vend

Bora mbuloi pjesën më të madhe të Kroacisë të shtunën, duke shkaktuar probleme serioze në trafik. Rrugë të shumta u mbyllën dhe një alarm i kuq për motin  u lëshua për zonën e Rijekës për shkak të erërave të stuhishme dhe me forcë uragani.

Agjencia Kroate e Mbrojtjes Civile ka lëshuar udhëzime për sjelljen në kushte dëbore dhe akulli, duke u kërkuar qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

Mbrojtja Civile e Republikës së Kroacisë ka lëshuar udhëzime të hollësishme për qytetarët për shkak të rrezikut në rritje të borës, akullit dhe akullit. Qytetarëve u kërkohet të jenë të kujdesshëm në hapësirat e mbyllura dhe jashtë.

Borë po bie ende me dendësi në disa zona, dhe autostradat janë mbuluar me një shtresë të bardhë.

Sipas HAK, aktualisht po bie borë në vende të caktuara në Lika, Gorski Kotar, Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore, Sllavoni dhe Zagora Dalmate.

Video/ Momenti kur shpërthen në flakë makina pas aksidentit

Ky është momenti kur shpërthen në flakë automjeti që u aksidentua me një tjetër mjet pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Mjeti “Ford” godet nga pas një mjet tip “BMW”. Si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i mjetit, së bashku me pasagjerët kanë arritur të dalin menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta.

 

Arbnor Spahiu flet pas lirimit nga burgu i Serbisë

Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor të këtij viti, është liruar të enjten në mesditë nga burgu i Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spahiu përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka deklaruar se ndaj tij ishte zhvilluar një proces i padrejtë dhe politik.

“Dje në mesditë jam liruar nga burgu i Serbisë, ku kam qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, të cilat kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë. Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë, tha ai.

Spahiu ka veçuar me mirënjohje edhe mbështetjen financiare nga bashkëqytetarët, të cilën e ka cilësuar si shumë të vlefshme në këtë periudhë.

Një falënderim të posaçëm ia ka dedikuar avokatit të tij, Gvozden Grgur, për angazhimin dhe profesionalizmin.

“Avokati im kryesor ka qenë profesional, i palodhshëm dhe i përkushtuar në luftimin për drejtësi dhe mbrojtjen time në çdo hap,” ka shkruar Spahiu, duke falënderuar edhe përkthyesin që ka qenë mbështetje e rëndësishme në proces.

Në fund, Spahiu është shprehur i prekur nga reagimi i qytetarëve pas lirimit të tij.

“Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë,” ka përfunduar ai, duke uruar: “Zoti ju bekoftë të gjithëve.”

Haliti: Ftoj qytetarët për mobilizim, t’i japim fund keqqeverisjes

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka bërë një thirrje publike për mobilizim të strukturave dhe mbështetësve të kësaj partie duke theksuar se ky subjekt mbetet “forca e madhe e vlerave kombëtare dhe shtetformuese”.

Ai ka thënë se duhet t’i ipet fund keqqeverisjes dhe qytetarëve t’iu kthehet shpresa, shkruan Reporteri.net.

“T’i japim fund keqqeverisjes. Ta kthejmë shtetin në binar. Qytetarëve t’ua rikthejmë shpresën”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

PDK mbetet forca e madhe e vlerave kombëtare dhe shtetformuese.

Ftoj qytetarët dhe çdo aktivist të PDK-së për mobilizim. Koha është tani.

T’i japim fund keqqeverisjes. Ta kthejmë shtetin në binar. Qytetarëve t’ua rikthejmë shpresën.

 

U zu me 120 kilogramë drogë në autobus, gjykata merr vendim për të arrestuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj B.K. që më 21 nëntor me autobus u kap teksa transportonte 120 kilogramë marihuanë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Ai dyshohet për veprën penale të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.K., më datën 21.11.2025, me autobusin me targa …, ka transportuar substancë narkotike nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me qëllim që substanca narkotike të dërgohet në vendet ndryshme evropiane. I pandehuri është  ndaluar me autobusin të cilin po e drejtonte, në të cilin autobus, nën karrige kishte bunkerë të modifikuar ku janë gjetur qese najloni të cilat ishin të mbushura me substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë dhe me peshë të përgjithshme rreth 120kg”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Paralajmërim për vërshime, rrezikohen këto rajone në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar një Njoftim Hidrometeorologjik, duke paralajmëruar rrezik të mundshëm për vërshime në ditët në vijim.

Niveli i alarmit është caktuar si “i verdhë”, transmeton Zeri.info.

Njoftimi, i lëshuar sot më 22 Nëntor 2025, sinjalizon se situata e paqëndrueshme hidrometeorologjike do të vazhdojë, duke sjellë reshje shiu dhe bore nga sot prej orës 18:00.

“Duke pasur parasysh, situatën e përgjithshme të paqëndrueshme hidrometeorologjike gjatë këtyre ditëve, e cila do të përcillet me reshje, duke shkaktuar rrjedha vërshime në disa zona të vendit. Aktualisht lumenjtë në tërë vendin janë në rënie të ngadaltë, por reshjet e shiut të cilat parashikohet të bien gjatë orëve në vazhdim, sidomos në pjesën lindore (Pellgun e Moravës së Binçës), do të ndikojnë në ngritjen e niveleve sidomos atyre malorë dhe rrjedhshmërisë edhe lumit Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime. Situata e tillë do të dominojnë edhe në pjesë tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore, (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit”.

“Moti është potencialisht i rrezikshëm. Fenomenet e motit që janë parashikuar nuk janë të pazakonta, por kërkohet kujdes nëse keni ndërmend të praktikoni aktivitetet e ekspozuara ndaj rreziqeve meteorologjike. Qëndroni të informuar rreth kushteve të pritshme meteorologjike dhe merrni masa për parandalimin e rreziqeve të shmangshme”, thuhet në njoftim.

IHMK sqaron se “moti është potencialisht i rrezikshëm”. Edhe pse fenomenet nuk janë të pazakonta, kërkohet kujdes dhe ndërmarrje e masave parandaluese.

Instituti apelon tek qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin këshillat e mëposhtme:

Informohuni: Qëndroni të informuar rreth kushteve të pritshme meteorologjike.

Kujdesi: Shmangni apo praktikoni me kujdes aktivitetet që ju ekspozojnë ndaj rreziqeve meteorologjike.

Parandalimi: Merrni masat e nevojshme për të minimizuar rreziqet e mundshme të vërshimeve. /Zëri

Bora mbulon këtë vend

Reshjet e borës përfshiu pjesën më të madhe të Kroacisë gjatë natës, duke krijuar kushte të vështira udhëtimi dhe duke nxitur paralajmërime nga meteorologët dhe autoritetet rrugore.

Bora që mbuloi pjesë të Kroacisë sot ka krijuar gjithashtu probleme të mëdha, raporton Index.hr.

Autostrada A1 është e mbyllur për të gjithë trafikun midis kryqëzimeve të Sveti Rok dhe Posedarje.

Përveç rrugëve që janë mbyllur, edhe një alarm i kuq për motin është lëshuar për rajonin e Rijekës.

Otocac
Otocac

 

 

Dafina Zeqiri: Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende të ekzistojë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena dhe Alba Pollozhani, teksa intimidojnë dhe bullizojnë banoren më të re të shtëpisë, Elijona Binakajn.

Pamjet, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta nga publiku, kanë vënë në qendër të diskutimit mënyrën si trajtohen pjesëmarrësit brenda formatit, sidomos rastet ku sjelljet agresive shihen si pjesë e “argëtimit”.

Dafina, e cila shpesh ka shprehur qëndrime të forta kundër dhunës dhe bullizimit, këtë herë u shpreh tejet e indinjuar. Në një koment të lënë në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmije, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?”

Reagimi i saj mori dhjetëra pëlqime dhe u shpërnda gjerësisht nga ndjekësit. Këngëtarja nuk u ndal me kaq. E pyetur nga një fans se pse institucionet nuk veprojnë, ajo shtoi edhe një koment tjetër kritik ndaj autoriteteve: “Po më duket kot flasim kur kryesorët e shtetit nuk marrin masa. Besoj që i shohin reagimet e të gjithëve po?”.

Reagimi i Dafinës ka hapur edhe një herë debatin për rolin e televizioneve në normalizimin e sjelljeve agresive, si dhe për përgjegjësinë që mbajnë platformat mediale dhe institucionet shtetërore në mbrojtjen e të rinjve dhe standardeve etike.

Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me kritikat e fundit.